Edicioni i dytë i panairit “Textile & Leather Expo 2019”, 1-2 Nëntor 2019

Më datat 1-2 nëntor 2019, do të zhvillohet edicioni i dytë i panairit “Textile & Leather Expo 2019”, i cili organizohet në Expocity Albania.

Panairi i Tekstileve dhe Lëkurës përfaqëson një pikë-takimi për prodhuesit më të mëdhenj e të rëndësishëm vendas e të huaj dhe fokusohet në një nga sfidat më të mëdha për të ardhmen e sektorit, stimulimin dhe zhvillimin e dialogut mes kompanive. Qëllimi kryesor i këtij organizimi është fokusimi në potencialin e lartë të sektorit të tekstileve dhe lëkurës në tregun shqiptar por dhe më tej, si dhe inkurajimi i bashkëpunimit në tregun ndërkombëtar. Inkurajimi i partneriteteve të reja hap rrugën për zhvillimin e metejshëm të industrisë duke marrë parasysh që sektori i tekstileve dhe lekurës, janë sektorë shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe mirëqënien e vendit dhe ekonomisë.

Ftohen të gjithë kompanitë e interesuar, të marrin pjesë në këtë panair për të krijuar një mundësi për partneritete dhe bashkëpunime të reja me kompanitë dhe aktorët më të rëndësishëm në fushën e tekstileve dhe lekurës.

Read more

Miratohet Ligji nr. 55/2019 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar

Pas një periudhe kohore 6 mujore, në të cilën u përfshinë tryeza teknike, analiza, takime, lobime të kryera nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare në kuadër të kërkesës dhe propozimeve për ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për Taksat Kombëtare”, të ndryshuar, dhe më konkretisht për taksën e lëndëve të para në formë primare, të importuara në krerët 3901 deri në 3914, të NKM-së dhe që përdoret për prodhimin në vend të produkteve të plastikës, me kënaqësi njoftojmë miratimin e Ligjit nr. 55/2019 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.

Një falënderim të veçantë për kontributin e dhënë në këtë ligj, si dhe për takimet e vazhdueshme me anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe marrjes në konsideratë të shqetësimeve të tyre, shkon për Ministren e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj dhe Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi.

Falënderime të veçanta shkojnë për deputetin z. Ilir Beqja që ishte propozuesi dhe relatori i p.ligjit në Parlament, si dhe një falënderim për deputetin z. Edvin Bushati për mbështetjen e dhënë ndaj sektorit të prekur nga ky ligj.

LIGJI

Read more

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2019

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2019 është 1,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2019, krahasuar me Maj 2019, është – 0,3 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit:

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,01 pikë përqindje, pasuar nga grupi:

  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,16 pikë përqindje;
  • Grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili;
  • Grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,04 pikë përqindje.

Mbi ndryshimet vjetore dhe mujore të grupeve kryesore shihni dokumentin këtu.

Read more

Tregtia e jashtme 2014-2018

Gjatë periudhës 5-vjeçare (2014-2018) vihet re një tendencë rritje e eksporteve dhe importeve.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, për vitin 2018 eksportet e mallrave jane rritur me 13,7 %, duke shkuar në 310 miliardë lekë, krahasuar me vitin 2017, ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 641 miliard lekë, duke u rritur 2,4 %, krahasuar me vitin 2017.

Eksportet në vendet e BE-së u rritën me 12,5 %, krahasuar me vitin 2017. Pesha e eksporteve në vendet e BE-së është 76 % të totalit të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 237 miliard lekë.

Importet nga këto vende u rritën me 1,3 %, krahasuar me vitin 2017. Pesha e importeve nga vendet e BE-së është 61 % të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 391 miliard lekë.

Në vitin 2018, eksportet në vlerë kanë shënuar rritje të konsiderueshme drejt Italisë, Kosovës dhe Spanjës,ndërsa Greqia, Kina dhe Turqia kanë patur rritje të importeve.

Për më shumë shihni dokumentin këtu.

Read more