Blog

Tryeza teknike sektoriale mbi bujqësinë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në tryezën teknike sektoriale për Bujqësinë. Gjatë tryezës sektoriale, u ngritën problematikat kryesore që prekin sipërmarrjen në këtë fushë, investimet e parashikuara nga qeveria si dhe u diskutuan sugjerimet e grupeve të interesit mbi çështjet përkatëse

Problematikat dhe çështjet që Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka dërguar pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për tu diskutuar në këtë tryezë me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, janë:

  • Mos zbatimi i vazhdueshëm i procesit të konsultimit paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore, në shkelje flagrante të ligjit (për Ministrinë dhe agjencitë e varësisë);
  • Mbi detyrimet e prapambetura për disa qindra fermerë e subjekte të agrobiznesit, që rezultojnë nga një grant i dhënë në mbështetje të fermerëve Shqiptarë nga qeveria e Japonisë në vitet 1999-2005;
  • Mbi nevojën e reformimit të sektorit të bujqësisë dhe adoptimit të teknologjisë së informacionit për përshpejtimin reformave, uljen e informalitetit dhe garantimin e transparencës në këtë sektor;
  • Për problemet që paraqet modeli aktual i funksionimit të bashkëpunimit bujqësor në zbatim të ligjit për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor;
  • Mbi problemet që hasin subjektet në lidhje me procedurat e etiketimit të produkteve ushqimore dhe informimin e konsumatorit;
  • Për tarifat të analizave laboratorike të kërkuara në procesin e inspektimit;
  • Për formalizimin dhe rregullimin ligjor të tregtimit të tepricës së produkteve të prodhuara individualisht nga fermerët apo familjet fermere duke e konsideruar këtë si mbështetje të Bujqësisë Sociale;
  • Mbi taksat doganore për lëndët e para;
  • Eksportet në BE;
  • Direktivat e BE;
  • TVSH e produkteve ushqimore;
  • Ligji mbi inspektimet;
  • Gjobat nga AKU

[slider style=”flat” category=”Tryeza teknike sektoriale mbi bujqësinë” orderby=”date” order=”ASC”]