info@prodhuesit.org

KRACO, e vetmja kompani shqiptare e pranishme në panairin botëror të ushqimit Anuga 2017,

Në Gjermani po mbahet Panairi më i madh botëror i ushqimeve, ANUGA 2017. Ky panair mbledh kompanitë më të rëndësishme nga e gjithë bota të cilat ekspozojnë produktet e tyre. Të paktën 7200 sipërmarje nga 192 vende të botës i bashkohen këtij Panairi, duke e kthyer në kryeqendrën e ekspozimit të produkteve ushqimore. Panairi ofron plot 160 mijë vizitorë.
E pranishme me produktet e saj është edhe kompania e njohur shqiptare KRACO.

Kompania KRACO – Capital Resources sh.p.k – Albania prodhuese e çajit, çokollatës, kapuçinos, kafes, budingjeve etj, është e vetmja kompani nga Shqipëria që merr pjesë në këtë event. Vizitorët e shumtë nga të gjithë vendet e botës vlerësojnë produktet KRACO – Made in Albania për standartin e lartë dhe cilësinë sipas kërkesave të tregut bashkëkohor.

 

Read more

Urdhri i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, dokumentat që institucionet s’duhet të kërkojnë më nga bizneset

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar urdhërin përkatës për institucionet e varësisë në të cilin u kërkohet që të mos u kërkojnë qytetarëve dokumente për ofrimin e shërbimit publik.

Urdhëri i Ministrit Ahmetaj për “Lehtësimin e Kërkesave Dokumentare të Shërbimeve të Ofruara ndaj Biznesit dhe Qytetarëve nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Institucionet në Varësi të saj”, përmban të detajuar listën e dokumenteve që institucionet në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, nuk do t’i kërkojnë më nga qytetarët dhe sipërmarrja, por do t’i sigurojnë përmes platformës elektronike e-Albania ose nëpërmjet komunikimit dhe ndërveprimit ndërinsitucional.

 

 

[slider style=”flat” category=”Urdhri Ministria e Financave” orderby=”date” order=”ASC”]

 

Read more

Zhvillohet prezantimi mbi Faktoring dhe Leasing për industrinë prodhuese, shërbime ofruar nga Albanian Financial Institution

U zhvillua sot më 5 tetor 2017, në ambjentet e Hotel Tirana International, prezantimi me temë “Aksesi në financa- Instrumentet financiare në mbështetje të industrisë prodhuese”. Albanian Financial Institution (AFI), institucioni financiar jo bankar, prezantoi para subjekteve prodhuese shërbimet e saj lidhur me Faktoring dhe Leasing.

Faktoring: është një risi për tregun shqiptar, prezantuar për herë të parë në Shqipëri nga AFI, si një instrument në ndihmë të sipërmarrjeve prodhuese. Faktoringu është një burim financimi  afatshkurtër që i ofrohet një kompanie (furnitorit të produktit apo shërbimit) bazuar mbi shitjen e llogarive të arkëtueshme të saj me një çmim të reduktuar tek një kompani e cila quhet Faktor. Faktoringu është një paketë unike shërbimesh e krijuar për të lehtësuar problemet tradicionale të shitjes me arkëtim të mëvonshëm.

Leasing (Qira Financiare): Qiraja financiare është një burim financimi afatmesëm dhe afatgjatë i mjeteve apo paisjeve të prekshme.

Subjektet prodhuese të interesuara që nuk mundën të ishin të pranishëm në këtë prezantim, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Albanian Financial Institution si më poshtë:

Rr. Themistokli Germenji ( ish zyrat e digitalb ) Prane RTVSH-se Tirana, Albania
Tel/Fax ++355 4 22 58 326
Web Page: www.afinstitution.com 

 

[slider style=”flat” category=”Prezantim: Burimet e financimit për industrinë prodhuese – Faktoring & Leasing” orderby=”date” order=”ASC”]

 

 

Read more

Tatimet: Ja manuali për detyrimet dhe afatet në pagesat e sigurimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” një manual të posaçëm për detyrimet dhe afatet në pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që të gjithë kategoritë e punonjësve kanë. Tatimet kujtojnë bizneset që të mos humbasin korrektesën në pagesën e këtyre detyrimeve. Në manual përshkruhen të dhënat që punëmarrësit duhet të deklarojnë në sistemin e tatimeve mbi punonjësit, afatet e deklarimit dhe pagesës së kontributeve si dhe penalitetetet në rast shkeljeje të afateve.

Punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit, janë të detyruar:

• të deklarojnë në sistemin e tatimeve listëpagesën, ku përfshihen të dhënat për çdo individ dhe në total si më poshtë:

– Emri e mbiemri,
– Numri personal,
– Kategoria e pozicionit të punës,
– Paga,
– Shuma për t’u paguar e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, të sigurimeve shëndetsore,
– Tatimin mbi të ardhurat nga punësimi.

• të deklarojnë në sistemin e tatimeve ndryshimet dhe lëvizjen e punonjësve, shtesat e pakësimet, sipas proçedurave dhe afateve të përcaktuara me ligj.

Afatet e deklarimit dhe të pagesës së kontributeve

Deklarimi dhe pagesa bëhet sipas afateve:

• Tatimpaguesit personat juridikë dhe fizikë, të regjistruar si tatimpagues, në përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, brenda datës 20 të muajit te parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.

• Tatimpaguesit persona juridikë dhe fizikë të tjerë (tatimpaguesit e regjistruar për Tatimin mbi Fitimin, Entet Publike, OJF-të, etj.) brenda datës 20 të muajit pasardhës.

Pagesa e detyrimeve të kontributeve të detyrimeve të kontributeve shoqërore dhe shëndetsore bëhet në bankat e nivelit të dytë nëpërmjet urdhërpagesës të gjeneruar nga sistemi elektronik, pas dorëzimit të deklaratës.

Deklarimi i të punësuarëve në sitemin elektronik tatimor

• Brenda dy ditëve pune, pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në Administratën Tatimore, personat juridikë ose fizikë, duhet të deklarojnë në sistemin tatimor listën e të punësuarve, pagën përkatëse, përfshirë personin fizik apo/edhe punonjësit e papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht.

• Personat fizikë të vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes kanë të drejtë që deklarimin në sistemin tatimor ta kryejnë të paktën 3 ditë përpara afatit fundor të paraqitjes së deklaratës (listëpagesës).

• Llogaritja e detyrimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet me efekte që prej datës së regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në Administratën Tatimore.

Deklarimi i ndryshimit të numrit të punonjësve

• Tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë në sistemin elektronik të tatimeve, çdo punonjës që fillon punë për herë të parë, apo të punësuar rishtazi pranë tij, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës.

• Tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë në sistemin elektronik, të tatimeve, të larguarit nga puna, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e largimit.

Llogaritja e kontributeve për punëmarrësin:

• Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për punëmarrësin llogariten mbi pagën bruto dhe shtesat e tjera, brenda një page bruto minimale dhe nivelit maksimal.

• Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për punëmarrësin llogariten sipas nivelit të përcaktuar mbi pagën bruto të tij dhe shtesat e tjera, e cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale.

Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes

• Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten si përqindje mbi pagën minimale të miratuar për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

• Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale.

Niveli i pagës minimale bruto

Niveli i pagës minimale bruto mbi të cilat paguhen kontributet përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Penaliteti për mosdeklarim dhe mos pagesë në afat

• Tatimpaguesi, i cili nuk dorëzon në afatin e përcaktuar sipas ligjit deklaratën, dënohet me gjobë për çdo deklaratë tatimore të padorëzuar. • Tatimpaguesi, i cili nuk arrin që brenda afatit të parashikuar në këtë ligj, të paguajë shumën e kontributieve të sigurimeve shoqërore e shëndetsore, detyrohet të paguajë gjobën dhe kamatëvonesën që llogariten mbi shumën e detyrimit të papaguar për çdo ditë.

