info@prodhuesit.org

Konsultimi publik dhe Trzeyat

Mbledhja e Bordit Drejtues

📎Ne daten 7 dhjetor 2023, u zhvillua mbledhja e radhes e Bordit Drejtues te Bashkimit Prodhuesve Shqiptare.

✅Temat kryesore te takimit ishin:

-Prezantimi i aktivitetit te shoqates gjate vitit 2023

-Informimi dhe diskutimevne lidhje me riaktivizimin e Keshillit Ekonomik Kombetar

-Informimi dhe diskutime ne lidhje me Reformen e Derregullimit dhe Reformen e Inspektimeve.

-Diskutime ne lidhje me projektligjin “Per zbatimin e pergjegjesive te zgjeruara te prodhuesit”

-Matrica e ceshtjeve per vitin 2024

-Te ndryshme

📌Ne takim pati shume diskutime, debate, sugjerime dhe propozime. Ne perfundim u moren vendime konkrete, u percaktuan detyrat per periudhen e ardheshme dhe afatet per realizimin e tyre.

#bordidrejtues#bashkimiiprodhuesveshqiptare

Read more

Takim pune me Zv. Kryeministren dhe Ministren e Mjedisit dhe Turizmit

Nje takim mjaft konkret dhe dinamik nen kujdesin e vecante te zv/Kryeministres znj. Belinda Balluku, me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro.

Takimi u perqendrua kryesisht ne çeshtjet mjedisore problematikat qe hasin sipermarresit vendas dhe vecanerisht industrite perpunuese.

📌Perfaqesuesit e Bashkimit Prodhuesve Shqiptare paraqiten per diskutim çeshtje qe kane te bejne me permiresimit te legjislacionit per menaxhimin e integruar te mbetjeve, si dhe propozime per lehtesimin e proçedurave (derregullimi). Gjithashtu gjate takimit u trajtuan çeshtjet ne lidhje me projektligjin per “Pergjegjesine e zgjeruar te prodhuesit”, propozime per thjeshtimin e proçedurave inspektuese e shume te tjera.

✅Nga ana e pales qeveritare pati nje mirekuptim te plote dhe nje angazhim maksimal per zgjidhjen e disa prej problemeve te paraqitura gjate takimit. Zv.Kryeministrja Balluku vuri nje theks te vecante edhe ne dy ceshtje te rendesishme: a) fillimin e nje analize krahasuese te kostove te prodhimit te cilat ndikojne ne konkurueshmerine e produkteve vendore.

b) trajtimin e ceshtjes se punesimit dhe aftesimit te cilat tashme jane nje nga problemet e mprehta qe prek sipermarrjen.

Read more

Përmirësimi i Cilësisë së Shërbimeve Publike të Digjitalizuara ndaj Biznesit

📌Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ishte pjesë e tryezës së Këshillit të Investimeve, me përfaqësi të Sekretarit të Përgjithshëm z. Arben Shkodra të cilët u mblodhen me qëllim për të diskutuar mbi cilësinë e shërbimeve publike të digjitalizuara me fokus sektorin privat, duke nënvizuar progresin e bërë deri më sot dhe sfidat me të cilat përballen aktorët publikë dhe privatë lidhur me ofrimin e këtyre shërbimeve.

Read more

Mbledhja e Këshillit të Investimeve – Ndikimi i pagës minimale tek produktiviteti në punë

👉 Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ishte pjesë e tryezës së Këshillit të Investimeve, me përfaqësi të Sekretarit të Përgjithshëm z. Arben Shkodra, në të cilën u zhvillua një diskutim konstruktiv mbi “Ndikimin e pagës minimale tek produktiviteti në punë”. Mbledhja drejtohej nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj.

Read more

Mëngjes Pune me Zv. Kryeministren & Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Belinda Balluku

🖇 Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë bashkë me përfaqësues të industrive prodhuese në vend, zhvilloi një mëngjes pune me Zv. Kryeministren, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Belinda Balluku.

