info@prodhuesit.org

Forumi ekonomik i Diasporës Shqiptare bën bashkë qindra biznesmenë shqiptarë

Në Prishtinë u mbajt Forumi i parë Ekonomik i Bizneseve të Diasporës Shqiptare. Në forumin dy ditor u mblodhën ashtu siç ishin planifikuar rreth 500 afaristë. Në këtë forum morën pjesë edhe prodhues nga Shqipëria, anëtarë të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

Qindra biznese e panë forumin si mundësi për krjimin e kontakteve, zgjerimin e bizneseve të tyre, identifikimin e mundësive për investim në Kosovë etj. Naim Dedushaj, drejtori për investime në Ministrinë e Diasporës hapi forumin duke thënë se ishte krenar që u arrit të mblidhen qindra biznese shqiptarë në Prishtinë, në kuadër të këtij forumi.

“Filluam me një përkushtim të madh nga viti 2011 deri tani. Janë disa vite ku me një punë të madhe arritëm që sot këtu të jemi të gjithë të bashkuar si forcë e rëndësishme ekonomike.

Gjithë kjo punë e madhe që është bërë me krijimin e rrjeteve të bizneseve në 25 vende të botës ishte angazhim i madh, por po vazhdojme me projekte tjera madhore siç është projekti ALB- Expo, që hap dyert për prodhuesit shqiptarë tek diaspora dhe shtetet tjera.

Nazar Mehmeti, president i Rrjetit Global të Diasporës Shqiptare tha që kjo është një ëndërr e bërë realitet. “Qindra biznese janë mbledhur në Prishtinë për të rritur bashkëpunimin mes vete dhe për të ndihmuar vendet tona. Ne do të bëjmë më të mirën që mundemi për vendet tona. Ne vetëm kërkojmë nga president Thaçi, kryeminstër Haradinaj, të punoni me ne dhe rezultatet nuk do të mungojnë”, ka thënë Mehmeti.

Të pranishëm në darkën e përbashkët – Gala Dinner – ku të pranishmit u shërmbyen me prodhime vendase, ishin përfaqësuesit më të lartë të shtetit. Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, ministri i diasporës së Kosovës Dardan Gashi, ushtruesja e detyrës së Drejtorit të misionit USAID – Kosovë Liza Magno etj. Kjo ngjarja ekonomike është përkrahur zyra e USAID-it në Kosovë.

Liza Magno nga USAID tha se përkrahja e tillë do të vazhdojë:

“Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it, përmes partneritetit me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Botë mështetë përpjekjet për lidhjen e diasporës me bizneset në Kosovë me qëllim të ndihmesës në identifikimin e mundësive të investimit dhe eksportit për produktet dhe shërbimet në Kosovë si dhe mbështetjes së objektivave të përbashkëta për rritje të qëndrueshme ekonomike në Kosovë”.
Ndërsa, përfaqësuesit e shtetit falenderuan kontributin e biznesmenëve të diasporës duke i ftuar që  të shohin edhe më tej mundësitë e investimit në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj e plotësoi festën duke njoftuar publikisht për një njohje të re që iu bë shtetit të Kosovës, njohja nga Madagaskari. Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me bizneset ai tha që “unë jam këtu për të zbatuar ato që iu i kërkoni”. “Puna jonë tani duhet të zhvillohet në zhvillimin e shtetit tonë, si shteti më i ri, me potencialin më të madh ekonomik. Jemi krenar me ju. Për gjithë kontributin tuaj dhënë shtetit të Kosovës” tha mes të tjerash presidenti Thaçi.

Në forumin ekonomik ishte i pranishëm edhe Pandeli Majko si përfaqësues i qeverisë së Shqipërisë.

 

[slider style=”flat” category=”Forumi Diaspores” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

INSTAT: Rriten çmimet e prodhimit të produkteve vendase

Në tremujorin e dytë të vitit 2017, Indeksi i çmimeve të prodhimit arriti 101, 6 kundrejt vitit 2010. Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit përkatësisht me 2,0 %, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2016 dhe u ul me 0,8 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2017.

Në tremujorin e dytë 2017 ndryshimi vjetor i Indeksit të çmimeve të prodhimit është 2,0 %. Rritjen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “ industri nxjerrëse” me 8,2 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 12,0 %.

Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, çmimet e prodhimit në aktivitetet e industrisë përpunuese kanë shënuar rritje me 1,2 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetin e metalurgjisë me 5,3 %, prodhimi i produkteve kimike me 5,1 %, konfeksionimi i veshjeve me 0,6 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, çmimet e prodhimit të produkteve vendase shënuan rritje me 1,9 %.

Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar rritje me 3,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Çmimet e prodhimit në seksionin “industria përpunuese” kanë shënuar ulje me 0,3 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Brenda kësaj industrie vihet re ulje e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: konfeksionimi i veshjeve me 0,4 %, prodhimi i produkteve ushqimore me 0,1 %, prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara me 1,4%.

Read more

Mblidhet Këshilli i Investimeve

Këshilli i Investimeve (KI), ku pjesë anëtare e saj është dhe Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, zhvilloi më 6 Dhjetor 2017 mbledhjen e tij të 11-të, të drejtuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Arben Ahmetaj.

Në fokus të mbledhjes ishte prezantimi dhe diskutimi i gjetjeve të vrojtimit me 146 biznese, kryer nga Sekretariati i KI në bashkëpunim me Universitetin Epoka gjatë periudhës Korrik – Shtator 2017.

Vrojtimi kishte për qëllim evidentimin e ecurisë së shqetësimeve kryesore të biznesit, krahasuar me gjetjet e Sekretariatit gjatë 2015-2016, kryesisht lidhur me Inspektimin Tatimor dhe Marrëdhëniet me Administratën Tatimore, Informalitetin, dhe Rimbursimin e TVSH-së. Të pranishëm në mbledhje ishin dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit vendas dhe të huaj.

Në fjalën e tij, Ministri Ahmetaj vlerësoi arritjet e Këshillit të Investimeve në trajtimin e shqetësimeve të biznesit si dhe njohu nevojën për përpjekje të vazhdueshme nga ana e administratës tatimore për intensifikimin e komunikimit me tatimpaguesit dhe qytetarët në kuadër të luftës kundër informalitetit, thjeshtimit të mëtejshëm të procedurave dhe reformës së derregullimit.

Reduktimi i burokracive administrative, rritja e profesionalizimit të administratës por dhe incentivimi i bizneseve të ndershme dhe që investojnë janë disa nga kërkesat kryesore të biznesit për të nxitur formalizimin e shpejtë të ekonomisë dhe investimet private.
Anëtarët e Këshillit vlerësuan gjetjet e vrojtimit dhe shprehën angazhimin për të bashkëpunuar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të rritur efiçencën e masave anti-informalitet.

Ndër të tjera u sugjerua përgatitja e një strategjie të mirëfilltë gjithëpërfshirëse kundër informalitetit, ndërmarrja e fushatave ndërgjegjësuese me publikun për formalizim dhe ndërveprim të vazhdueshëm me bizneset duke nënkuptuar konsultim dhe llogaridhënie.

Read more