{"id":4695,"date":"2018-01-08T08:57:58","date_gmt":"2018-01-08T08:57:58","guid":{"rendered":"http:\/\/prodhuesit.org\/?p=4695"},"modified":"2026-06-29T12:24:10","modified_gmt":"2026-06-29T12:24:10","slug":"prodhuesit-shqiptare-te-papergatitur-per-hapjen-e-tregjeve-rajonale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prodhuesit.org\/en\/prodhuesit-shqiptare-te-papergatitur-per-hapjen-e-tregjeve-rajonale\/","title":{"rendered":"Prodhuesit shqiptar\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur p\u00ebr hapjen e tregjeve rajonale"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\">Arben Shkodra, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Shoqat\u00ebs s\u00eb Bashkimit t\u00eb Prodhuesve Shqiptar\u00eb thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr <strong>Monitor<\/strong> se situata me nxitimin p\u00ebr hapjen e tregjeve rajonale \u00ebsht\u00eb alarmante, pasi pasojat e mosp\u00ebrgatitjes do t\u00eb jen\u00eb fatale dhe t\u00eb pakthyeshme. N\u00eb fillim do ta ndiejn\u00eb fabrikat, t\u00eb cilat ose do t\u00eb p\u00ebrthithen nga fabrikat rajonale n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ose do t\u00eb falimentojn\u00eb, pohon ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shkodra shton se bizneset nuk jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni as formalisht p\u00ebr planin p\u00ebr krijimin e nj\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal, nd\u00ebrsa Serbia ka tre vite q\u00eb punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duke pasur nj\u00eb avantazh t\u00eb lart\u00eb n\u00eb raport me ne. K\u00ebsaj i shtohet dhe fakti q\u00eb pothuajse gjith\u00eb rajoni po ndjek politika subvencionimi ndaj prodhimeve vendase, ndryshe nga Shqip\u00ebria.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zoti Shkodra, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb plani p\u00ebr krijimin e nj\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal, si po pozicionohen prodhuesit vendas?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Por teksa ne nuk jemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni as formalisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb plan, Serbia ka tre vite q\u00eb punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Serbia \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm i cili ka ecur m\u00eb p\u00ebrpara me qasjen e tregut t\u00eb lir\u00eb n\u00eb rajon. Maqedonia gjithashtu ka qen\u00eb shum\u00eb agresive me leht\u00ebsimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr investimet e huaja. K\u00ebto jan\u00eb ato q\u00eb n\u00eb po shohim n\u00eb rajon dhe ne themi a jemi gati ne?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr lind pyetja: a ka nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr efektet q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb procesi i krijimit t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb lir\u00eb ekonomike? Marrim si shembull si \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi i qum\u00ebshtit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb rajon, duhet t\u00eb analizojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb \u00e7mimet e prodhimeve tona me ato n\u00eb rajon. Por po t\u00eb marrim n\u00eb analiz\u00eb kostot p\u00ebr \u00e7do produkt do t\u00eb shohin se produktet tona jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb momentin e qasjes s\u00eb zon\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, normalisht mbreti i tregut \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi. Produkti me lir\u00eb do t\u00eb dominoj\u00eb tregjet, pasi rregulli i art\u00eb i tregut t\u00eb lir\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi. Produktet shqiptare nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb afta t\u00eb mbijetojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj pas produkteve t\u00eb importit. Pas gjasht\u00eb muajsh, tregu vendas do t\u00eb kapet t\u00ebr\u00ebsisht pasi mallrat e importit p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn cil\u00ebsi do t\u00eb ofrojn\u00eb \u00e7mime m\u00eb t\u00eb lira. At\u00ebher\u00eb kemi disa detyra sht\u00ebpie p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Shteti duhet t\u00eb ulet me prodhuesit urgjentisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Si do t\u00eb funksionoj\u00eb zona e lir\u00eb e tregtis\u00eb n\u00eb rajon?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Situata \u00ebsht\u00eb alarmante. Zona e lir\u00eb ekonomike e rajonit \u00ebsht\u00eb paradhoma BE-s\u00eb. N\u00ebse ne nuk e b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb ushtrim, imagjino \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb kur t\u00eb firmos\u00ebsh marr\u00ebveshjen finale t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me BE-n\u00eb, nj\u00eb produkt polak, hungarez, rumun apo bullgar do t\u00eb vij\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb shpejt n\u00ebse nuk do t\u00eb kemi barriera. N\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, n\u00ebse ti nuk ke analizuar dhe nxitur prodhimin vendas, at\u00eb pjes\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ti konkurron, pasojat do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por ky proces nuk do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm incentiva fiskale, por identifikim, markim dhe promovim i mark\u00ebs \u201cmade in Albania\u201d. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb stabilizimit, ne duhet t\u00eb kemi krijuar t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb maksimale q\u00eb prodhimet tona t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb tregjet europiane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Serbia, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, po punon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrthith\u00eb prodhimet e rajonit dhi t\u2019i shes\u00eb ato si marka t\u00eb saj n\u00eb tregjet e huaja. Pra jan\u00eb disa gj\u00ebra q\u00eb duhet t\u00eb merren n\u00eb analiz\u00eb. Serbia ka edhe pozit\u00eb t\u00eb favorshme gjeografike, pasi \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Qendrore. Por, p\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb, t\u00eb gjitha vendet e tjera n\u00eb rajon po p\u00ebrparojn\u00eb. Situata \u00ebsht\u00eb alarmante, pasi pasojat e mosp\u00ebrgatitjes do t\u00eb jen\u00eb fatale dhe t\u00eb pakthyeshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fillim do ta ndiejn\u00eb fabrikat, t\u00eb cilat ose do t\u00eb p\u00ebrthithen nga fabrikat rajonale n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ose do t\u00eb falimentojn\u00eb. Serbia tani ka miratuar nj\u00eb ligj shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr industrin\u00eb e riciklimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne duhet t\u00eb ulemi dhe t\u00eb analizojm\u00eb me seriozitet \u00e7do sektor. Secili nga vendet po ec\u00ebn. Edhe Kosova madje ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb hapa para. Parlamenti i Kosov\u00ebs i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb klubit t\u00eb prodhuesve duke iu l\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion ambiente dhe zyra brenda Kuvendit, me q\u00ebllim q\u00eb propozimet dhe shqet\u00ebsimet e tyre t\u00eb trajtohen n\u00eb koh\u00eb nga ligjv\u00ebn\u00ebsit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim konkret i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb potencialet dhe mbrojtjen e prodhimit t\u00eb vet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Po Shqip\u00ebria a ka avantazhe?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kemi veshmbathjet me cik\u00ebl t\u00eb mbyllur, vajin e ullirit, ujin, peshkun, minerale etj. Ne fillimisht duhet t\u00eb identifikojm\u00eb produktet unike shqiptare, pra nj\u00eb lloj shporte me prodhime me t\u00eb cilat ne mund t\u00eb konkurrojm\u00eb tregjet rajonale. Kjo shport\u00eb duhet fillimisht t\u00eb evidentohet dhe m\u00eb pas cikli i prodhimit t\u00eb secilit prej artikujve t\u00eb leht\u00ebsohet n\u00ebp\u00ebrmjet politikave mb\u00ebshtet\u00ebse, t\u00eb cilat duhet t\u00eb udh\u00ebhiqen nga qeveria. P\u00ebr shembull, vajin e ullirit e kemi unik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por m\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb strategji se si mund ta leht\u00ebsojm\u00eb vajin e ullirit dhe ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb t\u00eb aksesuesh\u00ebm n\u00eb tregjet rajonale. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb duhet t\u00eb trajtojm\u00eb edhe prodhimet e peshkut, t\u00eb cilin duhet t\u00eb mendojm\u00eb ta p\u00ebrpunojm\u00eb, t\u2019i rrisim vler\u00ebn dhe m\u00eb pas t\u00eb mund\u00ebsojm\u00eb eksportin. Pra n\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjith\u00e7kaje duhet t\u00eb jet\u00eb ekonomia komplementare. Ne duhet t\u00eb zhvillojm\u00eb prodhimin e produkteve me t\u00eb cilat mund t\u00eb jemi leht\u00ebsisht konkurrues n\u00eb rajon.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Por nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet p\u00ebr t\u2019i paraprir\u00eb situat\u00ebs?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po presim q\u00eb qeveria t\u00eb organizoj\u00eb tryez\u00ebn zyrtare me ne ku t\u00eb na thot\u00eb se \u00e7far\u00eb ideje kan\u00eb ato p\u00ebr procesin dhe \u00e7far\u00eb angazhimi duan q\u00eb t\u00eb kemi ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Pastaj menj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb ngrihen tryezat e p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb nisim me zgjidhjen e problematik\u00ebs. Ne kemi disa problematika q\u00eb duhet t\u2019i diskutojm\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Cilat jan\u00eb problematikat?