info@prodhuesit.org

“INTERPOMA 2018”, 15-17 Nëntor 2018, Bolzano, Itali

Më datat 15-17 nëntor 2018, në Bolzano Itali, do të zhvillohet aktiviteti “INTERPOMA 2018”. Ky aktivitet është një event tregtar për kultivimin, ruajtjen dhe marketingun e mollës. Kjo është ngjarja e vetme që synon të paraqesë gjithë zinxhirin e procesit të mollës nga kultivimi, magazinimi dhe deri te marketingu për një audiencë ndërkombëtare. Interpoma do të shfaqë gjithë varietetet e mollës, cilësitë e reja, makineritë dhe pajisjet e prodhimit.

Interpoma është shumë më tepër se një vitrinë për të reklamuar mollët, e cila ka të bëjë me ndarjen e mendimeve, shkëmbimeve të botës së industrisë, hulumtimeve, inovacionit dhe në veçanti rrjeteve dhe rrjetëzimit për sektorin e mollës.

Për më shumë informacion vizitoni linkun: http://www.fierabolzano.it/interpoma/en/

Read more

DPT u bën thirrje tatimpaguesve që të dorëzojnë deklaratën e pagesës së Tatim Fitimit për vitin 2017

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, u bën thirrje tatimpaguesve, të cilët akoma nuk kanë dorëzuar deklaratën e pagesës së Tatim Fitimit për vitin 2017, të marrin të gjitha masat për ta përmbushur këtë detyrim. Nëse kjo deklaratë nuk dorëzohet, nga ana e Administratës Tatimore këta tatimpagues do të konsiderohen me risk dhe do t’i nënshtrohen kontrolleve e investigimeve të vazhdueshme deri në dorëzimin përfundimtar të saj.

Bazuar në analizën e të dhënave, për vitin 2017 rezulton se janë 23,182 tatimpagues të cilët kanë detyrimin për të dorëzuar pranë Administratës Tatimore deklaratën e pagesës së Tatimit mbi Fitimin. Nga këta 21,652 ose rreth 93.4% e totalit e kanë përmbushur tashmë këtë detyrim.

Për 1,528 tatimpagues, të cilët nuk kishin dorëzuar këtë deklaratë, sipas legjislacionit në fuqi nga organet tatimore u bë rivlerësimi automatik për detyrimet që ata duhet të paguajnë për 2017-ën. Nga këta tatimpagues që kishin rivlerësim automatik, 54 dorëzuan deklaratën e tyre për vitin 2017.

Read more

Mbi marrjen e masave mbi fenomenin e zhvlerësimit të kursit të këmbimit të valutës së huaj

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë i ka dërguar së fundmi një letër Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, z. Arben Ahmetaj dhe për dijeni Kryeministrit Edi Rama, ku shpreh shqetësimin për rënien e shpejtë të euros në tregun e brendshëm, që po shkakton humbje të mëdha tek eksportuesit dhe disa segmente të industrisë prodhuese. Nëse euro do të vazhdojë nënçmimin, kjo do të shoqërohet me rënie të fitimeve që do të sjellin më pak invesatime dhe vende pune. Prodhuesit kërkojnë që të bëhet një analizë e thelluar në mënyrë që të gjenden shkaqet reale të rënies së saj të fortë.

Në letër thuhet:

“Nisur nga shqetësimet e marra nga industritë prodhuese-eksportuese shqiptare, mbi fenomenin që po përballen muajt e fundit si pasojë e ndryshimit të pakontrolluar dhe të shpejte të kursit të këmbimit të valutës së huaj, lind nevoja emergjente që ky shqetësim madhor të merret seriozisht në konsideratë nga institucionet shtetërore dhe në veçanti nga ministria Juaj.

Nga analizat e kryera përgjatë gjithë kësaj kohe mbi kompanitë prodhuese-eksportuese të disa sektorëve, vihet re se ky fenomen ka prekur drejtpërdrejt fitimin e eksportuesit duke i nxjerrë kompanitë me humbje, për ketë arsye nuk mund të qëndrohet më në pasivitet për këtë çrregullim të tregut valutor.

Ndryshimi i kursit gjatë këtij 4 mujori për vitin 2018, është i papritur dhe mjaft shqetësues për prodhuesit. ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë për të rikthyer stabilitetin e kursit të këmbimit dhe nuk kemi informacion se çfarë do të ndodhe më tej.

