Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në tryezë diskutimi mbi procesin e negociatave

Gjatë ditës së sotme, 20 prill 2018, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadrin e përgatitjeve për negociatat e anëtarësimit me BE, zhvilloi një takim me shoqërinë civile lidhur me rolin e OSHC-ve dhe aktorëve të tjere të shoqërisë civile në këtë proces. Në këtë takim mori pjesë dhe Sekretari Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra.

Në fjalën e tij z. Shkodra theksoi rolin dhe rëndësinë e prodhuesve në procesin e negociatave, përfshirja e komunitetit të biznesit në dialogun e negociatave, si dhe krijimin e tryezave permanente me biznesin.

 

Read more

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, Mars 2018

Ndryshimi i çmimeve të konsumit për muajin mars 2018

  • Rritja më e madhe e çmimeve prej 2,5 %, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”;
  • Pasuar nga grupet “Transport” me 2,0 %;
  • “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6 % secili;
  • “Argëtim dhe kulturë” me 1,2 %;
  • “Shërbimi arsimor” dhe “Komunikimi” me 0,9 % secili;
  • Ndërsa, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” u ulën me 0,5 %.

Në muajin mars ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,3 %

Ndikuesit me peshën më të madhe në këtë ndryshim janë:

  • Rritja e  çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0%.
  • “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,6 % secili.
  • Ndërsa, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,9 %.
  • “Hotele, kafene dhe restorante“me 0,4 %.
  • “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,2 %.

Ndryshime metodologjike:

Në muajin janar të çdo viti IHÇK shoqërohet me disa ndryshime metodologjike sipas metodologjisë ndërkombëtare të llogaritjes së këtij treguesi, të cilat konsistojnë në:

  • Përditësimin e peshave.
  • Përditësimin e listës së mallrave dhe shërbimeve.
  • Përditësimin e listës së njësive tregtare ku mblidhen çmimet.

 

 

 

Read more

Integrimi dhe mbështetja e politikave të përshpejtimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, roli i sektorit privat

Gjatë ditës së sotme, datë 19 prill 2018, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në takimin e zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, mbi “Integrimin dhe mbështetjen e politikave të përshpejtimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik,  në Shqipëri – roli i sektorit privat”.

Si kontribuon sektori privat në zbatimin e axhendës 2030, në lidhje me pjesëmarrjen/bashkëpunimin, kontributin dhe mundësitë që i ofrohen këtij sektori.

[slider style=”flat” category=”SDGs in Albania” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Tregtia e Jashtme, Mars 2018

Sipas publikimeve zyrtare të INSTAT, në muajin mars 2018, eksportet e mallrave arritën vlerën prej 27 mld lekë. Këtë vit vërehet se eksportet kanë kapur kuotën 14,5% krahasuar me 13,3% vitin e kaluar. Ndërsa në lidhje me importet për këtë muaj, vlera e arritur është 55 mld lekë, duke u rritur me 2,2 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 20,2 % krahasuar me shkurtin e këtij viti.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 28 mld lekë.

Rritja vjetore e eksporteve prej 14,5 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +5,4 pikë përqindje;
  • “Tekstile dhe këpucë” me +3,4 pikë përqindje;
  • “Ushqim, pije, duhan” me +1,7 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me -0,1 pikë përqindje.

Për më shumë informacion klik këtu

Read more

Mblidhet Bordi Drejtues i Bashkimi të Prodhuesve Shqiptarë

Ditën e hënë, datë 16 prill 2018, u mblodh Bordi Drejtues i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Anëtarët e pranishëm në takim, diskutuan dhe morën vendime në lidhje me:

  • Diskutime në lidhje me organizimin e brendshëm, si dhe kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve drejtuese të shoqatës;
  • Diskutime mbi propozimet e qendrimit të shoqatës ndaj aplikimit të tarifës së koncesionarit për segmentin rrugor Milot-Morinë;
  • Diskutime në lidhje me marrëdhëniet/bashkëpunimin e shoqatës me Klubin e Prodhuesve të Kosovës;
  • Për miratimin e listës së ekspertëve të jashtëm, të cilët do të angazhohen rast pas rasti në lidhje me çështje të ndryshme që prekin prodhimin shqiptarë;
  • Për miratimin e krijimit të fondit për veprimtaritë e përgjegjësisë sociale dhe të PR të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë përgjatë vitit 2018.

[slider style=”flat” category=”Mbledhja e 10 e Bordit” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Seafood Expo Global 2018, 24 – 26 Prill 2018, Bruksel, Belgjikë

Në datat 24 – 26 prill 2018, në Bruksel, Belgjikë, do të zhvillohet Ekspozita Europiane e Prodhimeve të Detit si eventi më i madh botëror i prodhimeve të detit që mbledh këtë vit më shumë se 1,850 kompani ekspozuese nga 79 vende të botës.

