info@prodhuesit.org

Në konsultim publik projektligji i ri “Për investimet”

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit organizon një takim konsultues për diskutimin e projektligjit të ri “Për investimet”, nën drejtimin e Ministres Delina Ibrahimaj.

Konsultimi synon të mbledhë mendimet dhe propozimet e komunitetit të biznesit për përmirësimin e kuadrit ligjor, klimës së investimeve dhe kushteve për zhvillimin e veprimtarisë investuese në Shqipëri.

Mbyllja e Konsultimeve Publike: 18.11.2026

Data: 17 nëntor 2026
Ora: 15:00
Vendi: Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Tiranë

Njihuni me projektligjin dhe kontribuoni me sugjerimet tuaja në procesin e konsultimit publik.

Read more

Prodhimet shqiptare tërheqin interes në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

Prodhimet shqiptare tërhoqën interesin e vizitorëve në stendën e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës.

Qytetarët panë nga afër produktet që sollën disa kompani anëtare dhe mësuan më shumë për veprimtarinë dhe prodhimet e anëtarëve të tjerë.

Shoqata solli këndvështrimin e prodhuesve edhe në diskutimet për konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.

Në tryezat e organizuara, vëmendja ishte te ndikimi i mundshëm i paketës fiskale te bizneset dhe nevoja për dialog me prodhuesit përpara vendimeve që i prekin.

Read more

Konkurrueshmëria e ekonomisë shqiptare, sfidat dhe rreziqet

Shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” organizoi, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, një tryezë diskutimi me përfaqësues të biznesit, shoqatave dhe ekspertë të ekonomisë, për të analizuar sfidat që ndikojnë në konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe perspektivën e zhvillimit të saj.

Në qendër të diskutimeve ishte paketa e re fiskale dhe ndikimi i saj i mundshëm në kostot e prodhimit, çmimet, aktivitetin e sipërmarrjeve dhe pozicionin konkurrues të Shqipërisë në rajon.

Pjesëmarrësit shprehën shqetësime për barrën fiskale, mungesën e transparencës dhe dialogun e pamjaftueshëm ndërmjet qeverisë dhe biznesit. U theksua nevoja për politika fiskale të mirëstudiuara, të parashikueshme dhe të drejta, si dhe për përfshirjen e sipërmarrjes në proceset vendimmarrëse.

Forcimi i konkurrueshmërisë kërkon një dialog të strukturuar dhe politika ekonomike që mbështesin prodhimin vendas, investimet dhe zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit.

Read more

Mbledhje e jashtëzakonshme Asambleje për paketën fiskale

Paketa fiskale 2027 në qendër të mbledhjes së jashtëzakonshme të Asamblesë së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë

Prodhuesit shprehën kundërshtimin ndaj paketës së re fiskale, të cilën e cilësuan të pakonsultuar, dhe ngritën shqetësime për ndikimin e saj mbi likuiditetin, investimet dhe konkurrueshmërinë e industrisë vendase.

Në diskutime u theksua se rritja e tatimit mbi dividendin në 15% kufizon fondet e aksionarëve për investime, ndërsa ulja e pragut të regjistrimit në TVSH nuk i jep zgjidhje informalitetit. Përfaqësuesit e industrisë së duhanit paralajmëruan se rritja e akcizës rrezikon qëndrueshmërinë e sektorit.

Sipërmarrësit evidentuan gjithashtu kostot e larta të prodhimit dhe energjisë elektrike, barrën e akcizave, zhvlerësimin e euros dhe mungesën e stafit të kualifikuar.

Prodhuesit kërkuan TVSH 6% edhe për lëndët e para të produkteve të shportës, zbatim me faza të ndryshimeve fiskale dhe kohë të mjaftueshme për përshtatje. Konsultimi dhe dialogu me sipërmarrjen duhet t’i paraprijnë çdo vendimmarrjeje me karakter ekonomik.

Read more