Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Janar 2019

Sipas të dhënave zyrtrare të INSTAT, në muajin Janar 2019, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 2,4 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,4 %;
  • “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,9 %;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,5 % secili.

Ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 2,3 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,5 %;
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,2 %;
  • “Veshje dhe këpucë” me 0,2 %;
  • “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %;

Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,7 %, pasuar nga grupet

  • “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 %;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2 %.

 

Për më shumë klikoni raportin e plotë.

 

Read more

Tregtia e Jashtme, Janar 2019

Në Janar 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 7,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe rritur me 0,9 %, në krahasim me Dhjetor  2018. Importet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u ulur me 6,3 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 30,0 %, në krahasim me Dhjetor  2018. Deficiti tregtar i këtij muaji është 20mld lekë, duke u ulur me 5,2%, krahasuar me Janar 2018 dhe me 47,5%, në krahasim me Dhjetor 2018.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

  • Uljavjetore e eksporteve prej  7,3%, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:
  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,6 pikë përqindje,
  • “Tekstile dhe këpucë” me -1,4 pikë përqindje,
  • “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”me -1,1 pikë përqindje“.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me+0,8 pikë përqindje.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere.

Në muajin Janar 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2017 janë:

  • Turqia (175,3%),
  • Austria (104,4 %)
  • Mbretëria e Bashkuar (34,1%).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë:

  • Italia (-2,4%),
  • Spanja (-22,2%),
  • Kosova (-19,7%).

Për më shumë klikoni raportin e plotë.

 

Read more

Panairi “Simac Tanning Tech”, 20-22 shkurt 2019, Milano

Në datat 20 deri më 22 shkurt 2019, do të zhvillohet në Milano, pranë Fiera Rho, panairi Simac Tanning Tech, dedikuar makinerive, aksesorëve dhe ofertave teknologjike më të avancuara për industrinë e këpucëve, lëkurës dhe regjies së saj. Ky panair zhvillohet nga  ASSOMAC, Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Teknologjisë së këpucëve, lëkurës dhe regjies së saj.

Simac Tanning Tech është panairi më i madh në nivel botëror për këto sektorë prodhimi dhe mirëpret në rreth 19.000 metra katrorë, më shumë se 300 ekspozues duke përfshirë kompanitë më të rëndësishme në rang ndërkombëtar.

Si traditë, Simac Tanning Tech zhvillohet në të njëjtën kohë me edicionin pranveror të Lineapelle, panairi dedikuar lëkurës më i rëndësishëm në botë dhe i gjithë sektorit të furnizimit të materialeve, artikujve dhe aksesorëve për modën dhe artikujve luksozë, ku do të jenë të ekspozuara tendencat stilistike për Sezonin Pranverë/Verë 2020. Së bashku, të dy ngjarjet përfaqësojnë vitrinën më të rëndësishme në botë duke u dhënë mundësinë prodhuesve të këpucëve dhe të artikujve të lëkurës të informohen mbi zgjidhjet më të avancuara nga pikëpamja teknologjike dhe stilistike, për të gjitha nevojat e tyre.

Për më shumë informacion, ju lutemi të konsultoni faqen web: http://www.simactanningtech.it.

Lista e kompanive ekspozuese: http://www.simactanningtech.it/fairs/it/exhibitors-list-2019

Pjesëmarrja si vizitues: nëpërmjet regjistrimit on line https://ticket.assomac.it/index.php?lang=it (i disponueshëm edhe në gjuhën angleze) është i mundur shkarkimi i biletës pa pagesë.

 

Read more

Mbledhje e Bordit Drejtues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë

Më datë 7 shkurt 2019, në ambientet e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, u zhvillua mbledhja e dytë e bordit drejtues për vitin 2019.

Gjatë mbledhjes u diskutua:

  • Diskutime mbi buxhetin për vitin 2019;
  • Diskutime mbi matricën e problematikave dhe aktiviteteve për vitin 2019;
  • Prezantimi i komiteteve dhe funksioneve të komiteteve.

Në lidhje me diskutimet mbi matricën e problematikave dhe aktiviteteve për vitin 2019, bordi shqyrtoi të gjithë problematikat që janë parashtruar në këtë matricë duke i renditur sipas rëndësisë dhe prioriteteve që ka secila çështje për anëtarët e shoqatës.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, si një domosdoshmëri ka parashikuar në Statut të tij krijimin e Komiteteve për të trajtuar çështje të rëndësishme, të cilat mund të shfaqen herë pas here si penguese, problematike apo dhe nxitëse në aktivitetin e përditshëm dhe tërësor të sipërmarrjes prodhuese. Në Statut është projektuar ngritja e disa komiteteve dhe me vendim të Bordit Drejtues, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë do të përbëhet nga 4 (katër) komitete politikash:

  • Komiteti i Përputhshmërisë statutore dhe Etikës;
  • Komiteti i Legjislacionit, Taksave dhe Proçedurave;
  • Komiteti i Konkurrueshmërisë, Tregtia, Promovimi;
  • Komiteti i Integrimit Rajonal dhe BE-së.