Takimi u përqëndrua në 6 cështje prioritare të industrive prodhuese:

▶️Dialogu Publik-Privat

▶️Lehtësimi i Procedurave (Derregullimi)

▶️Drejtësia Fiskale

▶️Cështjet e Punësimit dhe Aftësimit Profesional

▶️Politikat dhe Strategjia e eksporteve

▶️Integrimi Europian

✅Gjatë takimit pati diskutime dhe propozime të shumta për gjetjen e zgjidhjeve në lidhje me cështjet e mësipërme, që krijojnë mundësinë e një klime të favorshme për sektorin prodhues në vend.

Read more

Vijojnë takimet për udhëzimin “Për taksat kombëtare”

Pas miratimit të Ligjit nr. 55/2019 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë vijon takimet me anëtarë të organizatës dhe grupet e interesit, në lidhje me udhëzimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ku do të përcaktohen kodet e nomeklaturës që përjashtohen nga pagimi i taksës kombëtare.

[slider style=”Flat” category=”Takimi per udhezimin” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Projektligji për “Fiskalizimin” konsultohet me përfaqësues të shoqatave të biznesit

Gjatë ditës së sotme në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u zhvillua një tryezë diskutimi mbi projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i njohur si projektligji për “Fiskalizimin”. Në kuadër të konsultimit publik, kjo tryezë u zhvillua me përfaqësues të shoqatave të biznesit, ne të cilën mori pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra.

Tryeza nisi me një prezantim nga ana e Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, z. Elton Haxhi, të pikave kryesore të projektligjit, me synim njohjen nga ana e përfaqësuesve të shoqatave të biznesit të ndryshimeve kryesore që parashikohen nga zbatimi i Fiskalizimit.

Takimi vijoi me marrjen e mendimeve dhe komenteve nga ana e përfaqësuesve të shoqatave të biznesit, të cilat do të shqyrtohen në kuadër të përmirësimit të draftit të projektligjit.

Read more

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në tryezë diskutimi mbi procesin e negociatave

Gjatë ditës së sotme, 20 prill 2018, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadrin e përgatitjeve për negociatat e anëtarësimit me BE, zhvilloi një takim me shoqërinë civile lidhur me rolin e OSHC-ve dhe aktorëve të tjere të shoqërisë civile në këtë proces. Në këtë takim mori pjesë dhe Sekretari Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra.

Në fjalën e tij z. Shkodra theksoi rolin dhe rëndësinë e prodhuesve në procesin e negociatave, përfshirja e komunitetit të biznesit në dialogun e negociatave, si dhe krijimin e tryezave permanente me biznesin.

 

Read more

Tryeza teknike sektoriale mbi energjinë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në tryezën teknike sektoriale për Energjinë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Arben Shkodra. Gjatë tryezës sektoriale, diskutimet u përqendruan në zbatimin e reformës në sektorin e energjisë, investimet e parashikuara nga qeveria në zgjerimin e rrjetit dhe zhvillimit të energjisë së rinovueshme, me qëllim vendosjen e këtyre standardeve që do të revolucionarizojnë përdorimin e teknikës dhe teknologjisë ne vend, si dhe u diskutuan problematikat dhe sugjerimet e grupeve të interesit mbi çështjet përkatëse.

Problematikat dhe çështjet që Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka dërguar pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për tu diskutuar në këtë tryezë me përfaqësues të Ministrisë së Energjitikës, janë:

  • Mos  zbatimi i vazhdueshëm i procesit të konsultimit paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore, në shkelje flagrante të ligjit (për Ministrinë dhe agjencite e varesisë);
  • Mbi problematikat që shfaqin kushtet jo të favorshme të kontratave mes konsumatorit (sipermarrjes) dhe furnitorit me energji (per momentin OSSHE dhe me pas operatoret e licensuar kur furnizimi me energji të jetë liberalizuar).
  • Mbi problemet që shfaqen vazhdimisht nga cilësia jo e mirë e furnizimit me energji elektrike dhe dëmet që i shkaktohen sipërmarrjen prodhuese nga mungesa, shkëputja apo cilësia e dobët e furnizimit me energji;
  • Kostot e energjisë elektrike.
Read more