“Forumi për zhvillim të eksportit botëror”, 25-26 tetor 2017, Budapest

Në datat 25-26 tetor 2017, në Budapest, Hungari, do të zhvillohet “Forumi për zhvillim të eksportit botëror”, organizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë.

Në këtë forum do të marrin pjesë investitorë, sipërmarrës që operojnë në fushën e bujqësisë. Më datat 24-25 tetor, do të zhvillohen takime B2B ndërmjet sipërmarrësve që do të jenë të pranishëm. Ata do të ndajnë eksperiencat e tyre, si dhe rrugët e mundshme për të patur sukses në tregun lokal dhe atë ndërkombëtar.

Takimet B2B do të mbledhin fermerë, prodhues, eksportues dhe importues të fushës së bujqësisë dhe teknologjisë së aplikuar në këtë fushë. Bizneset pjesëmarrëse do të mund të njihen me partnerë potencial, duke rritur mundësitë për bashkëpunime të suksesshme mes tyre.

Për më shumë informacion mbi pjesëmarrjen në këtë event, ju lutem drejtojuni linkut:

http://www.intracen.org/WEDF-2017-Business-to-Business-meetings-24-and-25-October-2017/

Për t’u regjistruar shkarkoni formularin: Pre-Registration

Read more

Mblidhet Komiteti i Politikave i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë

Më 6 qershor 2017, pranë zyrave të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, u zhvillua takimi i Komitetit për Legjislacionin, Taksat dhe Procedurat, Komitetit për Standartet dhe Cilësinë  dhe Komitetit për Tregun dhe Konkurrueshmërinë.

Ndër qëllimet e zhvillimit të kësaj mbledhjeje ishin trajtimi i çështjeve të mëposhtme:

  • Taksa amballazhit të lëndës së parë si dhe taksa e amballazhit të plastikës dhe qelqit, c’ka rrit ndjeshëm kostot e prodhimit;
  • Kuadri ligjor në etiketimin e produkteve ushqimore, trajtimi i tij;
  • Liberalizimi i tregut të energjisë;
  • Etj..

[slider style=”flat” category=”Komiteti i Politikave” orderby=”date” order=”ASC”]

 

 

Read more

Burime financimi për SME-të, si të aplikoni për 5 skemat që financohen nga buxheti i shtetit

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA), në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme(NVM) me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë, forcimin e kapaciteteve prodhuese dhe daljen e tyre në treg, menaxhon për vitin 2017 këto skema financiare nga buxheti i shtetit: Fondin Shqiptar të Konkurrueshmërisë, Fondin e Ekonomisë Kreative (Artizanatit), Fondin për SME-të në zonat turistike/historike, Fondin në mbështetje të Sipërmarrjeve të reja ”Start Up”, Fondin e Inovacionit dhe Fondin e Sipërmarrjes Turistike.

AIDA, njofton se aplikimi për fondet e vitit 2017 është i hapur deri më datë, 01.11.2017. Për të aplikuar më poshtë gjeni listen e dokumentave.

Lista e dokumentave që duhet të plotësojë cdo kompani:

1.            Formulari i Aplikimit;

2.            Formulari standart lidhur me kriteret e përjashtimit;

3.            Formulari i vetëdeklarimit;

4.            Biznesi të jëtë i rregjistuar prej jo më pak 1 viti ne (QKB);

5.            Bilanci i vitit të fundit;

6.            Vërtetim që kompania ka paguar të gjitha taksat e Bashkisë dhe  detyrimet tatimore.

7.            Buxheti i projektit;

8.            Projekti i propozuar;

9.            Dokument i identifikimit i njohur nga ligji i personit që paraqet kërkesën në emër të subjektit;

10.          Autorizimin nga titullari i subjektit, në rastin kur personi që aplikon nuk është titullari i subjektit, por person i autorizuar.

Më poshtë mund të gjeni informacion për secilin fond financimi:

Read more

Ministria e Financave – bizneseve: Denonconi presionin me gjoba nga inspektorët tatimorë

Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për çdo rast kur ata ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë pranë këtij institucioni.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave, në kuadër të verifikimit të disa informacione, është njoftuar se inspektorë tatimorë po ushtrojnë presion përmes gjobave ndaj subjekteve tatimpaguese duke mbajtur ndaj tyre qëndrime selektive bazuar në përkatësinë e tyre partiake.