 

Read more

“Match4Industry”, 2-3 Nëntor 2017, Kocaeli, Turqi

Në datat 2-3 Nëntor 2017, në Kocaeli, Turqi, do të organizohet nga ABIGEM East Marmara misioni i biznesit “Match4Industry”. Match4Industry është pjesë e “Doing Business Onsite”, një koncept unik që ofron takime të organizuara në ambientet e kompanive të Kocaelit, si dhe në vendin ku do të mbahet ky event.

Ky organizim do t’i ofrojë pjesëmarrësve një shans për të vëzhguar ambientet e bizneseve të Kocaelit duke dhënë mundësinë për shkëmbim eksperiencash, për tu njohur me zhvillimet më të fundit të industrisë si dhe për tu njohur e për të vendosur pika kontakti me partnerë potencialë.

“Doing Business Onsite” mundëson takime B2B gjatë të cilit pritet të marrin pjesë 350 kompani dhe rreth 40.000 vizitorë përgjatë dy ditëve në ambientet e Panairit të Industrisë dhe Teknologjisë SANTEK në Kocaeli.

Sektorët kryesorë për të gjitha kompanitë e interesuara janë:

  • Industria Automotive
  • Makineri dhe metale
  • Plastikë
  • Energji
  • Mjedis
  • ICT
  • Ndërtim etj.

Ftohen të gjitha kompanitë shqiptare të marrin pjesë në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar.

Bizneset shqiptare të interesuara për të qënë pjesë e këtij eventi përfitojnë akomodim dhe transport lokal pa detyrim pagese nëse regjistrohen deri në datë 20 Tetor 2017.

Për kompanitë që do të regjistrohen pas kësaj date, eventi ka një tarifë prej 80 Euro

Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit: http://match4industry.com/

Read more

Banka Europiane e Investimeve: Shqipëria, vendi që investon më shumë në raport me PBB

Banka Europiane e Investimeve ka publikuar së fundmi një raport të titulluar “Era e ndryshimit, investimet në Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore”. Në këtë raport analizohen 17 vende të Europës, mes të cilave edhe Shqipëria.

Raporti ka për synim të analizojë gjendjen e investimeve, para dhe pas krizës financiare globale të vitit 2008. Një ndër treguesit më të saktë që shpjegon situatën e investimeve, është ai që tregon sesa përqind e vlerës së re të shtuar në ekonomi, shkon për investime, dhe jo për konsum. Shqipëria rezulton të ketë normën më të lartë në rajon për këtë tregues, në 10%.

Pra sipas këtij raporti, 10% e asaj që ka shtuar ekonomia shqiptare çdo vit që prej vitit 2008, ka shkuar për investime të tjera. Ky tregues është renditur ndër më pozitivët krahasuar me vendet e tjera të marra në analize, por problem i madh mbetet diferenca me periudhën përpara krizës financiare të 2008. Sipas raportit kjo diferencë shkon në 8% më pak, dhe kjo është norma më e lartë mes vendeve të marra në analizë.

Sa i përket investimeve në tërësi në raport me PBB, niveli referencë është ai i 25% në periudha afat-gjatë, dhe Banka Europiane e Investimeve saktëson se, vetëm Shqipëria e ka tejkaluar këtë normë.

Në raport thuhet gjithashtu se, Shqipëria është lider në Ballkanin perëndimor për densitetin e rrugëve interurbane. Për secilën prej vendeve të marra në analizë, Banka Europiane e Investimeve nënvizon edhe fushën ku këto vende duhet të fokusojnë investimet e tyre, për shkak të potencialit që ofrojnë. Për Shqipërinë theksi vihet te energjia e rinovueshme.

Më pas, këshillohen investime më të shtuara në porte dhe hekurudha e në fund, po jo më pak e rëndësishme, këshillohen investimet në fushën e edukimit, që janë thelbësore në rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë e një vendi. Në këtë drejtim, duhet të rritet vëmendja e autoriteteve, thotë raporti.

Read more