Seafood Expo Global 2018 është një mundësi shumë e mirë për të takuar profesionistë të kësaj industrie dhe për të krijuar ura bashkëpunimi. Pjesëmarrësit në këtë panair do të gjejnë produktet më të mira të detit, të vëna në dispozicion në një shkallë globale.

Për më shumë informacion rreth panairit dhe pjesëmarrjes vizitoni linkun: https://www.seafoodexpo.com/global/exhibit/

Read more

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Mars 2018

Në muajin mars 2018, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Mars 2018, krahasuar me Shkurt 2018, është 0,3 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

  • Rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,18 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,45 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje secili;
  • Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje;
  • Çmimet e grupeve “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili;
  • Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Read more

Sa preken prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë nga taksa e rrugës së Kombit

Prodhuesit kanë dalë kundër pagesës së rrugës Durrës-Kukës, me argumentin se goditen në vlera të konsiderueshme eksportet shqiptare drejt Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve, z. Arben Shkodra deklaron për Ekonomix.al se qeveria ka bërë gafa me marrëveshjen koncensionare në dëm të prodhuesve dhe eksportuesve shqiptarë, pasojat e të cilave do t’i ndjejë ekonomia.

Sa preken prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë nga taksa e rrugës së Kombit?

Së pari, më lejoni të qartësoj qëndrimin dhe pozicionin e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë në këtë situatë kaotike, por edhe problematike në të njëjtën kohë. Si një organizatë, e cila është krijuar për të mbështetur prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë, ne kemi parë me shqetësim situatën e krijuar së fundmi, në lidhje me përplasjet e forta sociale, që ndodhen në rrugën Milot-Morinë, e cila ka sjellë një reagim të fortë, qoftë të qytetarëve, por edhe të sipërmarrjes në vend. Kjo situatë ka krijuar një pakënaqësi sociale të paevitueshme, por edhe vështirësi të shumta për sipërmarrjen prodhuese-eksportuese, sidomos ato që prekin tregun e Kosovës. Sipas nesh, kjo situatë do të mund të evitohej, nëse autoritetet shtetërore do të kishin aplikuar me kohë konsultimin publik, qoftë me qytetarët, por edhe me sipërmarrjen, e cila preket drejtëpërsëdrejti nga aplikimi i përcaktimeve të kontratës koncesionare.

Së dyti, konstatojmë me shqetësim një mungesë profesionalizmi në konceptimin e kontratës koncesionare, pasi përmendet vazhdimisht fjala “taksë”, ndërkohë që kjo vlerë është “tarifë”. Madje, gafa vazhdon edhe më tej, kur kësaj “takse” i shtohet edhe TVSH-ja. Kjo ka sjellë jo pak konfuzion edhe në analizën e ditëve të fundit, nëse është “taksë apo tarifë”. Siç e dimë, taksat në Republikën e Shqipërisë janë të përcaktuara qartazi në ligjin “Për Taksat Kombëtare”.

Së treti, e konsiderojmë të çuditshme sjelljen e qeverisë në lidhje me politikat e saj ekonomike, pasi në njërin krah diskutohen masat per “de-euroizimin” e tregut dhe nga ana tjetër, kjo qeveri harton, nënshkruan dhe implementon kontrata me sipërmarrës vendas në monedhën euro. Kjo sipas nesh, është çoroditëse dhe në vijim, krijon vështirësi për sipërmarrjen prodhuese-eksportuese. Më lejoni t’iu kujtoj për problematikën që vazhdon të sjellë ndryshimi i menjëhershëm i kursit të këmbimit, i cili dëmton rëndë eksportuesit shqiptarë.

Tani për t’iu kthyer pyetjes tuaj se sa preken prodhuesit-eksportuesit me Kosovën dhe rajonin, mund t’iu them, se deklaratat e ministrave të qeverisë se nuk do të ketë asnjë impakt në shkëmbimet tregtare janë krejtesisht të gabuara dhe ndoshta të papërgjegjshme.

Cilët janë sektorët që e ndjejnë më shumë?

