Takim pune me Zv. Kryeministren dhe Ministren e Mjedisit dhe Turizmit

Nje takim mjaft konkret dhe dinamik nen kujdesin e vecante te zv/Kryeministres znj. Belinda Balluku, me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro.

Takimi u perqendrua kryesisht ne çeshtjet mjedisore problematikat qe hasin sipermarresit vendas dhe vecanerisht industrite perpunuese.

📌Perfaqesuesit e Bashkimit Prodhuesve Shqiptare paraqiten per diskutim çeshtje qe kane te bejne me permiresimit te legjislacionit per menaxhimin e integruar te mbetjeve, si dhe propozime per lehtesimin e proçedurave (derregullimi). Gjithashtu gjate takimit u trajtuan çeshtjet ne lidhje me projektligjin per “Pergjegjesine e zgjeruar te prodhuesit”, propozime per thjeshtimin e proçedurave inspektuese e shume te tjera.

✅Nga ana e pales qeveritare pati nje mirekuptim te plote dhe nje angazhim maksimal per zgjidhjen e disa prej problemeve te paraqitura gjate takimit. Zv.Kryeministrja Balluku vuri nje theks te vecante edhe ne dy ceshtje te rendesishme: a) fillimin e nje analize krahasuese te kostove te prodhimit te cilat ndikojne ne konkurueshmerine e produkteve vendore.

b) trajtimin e ceshtjes se punesimit dhe aftesimit te cilat tashme jane nje nga problemet e mprehta qe prek sipermarrjen.

Read more

Përmirësimi i Cilësisë së Shërbimeve Publike të Digjitalizuara ndaj Biznesit

📌Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ishte pjesë e tryezës së Këshillit të Investimeve, me përfaqësi të Sekretarit të Përgjithshëm z. Arben Shkodra të cilët u mblodhen me qëllim për të diskutuar mbi cilësinë e shërbimeve publike të digjitalizuara me fokus sektorin privat, duke nënvizuar progresin e bërë deri më sot dhe sfidat me të cilat përballen aktorët publikë dhe privatë lidhur me ofrimin e këtyre shërbimeve.

Read more