📌Në datën 13 mars, Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë organizoi një takim të rëndësishëm, ku pjesëmarrja u përfaqësua nga 3 komitetet: komiteti i industrisë, tregtisë dhe inovacionit, komiteti i legjislacionit, taksave dhe procedurave, si dhe komiteti i integrimit rajonal dhe në BE. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte gjetja e zgjidhjeve të shpejta dhe efikase për sfidat që po hasin anëtarët e organizatës.

📎Disa nga temat kryesore të diskutuara ishin:

1. Progresi në zgjidhjen e çështjeve aktuale, përfshirë:

• Heqjen e akcizës së gazit të lëngshëm

• Lejimin e importit të lëndëve djegëse alternative për fabrikat e prodhimit të çimentos

• Shtyrjen e aplikimit të taksës së karbonit për fabrikat e prodhimit të çimentos

• Vlerësimin e shpenzimeve të përfaqësimit si shpenzime të njohura

• Lejimin e prodhimit të qeseve plastike për eksport

2. Identifikimi dhe diskutimi i çështjeve të reja dhe problematikave që u paraqitën nga pjesëmarrësit.

3. Diskutime lidhur me projektligjin e ri të dhomave.

4. Analiza dhe diskutime për projektligjin e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit.

5. Te ndryshme.

✅Në përfundim të takimit, anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptare arritën të shpalosin dhe të diskutonin çështjet që ndikojnë në bizneset e tyre. Ata gjithashtu propozuan ide për të gjetur zgjidhje efektive për problemet në sektorin e tyre.

#bashkimiiprodhuesveshqiptare

#mbledhjaekomiteteve