Nëse kursi i këmbimit do të ndjekë të njëjtin ritëm në muajt në vazhdim, sipërmarrjet prodhues-eksportues do të rezultojnë me një fitim të përgjysmuar, çka do të thotë mungesë investimesh, mungesë rritje pagash, ulje të punësimit, etj.. Qeveria duhet të ketë kujdes në çdo politikë publike që ndërmerr, me qëllim që të sigurojë prodhuesit shqiptarë, që nuk do të ketë ndikim negativ në konkurrueshmërinë e produkteve “Made in Albania”. Aq më tepër edhe në kuadër të nismave rajonale për një ekonomi të përbashkët të Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë u bën thirrje Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për ngritjen e menjëhershme të një grupi pune për analizimin e kësaj situate, si dhe marrjen e masave për të ndaluar zhvIerësimin e monedhës së huaj në vend”, përfundon letra

Z. Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve tha për Monitor se ata kërkojnë të gjendet shkaqet dhe arsyet që kanë çuar në zhvlerësimin e lartë të euros, pasi nuk ka një shpjegim të logjikshëm zyrtar të asaj që po ndodh. Rritja ekonomike nuk vlerësohet në nivele aq të larta sa të justifikojë këtë forcim të lekut, pohoi ai. Prodhuesit nuk kanë marrë ende një përgjigje nga ministri Ahmetaj.

Euro ka hyrë në një trajektore rënëse në tregun e brendshëm që në gjysmën e dytë të vitit 2016, duke zbritur në 136 lekë në dhjetor, nga niveli prej 140 lekësh që ishte stabilizuar në periudhën 2010-2015. Tkurrja vijoi edhe përgjatë vitit 2017, ku euro e mbylli vitin me një mesatare prej 134 lekësh. Më i fortë ka qenë nënçmimi në muajt e parë të këtij viti, ku ditët e fundit euro zbriti nën 127 lekë, niveli më i ulët që nga shkurti i vitit 2009. Rënia e monedhës së përbashkët ka tërhequr dhe dollarin, i cili ka zbritur në 106 lekë, nga gati 130 lekë që ishte në fillim të vitit 2017.

 

Read more

“Të blejmë nga Ballkani”, 19 qershor 2018, Frankfurt, Gjermani

Më datë 19 qershor 2018, në Frankfurt, Gjermani, do të zhvillohet aktiviteti i takimeve B2B “Të blejmë nga Ballkani”, organizuar nga Shoqata për industrinë (BME Bundesverb and Materialëirtschaft Einkauf und Logistik e.V) dhe Dhoma Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK).

Për të bërë të mundur pjesëmarrjen e bizneseve shqiptare në këtë format takimi, kërkohen profile kompanish shqiptare që kanë kapacitet prodhues, eksportues dhe janë të afta tu shesin produktet e tyre 65 kompanive të përzgjedhura gjermane, të cilat operojnë në Gjermani në fushën e ndërtimit të makinerive, industrisë automotive, aeronautike, sistemeve energjetike, valvulave industriale, interior, mobilje, materiale plastike, elektronike etj.

Ky aktivitet do të bëjë të mundur rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve si dhe nxitjen e eksporteve.

Përzgjedhja e firmave „Shitëse“ nga rajoni i Ballkanit do të bëhet nga vetë kompanitë gjermane „Blerëse“ pjesëmarrëse në këtë iniciativë.

Për më shumë informacion, mund të gjeni në linkun këtu

Read more

Indeksit i çmimeve të konsumit, prill 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin prill 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,1 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2018, krahasuar me Mars 2018, është -0,5 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

  • Rritja vjetore e çmimeve për muajin prill 2018, është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,2 pikë përqindje;
  • Grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,52 pikë përqindje;
  • Grupi “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje;
  • Grupi “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Transporti” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje secili.
  • Grupi “Argëtim dhe kulturë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili.
  • Grupi “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili;
  •  Grupi “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje.

Për më shumë informacion klik këtu

Read more

Propozimet e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë mbi çështjen e tarifës së koncesionarit për segmenti rrugor Milot-Morinë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në mënyrë të vazhdueshme ka zhvilluar tryeza teknike në lidhje me problematikat e krijuara nga aplikimi i tarifës së koncesionarit për segmentin rrugor Milot-Morinë, me grupet e interesit që përfaqësojnë një grup kategorish të produkteve shqiptare. Këto shoqëri kanë shprehur dhe kanë analizuar problemet dhe kostot që shkaktohet nga kjo tarifë për eksportuesit, si dhe ndikimin që do të ketë me konkurrueshmërinë e produkteve me vendet e rajonit.

