Tryeza e Industrisë Ushqimore me Zv. Kryeministren dhe Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

✅Një takim mjaft konkret dhe dinamik nën kujdesin e vecantë të zv/Kryeministres znj. Belinda Balluku, me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Anila Denaj.

Takimi u përqendrua kryesisht në tema të tilla si zhvillimi në fushën e bujqësisë dhe atë rural, zhvillimi në fushën e sigurisë ushqimore, agropërpunimi, përpunimi ushqimor, financimet nga qeveria shqiptare dhe IPARD 3, problemet me Autoritetin e Kontrollit Ushqimor.

📎Përfaqësuesit e Bashkimit Prodhuesve Shqiptare paraqiten për diskutim çështje që kanë të bëjnë me:

 Propozime për lehtësimin e proçedurave (derregullimi),

 legjislacionin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural,

 procedurat e AKU-së,

 financimin dhe aksesin në financë,

 promovimin e produkteve “Made in Albania”

 politikën fiskale me qëllim aplikimin e një taksimi të drejtë,

 problematikat me inputet bujqësore, vecanërisht me produktet kimike dhe përdorimi i tyre pa kriter duke sjellë problematika në agropërpunim.

📌 Nga ana e palës qeveritare pati një mirëkuptim të plotë dhe një angazhim maksimal duke ofruar sugjerime per zgjidhjen e disa prej problemeve të paraqitura gjatë takimit me të cilat sektori agroushqimor po përballet.

#bashkimiprodhuesveshqiptare

Read more

NATIONAL CONFERENCE – ESG CATALYS

✅Ne kuader te Konferences Nacionale te ESG Catalyst, nen kujdesin e vecante te nje prej anetareve te shoqates TITAN Cement, organizuan konferencen me teme “Driving change for a resilient European Future”.

📌Konferenca u moderua nga sekretari i pergjithshem i shoqates Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare z. Arben Shkodra, ku gjithashtu te ftuar ishin perfaqesues te bizneseve si z. Alexandros Ifantis perfaqesues i Titan Cement Company, znj. Rigela Gegprifti perfaqesuese e Statkraft Albania, znj. Fatjona Cinaj perfaqesuese e Ministrise se Mjedisit dhe Turizmit dhe z. Luca Busi presidenti i Coca-Cola Bottling Shqiperia.

📎Pjesemarrja e tyre sherbeu si nje vlere e shtuar per te informuar te ftuarit lidhur me fuqizimin e bizneseve per te zhvilluar praktika te reja qe ndihmojne ne arritjen e objektivave te zhvillimit te qendrueshmen per vitet ne vazhdim duke trajtuar modelet e bizneseve pa karbon, per ekonomine qarkulluese.

#bashkimiiprodhuesveshqiptare#NationalConference#esgcatalyst

Read more

Mbledhja e Bordit Drejtues

📎Ne daten 7 dhjetor 2023, u zhvillua mbledhja e radhes e Bordit Drejtues te Bashkimit Prodhuesve Shqiptare.

✅Temat kryesore te takimit ishin:

-Prezantimi i aktivitetit te shoqates gjate vitit 2023

-Informimi dhe diskutimevne lidhje me riaktivizimin e Keshillit Ekonomik Kombetar

-Informimi dhe diskutime ne lidhje me Reformen e Derregullimit dhe Reformen e Inspektimeve.

-Diskutime ne lidhje me projektligjin “Per zbatimin e pergjegjesive te zgjeruara te prodhuesit”

-Matrica e ceshtjeve per vitin 2024

-Te ndryshme

📌Ne takim pati shume diskutime, debate, sugjerime dhe propozime. Ne perfundim u moren vendime konkrete, u percaktuan detyrat per periudhen e ardheshme dhe afatet per realizimin e tyre.

#bordidrejtues#bashkimiiprodhuesveshqiptare

Read more