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne kemi disa problematika, ku s\u00eb pari shohim munges\u00eb v\u00ebmendje ndaj prodhimit vendas. Ne kemi paraqitur disa k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar prodhimin vendas, t\u00eb cilat nuk u mor\u00ebn n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb paket\u00ebn fiskale t\u00eb vitit 2018. Por gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, ne presim qasje me procedura leht\u00ebsuese. Ne duam q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rishikohet e gjith\u00eb procedura p\u00ebr stimulimin e prodhimit vendas, taksat dhe tarifat ndaj tyre, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shtetet e tjera tashm\u00eb po e b\u00ebjn\u00eb. Ne duam q\u00eb t\u00eb rishikohen disa elemente t\u00eb kostos, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me taksat dhe kosto t\u00eb shtuara. Rishikimi i tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i leht\u00eb. Ne tani i kemi t\u00eb gjitha t\u00eb evidentuara.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<blockquote><p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>T\u00eb nxitet prodhimi vendas<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>Ne shohim munges\u00eb v\u00ebmendje ndaj prodhimit vendas. Ne kemi paraqitur disa k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar prodhimin vendas, t\u00eb cilat nuk u mor\u00ebn n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb paket\u00ebn fiskale t\u00eb vitit 2018. Por gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, ne presim qasje me procedura leht\u00ebsuese.<\/strong><\/em><\/span><\/p><\/blockquote>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>\u00c7far\u00eb nd\u00ebrhyrjesh duhen?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh, VKM dhe udh\u00ebzimesh q\u00eb duhet t\u00eb ndryshohen, procedurash dhe tarifash q\u00eb ulin kostot dhe e b\u00ebjn\u00eb konkurrues prodhimin vendas. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb prodhimi vendas taksa t\u00eb shtuara territoriale. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb taksa vendore. K\u00ebto taksa duhen v\u00ebn\u00eb ndaj magazinave doganore dhe ndaj mallrave t\u00eb importit. Duhet t\u00eb aplikohen leht\u00ebsi procedurale, sidomos ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me procedurat doganore dhe duhet hequr urgjentisht nj\u00eb taks\u00eb p\u00ebr ambalazhin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb taks\u00eb e cila e vetme e r\u00ebndon produktin ton\u00eb edhe n\u00eb eksport. Duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb regjim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr procedurat doganore p\u00ebr artikujt agroushqimor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duhet shmangur radha, pasi ushqimet prishen dhe skanimi nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto produkte. Ne kemi probleme me skanimin. P\u00ebr shkak t\u00eb kanabisit, \u00e7do eksport skanohet. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb me kampionim. Kemi edhe kostot e energjis\u00eb elektrike n\u00eb prodhim. Nuk duhet t\u00eb tarifojm\u00eb nj\u00ebsoj si p\u00ebr magazin\u00ebn e importuesit edhe p\u00ebr at\u00eb t\u00eb prodhuesit, n\u00ebse duam t\u00eb kemi prodhimin vendas t\u00eb leht\u00ebsuar. Ju keni par\u00eb q\u00eb \u00e7mimi i birr\u00ebs s\u00eb importit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lir\u00eb se prodhimi vendas, pasi prodhuesi atje ka \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb energjie dhe taksa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arben Shkodra, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Shoqat\u00ebs s\u00eb Bashkimit t\u00eb Prodhuesve Shqiptar\u00eb thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Monitor se situata me nxitimin p\u00ebr hapjen e tregjeve rajonale \u00ebsht\u00eb alarmante, pasi pasojat e mosp\u00ebrgatitjes do t\u00eb jen\u00eb fatale dhe t\u00eb pakthyeshme. N\u00eb fillim do ta ndiejn\u00eb fabrikat, t\u00eb cilat ose do t\u00eb p\u00ebrthithen nga fabrikat rajonale n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ose do t\u00eb falimentojn\u00eb, pohon ai. Shkodra shton se bizneset nuk jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni as formalisht p\u00ebr planin p\u00ebr krijimin e nj\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal, nd\u00ebrsa Serbia ka tre vite q\u00eb punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duke pasur nj\u00eb avantazh t\u00eb lart\u00eb n\u00eb raport me ne. K\u00ebsaj i shtohet dhe fakti q\u00eb pothuajse gjith\u00eb rajoni po ndjek politika subvencionimi ndaj prodhimeve vendase, ndryshe nga Shqip\u00ebria. Zoti Shkodra, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb plani p\u00ebr krijimin e nj\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal, si po pozicionohen prodhuesit vendas? Po, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Por