Sipas të gjitha të dhënave tona të deritanishme, në fushën e prodhimit, sektorët më të prekur do të jenë: prodhues-eksportuesit e fruta /perimeve, tullave, çimentos, ujit në shishe. Prej më shumë se një muaji kemi marrë sinjale shqetësuese nga anëtarët tanë, sipërmarrje prodhuese-eksportuese, të cilët kishin marrë informacion në rrugë jozyrtare për vlerën që ishte përcaktuar në kontratën koncesionare për mjetet e ndryshme të transportit. Tarifa prej 45 euro për çdo udhëtim vajtje-ardhje për një eksportues, i cili transporton një mall me vlerë mbi 10.000 euro, nuk sjell ndonjë rritje domethënëse të çmimeve, me të cilat konkurrojnë produktet tona në Kosovë, ndërsa për për një eksportues, i cili transporton mallra me vlerë më poshtë se kaq, ndjeshmëria rritet dhe cmimet bëhen më pak konkurruese. Nuk duhet të harrojmë se eksportuesit tanë e kanë kapur dhe dominuar tregun e Kosovës me forcat e veta dhe duke konkurruar fuqishëm me çmime dhe cilësi ndaj produkteve serbe apo maqedonase. Nuk duhet të harrojmë se përveç problemeve të shumta në procesin e prodhimit apo të barrierave në dogana, ato nuk kanë marrë asnjëherë ndonjë ndihmë domethënëse për promovim apo mbështetje nga qeveria për të kapur tregjet e huaja.

Në rastin e produkteve si uji, tullat, çimento apo fruta-perimet, situata kthehet bllokuese, pasi do të ketë një rritje të kostos së produkteve nga 7-12% vetëm me aplikimin e tarifës. Kjo përkthehet me humbjen e menjëhershme të tregut të Kosovës dhe të rajonit për këtë grup produktesh. Disa nga fabrikat e prodhimit kanë impenjuar një kapacitet prodhues prej 30% të dedikuar vetëm për këtë treg dhe mbyllja e saj do të krijonte një precedent edhe në punësimin gjatë muajve në vijim, deri në zëvendësimin e këtij tregu me tregjet e tjera përtej rajonit.

Prodhuesit kanë dalë kundër pagesës së rrugës Durrës-Kukës, me argumentin se goditen në vlera të konsiderueshme eksportet shqiptare drejt Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve, z. Arben Shkodra deklaron për Ekonomix.al se qeveria ka bërë gafa me marrëveshjen koncensionare në dëm të prodhuesve dhe eksportuesve shqiptarë, pasojat e të cilave do t’i ndjejë ekonomia.

Sa preken prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë nga taksa e rrugës së Kombit?

Së pari, më lejoni të qartësoj qëndrimin dhe pozicionin e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë në këtë situatë kaotike, por edhe problematike në të njëjtën kohë. Si një organizatë, e cila është krijuar për të mbështetur prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë, ne kemi parë me shqetësim situatën e krijuar së fundmi, në lidhje me përplasjet e forta sociale, që ndodhen në rrugën Milot-Morinë, e cila ka sjellë një reagim të fortë, qoftë të qytetarëve, por edhe të sipërmarrjes në vend. Kjo situatë ka krijuar një pakënaqësi sociale të paevitueshme, por edhe vështirësi të shumta për sipërmarrjen prodhuese-eksportuese, sidomos ato që prekin tregun e Kosovës. Sipas nesh, kjo situatë do të mund të evitohej, nëse autoritetet shtetërore do të kishin aplikuar me kohë konsultimin publik, qoftë me qytetarët, por edhe me sipërmarrjen, e cila preket drejtëpërsëdrejti nga aplikimi i përcaktimeve të kontratës koncesionare.

Së dyti, konstatojmë me shqetësim një mungesë profesionalizmi në konceptimin e kontratës koncesionare, pasi përmendet vazhdimisht fjala “taksë”, ndërkohë që kjo vlerë është “tarifë”. Madje, gafa vazhdon edhe më tej, kur kësaj “takse” i shtohet edhe TVSH-ja. Kjo ka sjellë jo pak konfuzion edhe në analizën e ditëve të fundit, nëse është “taksë apo tarifë”. Sic e dimë, taksat në Republikën e Shqipërisë janë të përcaktuara qartazi në ligjin “Për Taksat Kombëtare”.

Së treti, e konsiderojmë të cuditshme sjelljen e qeverisë në lidhje me politikat e saj ekonomike, pasi në njërin krah diskutohen masat per “de-euroizimin” e tregut dhe nga ana tjetër, kjoqeveri harton, nënshkruan dhe implementon kontrata me sipërmarrës vendas në monedhën euro. Kjo sipas nesh, është coroditëse dhe në vijim, krijon vështirësi për sipërmarrjen prodhuese-eksportuese. Më lejoni t’iu kujtoj për problematikën që vazhdon të sjellë ndryshimi i menjëhershëm i kursit të këmbimit, i cili dëmton rëndë eksportuesit shqiptarë.