Veprime të tilla janë të patolerueshme.

Ministria e Financave u kërkon Drejtorive Rajonale të Tatimeve si dhe inspektorëve tatimorë që të jenë profesional dhe korrekt në zbatimin e ligjit. Në të gjitha rastet kur do të evidentohen presione dhe shantazhe të tilla përmes gjobvënies ndaj biznesit, do të merren masa ndëshkimore bazuar në legjislacionin në fuqi.

Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për cdo rast kur ata do të ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë pranë nesh.

Ata jane të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Whatsapp, Viber) 

Read more

Arben Shkodra: Sistemi fiskal duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe të garantojë uljen e evazionit

Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, është shprehur se niveli aktual i taksave nuk solli asnjë risi në përmirësimin e performancës së sistemit fiskal, nuk e uli evazionin dhe nuk ishte ndihmues për sipërmarrjen. Ulje-ngritjet e paketave fiskale në vite pa pasur një qëndrueshmëri për disa vite me radhë kanë sjelle një çoroditje të planeve të investimeve.

Cilat janë pritshmëritë tuaja nga programet ekonomike të Partive kryesore?

Përtej deklaratave retorike, shpesh pa një argumentim të detajuar, Partitë politike duhet të fillojnë menjëherë takimet me organizatat që përfaqësojnë sipërmarrjen, me qëllim diskutimin e çështjeve të lidhura me ekonominë. Ne presim të kemi dokumente të shkruara mbi të cilat të fillojë debati konstruktiv dhe që të merren në konsideratë rekomandimet tona për çështje që kanë të bëjnë me tregun, konkurrueshmërinë, prodhimin, politikat tregtare, taksat dhe tarifat, reformat në ekonomi, etj.

Çfarë duhet të kenë parasysh partitë kur hartojnë programet e tyre?

Së pari, duhet të kuptojnë që programet ekonomike nuk hartohen nga zyrat e mbyllura dhe as duket marrë opinionin e individëve të vetëm, por në bashkëpunim me organizatat e sipërmarrjes.

Së dyti, duhet të marrin në konsideratë tregun rajonal, situatën gjeopolitike në rajon, për të kombinuar një paketë sa më konkurruese për prodhimin vendas.

Së treti duhet të mendojnë që së shpejti do të fillojnë negociatat me BE dhe kjo do të jetë një sfidë tepër e rëndësishme për një mandat qeverisës dhe bashkëpunimi me sipërmarrjen është i domosdoshëm. Nuk duhet të gabojmë sërish në negociata, ashtu siç kemi vepruar me marrëveshjet e tjera tashmë të negociuara.

Lidhur me nivelin e taksave, si e vlerësoni nivelin aktual të tyre, si ka ndikuar rritja e tatimfitimit dhe dividendit në mandatin e kaluar në ecurinë e bizneseve që ju përfaqësoni dhe planeve të tyre për investime?

Niveli aktual i taksave nuk solli asnjë risi në përmirësimin e performancës së sistemit fiskal, nuk e uli evazionin dhe nuk ishte ndihmues për sipërmarrjen. Ulje-ngritjet e paketave fiskale në vite, pa pasur një qëndrueshmëri për disa vite me radhë, kanë sjelle një çoroditje të planeve të investimeve. Këto luhatje të vazhdueshme kanë sjellë në korrigjime të vazhdueshme të planit të biznesit, duke çuar në krijimin e një klime të paqartë për investime të reja.

Cili është niveli i taksave që ju propozoni dhe që do të ishte optimal për të mos ndikuar negativisht në buxhet nga njëra anë dhe për të mos rënduar bizneset nga ana tjetër?

Parimisht, jemi për taksimin e sheshtë, përshkallëzimin e nivelit të TVSH dhe rishikimin e tarifave mbi procedurat e ndryshme. Por një gjë shumë e rëndësishme është edhe ndryshimi rrënjësor i sistemit fiskal, i cili duhet të garantojë edhe uljen e evazionit fiskal.

Arben Shkodra

Partitë duhet të kuptojnë që programet ekonomike nuk hartohen nga zyrat e mbyllura dhe as duke marrë opinionin e individëve të vetëm, por në bashkëpunim me organizatat e sipërmarrjes

Read more