teksa ne nuk jemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni as formalisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb plan, Serbia ka tre vite q\u00eb punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Serbia \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm i cili ka ecur m\u00eb p\u00ebrpara me qasjen e tregut t\u00eb lir\u00eb n\u00eb rajon. Maqedonia gjithashtu ka qen\u00eb shum\u00eb agresive me leht\u00ebsimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr investimet e huaja. K\u00ebto jan\u00eb ato q\u00eb n\u00eb po shohim n\u00eb rajon dhe ne themi a jemi gati ne? N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr lind pyetja: a ka nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr efektet q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb procesi i krijimit t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb lir\u00eb ekonomike? Marrim si shembull si \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi i qum\u00ebshtit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb rajon, duhet t\u00eb analizojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb \u00e7mimet e prodhimeve tona me ato n\u00eb rajon. Por po t\u00eb marrim n\u00eb analiz\u00eb kostot p\u00ebr \u00e7do produkt do t\u00eb shohin se produktet tona jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta. N\u00eb momentin e qasjes s\u00eb zon\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, normalisht mbreti i tregut \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi. Produkti me lir\u00eb do t\u00eb dominoj\u00eb tregjet, pasi rregulli i art\u00eb i tregut t\u00eb lir\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi. Produktet shqiptare nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb afta t\u00eb mbijetojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj pas produkteve t\u00eb importit. Pas gjasht\u00eb muajsh, tregu vendas do t\u00eb kapet t\u00ebr\u00ebsisht pasi mallrat e importit p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn cil\u00ebsi do t\u00eb ofrojn\u00eb \u00e7mime m\u00eb t\u00eb lira. At\u00ebher\u00eb kemi disa detyra sht\u00ebpie p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Shteti duhet t\u00eb ulet me prodhuesit urgjentisht. Si do t\u00eb funksionoj\u00eb zona e lir\u00eb e tregtis\u00eb n\u00eb rajon? Situata \u00ebsht\u00eb alarmante. Zona e lir\u00eb ekonomike e rajonit \u00ebsht\u00eb paradhoma BE-s\u00eb. N\u00ebse ne nuk e b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb ushtrim, imagjino \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb kur t\u00eb firmos\u00ebsh marr\u00ebveshjen finale t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me BE-n\u00eb, nj\u00eb produkt polak, hungarez, rumun apo bullgar do t\u00eb vij\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb shpejt n\u00ebse nuk do t\u00eb kemi barriera. N\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, n\u00ebse ti nuk ke analizuar dhe nxitur prodhimin vendas, at\u00eb pjes\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ti konkurron, pasojat do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Por ky proces nuk do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm incentiva fiskale, por identifikim, markim dhe promovim i mark\u00ebs \u201cmade in Albania\u201d. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb stabilizimit, ne duhet t\u00eb kemi krijuar t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb maksimale q\u00eb prodhimet tona t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb tregjet europiane. Serbia, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, po punon n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4696,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[69],"tags":[],"class_list":["post-4695","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prodhuesit.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4695","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prodhuesit.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prodhuesit.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prodhuesit.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prodhuesit.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4695"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prodhuesit.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4695\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12155,"href":"https:\/\/prodhuesit.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4695\/revisions\/12155"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prodhuesit.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4695"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prodhuesit.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4695"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prodhuesit.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4695"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}