Tani për t’iu kthyer pyetjes tuaj se sa preken prodhuesit-eksportuesit me Kosovën dhe rajonin, mund t’iu them, se deklaratat e ministrave të qeverisë se nuk do të ketë asnjë impakt në shkëmbimet tregtare janë krejtesisht të gabuara dhe ndoshta të papërgjegjshme.

Cilët janë sektorët që e ndjejnë më shumë?

Sipas të gjitha të dhënave tona të deritanishme, në fushën e prodhimit, sektorët më të prekur do të jenë: prodhues-eksportuesit e fruta /perimeve, tullave, cimentos, ujit në shishe. Prej më shumë se një muaji kemi marrë sinjale shqetësuese nga anëtarët tanë, sipërmarrje prodhuese-eksportuese, të cilët kishin marrë informacion në rrugë jozyrtare për vlerën që ishte përcaktuar në kontratën koncesionare për mjetet e ndryshme të transportit. Tarifa prej 45 euro për cdo udhëtim vajtje-ardhje për një eksportues, i cili transporton një mall me vlerë mbi 10.000 euro, nuk sjell ndonjë rritje domethënëse të cmimeve, me të cilat konkurrojnë produktet tona në Kosovë, ndërsa për për një eksportues, i cili transporton mallra me vlerë më poshtë se kaq, ndjeshmëria rritet dhe cmimet bëhen më pak konkurruese. Nuk duhet të harrojmë se eksportuesit tanë e kanë kapur dhe dominuar tregun e Kosovës me forcat e veta dhe duke konkurruar fuqishëm me cmime dhe cilësi ndaj produkteve serbe apo maqedonase. Nuk duhet të harrojmë se përvec problemeve të shumta në procesin e prodhimit apo të barrierave në dogana, ato nuk kanë marrë asnjëherë ndonjë ndihmë domethënëse për promovim apo mbështetje nga qeveria për të kapur tregjet e huaja.

Në rastin e produkteve si uji, tullat, cimento apo fruta-perimet, situata kthehet bllokuese, pasi do të ketë një rritje të kostos së produkteve nga 7-12% vetëm me aplikimin e tarifës. Kjo përkthehet me humbjen e menjëhershme të tregut të Kosovës dhe të rajonit për kët grup produktesh. Disa nga fabrikat e prodhimit kanë impenjuar një kapacitet prodhues prej 30% të dedikuar vetëm për këtë treg dhe mbyllja e saj do të krijonte një precedent edhe në punësimin gjatë muajve në vijim, deri në zëvendësimin e këtij tregu me tregjet e tjera përtej rajonit.

A do të ketë ndikimi edhe tek importet e Kosovës drejt Shqipërisë?

Në lidhje me efektin që do të sjellë në importet e Kosovës në Shqipëri, mund t’iu them se jemi në kontakt të vazhdueshëm me Klubin e Prodhuesve të Kosovës, të cilët janë mjaft të shqetësuar për këtë situatë, por edhe për efektet që do të prodhojë kjo politikë publike tashme e koncesionuar. Sipas tyre, tarifat që do të fillojnë te aplikohen sipas kontratës koncesionare, janë bllokuese për importet e tyre dhe si fillim, do të sillnin rritje të cmimeve dhe më pas, humbje të tregut shqiptar për to. Më lejoni t’iu kujtoj përpjekjet e vazhdueshme që të dy Klubet e Prodhuesve kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për krijimin e lehtësirave, qoftë fiskale, tarifore, por edhe procedurale me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve dhe hartimin e një strategjie të përbashkët për t’u qasur ndryshe në Zonën Ekonomike Rajonale.

Në lidhje me efektin që do të sjellë në importet e Kosovës në Shqipëri, mund t’iu them se jemi në kontakt të vazhdueshëm me Klubin e Prodhuesve të Kosovës, të cilët janë mjaft të shqetësuar për këtë situatë, por edhe për efektet që do të prodhojë kjo politikë publike tashme e koncesionuar. Sipas tyre, tarifat që do të fillojnë te aplikohen sipas kontratës koncesionare, janë bllokuese për importet e tyre dhe si fillim, do të sillnin rritje të cmimeve dhe më pas, humbje të tregut shqiptar për to. Më lejoni t’iu kujtoj përpjekjet e vazhdueshme që të dy Klubet e Prodhuesve kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për krijimin e lehtësirave, qoftë fiskale, tarifore, por edhe procedurale me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve dhe hartimin e një strategjie të përbashkët për t’u qasur ndryshe në Zonën Ekonomike Rajonale.

Read more