Në vijim të komunikimeve dhe pas takimit të parë të zhvilluar me grupin negociues përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë del me disa propozime zyrtare mbi çështjen e tarifës së koncesionarit për segmenti rrugor Milot-Morinë, për të gjetur një zgjidhje sa më të favorshme që çon në përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë të produkteve shqiptare:

  1. Kërkojmë shtyrjen e afatit të implementimit të tarifës më datë 1 shtator 2018;
  2. Kërkojmë të ketë një rishikim në ulje të tarifës për kamionet, duke u bazuar në bileta ditore në tarifën 16 euro, vajtje-ardhje, 24 orë;
  3. Të jemi pjesë e vazhdueshme e tryezave negociuese mbi çështjen e tarifës së koncesionarit për segmenti rrugor Milot-Morinë, deri në përfundim të kënaqshëm për të dyja palët.
Read more

Panairi “Pack Expo”, 16-19 maj 2018, Bukuresht, Rumani

Më datat 16-19 maj 2018, në Bukuresht, Rumani, do të zhvillohet ekspozita “Pack Expo”, një nga ekspozitat më të mëdha tregtare dedikuar prodhuesve dhe furnizuesve të pajisjeve të paketimeve. Në këtë ekspozitë 31% e kompanive që do të marrin pjesë janë nga 14 shtete të ndryshmë nga e gjithë bota. Shqipëria do të përfaqësohet nga shoqëria LBL Pack Shpk, e cila merret me prodhimin e vasketave të aluminit me dimensione të ndryshme dhe për përdorime të shumëllojshme, si për përdorim ushqimor në sektorë të tillë si: restorante, fast food, catering, furrë buke, pastiçeri, take aëay, etj.

Shoqëria LBL Pack, përdor ekskluzivisht lëndë të para (alumin) me prejardhje nga vendet e Bashkimit Evropian, rregullisht të pajisur me të gjitha çertifikimet e cilësisë dhe parametrat e sigurisë duke garantuar konsumatorin final për cilësinë e lendës së parë. Fabrika ka një kapacitet prodhues në cikël të plote prej mbi 200.000 copë vasketa alumini në ditë, duke plotësuar gjithë nevojat e tregut vendas dhe më gjerë për furnizim me vasketa alumini për përdorim ushqimor.

Nëse jeni të interesuar për pjesëmarrje në këtë panair, vizitoni linkun këtu

Read more

“Startup – Inovacioni – E ardhmja”

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, si një nga anëtarët themelues të “Innovation Hub”, mori pjesë në takimin që u zhvillua gjatë ditës së sotme, datë 2 maj 2018, me temë “Startup – Inovacioni – E ardhmja”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, drejtuar nga znj. Mirlinda Karçanaj.

Në takimin joformal, ku u njoftua që brenda fundit të qershorit “Innovation Hub” do të vijë me një funksion dhe ambient krejt të ri, u fol kryesisht për nevojat e startup-eve në Shqipëri, hartimin e një plani efikas për veprimtarinë dhe përdorueshmërinë e qendrës, angazhimin e industrive prodhuese për të mbështetur start up-et dhe inovacionin, por edhe për nismat ligjore që janë duke u hartuar për t’i bërë startup-et shqiptare më të sigurta dhe më të qëndrueshme brenda dhe jashtë vendit.

Në aktivitet ishin të ftuar, z. Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, znj. Vilma Tomço nga Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, drejtuesja e “Innovation Hub”, znj. Ada Ilia, përfaqësues të kompanive të suksesshme, si “Microsoft”, përfaqësues të startup-eve të konsoliduara në treg dhe të atyre që pritet të kenë impakt në të ardhmen.

Z. Shkodra bëri më dije se tashmë ka nisur hartimi i legjislacionit përkatës, duke përmendur se në shumë aspekte ekipet hartuese të nismës ligjore i janë referuar vendeve më të zhvilluara europiane. Ai prezantoi një pjesë të shkurtër të punës së bërë deri tani, ndërsa ftoi të pranishmit që të jepnin kontributin e tyre duke sugjeruar konkretisht propozime, për të cilat shprehu mbështetjen se do të shihen me përparësi për të qenë pjesë e pikave në projektligjin specifik.

Në fund të aktivitetit, të pranishmit hodhën ide dhe propozime për misionin e ri që duhet të ketë “Innovation Hub”, për funksiomin efikas koherent të tij, për mbështetje të vazhdueshme nga ana e institucioneve shtetërore etj.

[slider style=”flat” category=”Startup” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more