Objektivi

Këto komitete do të synojnë të trajtojnë dhe marrrin në analizë çështje apo problematika, si rezultat i të cilave të mund të përgatiten propozime/qëndrime konkrete për të përballuar dhe zgjidhur problematikat e shfaqura, të cilat do të shkojnë për t’u miratuar në Bordin Drejtues të shoqatës.

Më pas, çështjet e trajtuara në formën e propozimeve apo qëndrimeve në interes të anëtarësisë së shoqatës, por dhe të sipërmarrjes prodhuese, adresohen në formë institucionale pranë institucioneve publike të linjës. Drejtuesit e shoqatës do të ndjekin në vazhdimësi trajtimin e çështjes/problematikës nga ana e institucioneve publike, deri në zgjidhje apo marrjen e një qëndrimi të qartë institucional nga këta të fundit. 

  • Komiteti i Përputhshmërisë Statutore dhe Etikës

Ky komitet do të merret me verifikimin e veprimtarisë organizative të shoqatës në përputhje me statutin, mbi zbatueshmërinë me rigorozitet të vendimeve të marra nga anëtarët e bordit dhe asamblesë. Mbi kontributin dhe angazhimin e çdo personi që përfshihet në strukturën organizative të shoqatës dhe të çdo anëtari, si dhe plotësimin e etikës profesionale, komunikative, etj.

  • Komiteti i Legjislacionit, Taksave dhe Proçedurave

Ky komitet do të merret me shqyrtimin e legjislacionit shqiptar dhe përputhueshmërinë me direktivat dhe legjislacionin e BE-së. Me taksat, akcizat dhe tarifat vendore si dhe proçedurat që autoritetet publike ndërmarrin ndaj prodhuesve.

  • Komiteti i Konkurrueshmërisë, Tregtia, Promovimi

Ky komitet do të merret me politikat lehtësuese që ndërmerr qeveria ndaj konkurrueshmërisë, tregtisë brenda dhe jashtë vendit si dhe promovimi i produkteve “Made in Albania”.

  • Komiteti i Integrimit Rajonal dhe BE-së

– Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qëndrore (CEFTA), zbatimi i axhendës nga qeveria për të kontribuar më tej në rritjen ekonomike, zbatimin e politikave në fushat kyçe që lidhen me tregtinë dhe investimet.

– MAP REA WB6 (Zona ekonomike rajonale e ballkanit perëndimor);

– Marrëveshje bilaterale të tregtisë së lirë me vendet e Evropës dhe Turqinë si dhe vendet e tjera që shihen me interes për prodhuesit vendas për shkëmbime tregtare.

– Përfshirja e prodhuesve vendas në procesin e negociatave me BE, përfshirja e komunitetit të biznesit në dialogun e negociatave, si dhe krijimin e tryezave permanente me biznesin.

Organizimi dhe funksionimi i komiteteve

Komitetet të kenë në përbërje të tyre:

  • Kryetar
  • Sekretari i Përgjithshëm
  • Të paktën 3 (tre) anëtarë bordi dhe 3 (tre) anëtarë asambleje

Komitetet mund të mblidhen periodikisht të paktën një herë në muaj, por në varësi të çështjeve për t’u trajtuar koha e takimeve mund të ndryshojë në mbështetje dhe funksion të trajtimit me prioritet të çështjeve.

 

[slider style=”flat” category=”Bordi 2″ orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Janar 2019

Sipas të dhënave zyrtrare të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin janar 2019 është 1,9%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2019, krahasuar me dhjetor 2018, është 1,6%

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,62 %;
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,06 %
  • “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,04 %;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,17 %, etj

Çmimet e grupit “Transporti”kanë kontribuar me -0,01pikë përqindje

Krahasuar me muajin Janar 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehetnë grupin“Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,3%, pasuar nga grupet:

  • “Argëtim dhe kulturë” dhe“Pije alkoolike dhe duhan” me 1,8% secila;
  • “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1 %;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,8 %;

Për më shumë klikoni materialin.

Read more