Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë në Këshillin Kombëtar të Punës 2024

📝Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Punës për vitin 2024, me Ministrin e Ekonimisë, Kulturës dhe Inovacionit z. Blendi Gonxhja, Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë aktivisht në diskutimet për çështje të rëndësishme që prekin tregun e punës, mbështetjen për të rinjtë dhe sfidat për sigurimet shoqërore.

1. Marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore me Italinë: U prezantuan detaje mbi përfitimet që kjo marrëveshje do të sjellë për qytetarët shqiptarë që punojnë në Itali, si dhe për ata italianë që punojnë në Shqipëri.

2️. Skema e Garancisë Rinore: U diskutua pilotimi i kësaj skeme, e cila do të zbatohet deri në vitin 2027, me synimin për të rritur punësimin e të rinjve dhe për t’i integruar ata në tregun e punës me mundësi konkrete zhvillimi profesional.

3. Reforma e Sigurimeve Shoqërore: Diskutimet për përmirësimin e skemave të pensioneve ishin thelbësore për të garantuar një të ardhme më të sigurt për qytetarët shqiptarë.

4️. Dokumenti Politik për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë: U diskutua strategjia 2024-2030, që synon të rrisë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës për të gjithë punëmarrësit.

⚒Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë mbetet i angazhuar për të mbështetur këto iniciativat, të cilat janë të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e mundësive për të rinjtë dhe mbrojtjen sociale për të gjithë qytetarët!

#KëshilliKombëtar #BashkimiProdhuesveShqiptarë #TreguIpunës #SigurimetShoqërore #GaranciaRinore #SiguriaNëPunë

Read more

Takim i Rëndësishëm për Konsultimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024- 2027

📌 Në datën 4 Tetor, Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në një takim të rëndësishëm me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj. Ku u diskutua në vijim të procesit të konsultimit të draft – Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave për vitin 2024-2027.

Ky dialog është i rëndësishëm për Ministrinë e Financave dhe për ne, pasi ka si qëllim kryesor forcimin e politikave për miradministrimin tatimor dhe doganor, si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj biznesit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe pozicionimin tonë në tregjet ndërkombëtare.

📕 Drafti i Strategjisë është një dokument i rëndësishëm, i konsultuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian, dhe një parakusht për zhvillimin e Shqipërisë në kuadër të instrumentit të zhvillimit të Ballkanit Perëndimor (Growth Plan).

📎 Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë angazhohet të kontribuojë në zhvillimin e politikave që do të ndihmojnë rritjen e ekonomisë sonë dhe do të sigurojnë një ambient të favorshëm për bizneset shqiptare.

Read more