Mbledhja e parë e Bordit Drejtues për vitin 2019

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka zhvilluar mbledhjen e parë të Bordit Drejtues për këtë vit, në të cilën u diskutua mbi raportin e aktivitetit për vitin 2018, aktivitetet e parashikuara për 2019, propozime për ndryshime statutore, diskutime mbi matricën e problematikave për vitin 2019, etj.

Në takim ishte i ftuar të merrte pjesë dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi. Z. Shalsi u njoh më nga afër me disa nga prodhuesit më në zë vendas pjesë të bordit të kësaj organizate, si dhe me problematikat e shumta që hasin këta prodhues, si mos zbatimi i vazhdueshëm i ligjit të konsultimit publik paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhë nënligjore, kostot e energjisë elektrike, problemet me procedurat e rimbursimit të TVSH-së, mbi taksat doganore të lëndëve të para, etj

 

[slider style=”flat” category=”bordi” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Prodhuesit të alarmuar nga ndryshimet mbi taksën e lëndës së parë

Nisur nga shqetësimet e shprehura dhe nga problematikat që kanë sjellur ndryshimet e fundit të paketës fiskale 2019, në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për Taksat Kombëtare”, të ndryshuar, dhe më konkretisht për taksën e lëndës së parë të importuar që përdoret për prodhimin, që hyri në fuqi në janar të këtij viti, prodhuesit shqiptarë vihen përballe një rrisku të madh në aspektin ekonomik-financiar të subjekteve të tyre duke çuar deri në mbyllje të aktiviteteteve të tyre prodhuese.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë pas tryezave teknike të zhvilluara me disa nga anëtarët në lidhje me ketë çështje dhe pasi ka analizuar situatën dhe efektet ekonomike –financiare dhe sociale që ka shkaktuar ky ndryshim i ligjit tek prodhuesit vendas, zhvilloi sot një tryezë diskutimi në të cilën morën pjesë subjekte nga fusha të ndryshme të industrisë së prodhimit, si prodhues të ambalazheve plastike, prodhues të materialeve të ndërtimit, bojra, polisterol, prodhues të tubave elektrike, kuti elektrike, aksesorë elektrikë, prodhues të guarnicioneve për dyer dhe dritare, prodhues të aluminit dhe plastikës, hekurit dhe nënprodukteve të tyre, prodhues të çizmeve dhe sandaleve plastike, prodhues tubash, etj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Gjatë mbledhjes subjektet treguan mbi dëmet ekonomike që u janë shkaktuar nga ndryshimi i ligjit, ulja e prodhimit vendas, ulja e eksporteve, shkurtimet e vendeve të punës deri në mbyllje të aktivitetit. Njëzëri prodhuesit u shprehën se me ndryshimet e këtij ligji goditen prodhuesit vendas dhe favorizohet importi. Ata kërkojnë nga instancat ligjvënëse rikthimin e ligjit të mëparshëm dhe taksa të shkojë 0.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë do të dalë së shpejti me një dokument zyrtar ku do të analizohen dhe do të jepen kostot dhe dëmet që u shkaktohen këtyre subjekteve, humbjet e miliona euro-ve investime, humbjet e vendeve të punës, uljet e prodhimit vendas, që automatikisht shkakton dhe një dëm ekonomik për vendin tone, si dhe kërkesa e propozime ndaj qeverisë për rishikimin e ligjit.

[slider style=”flat” category=”Taksa Kombëtare” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Prodhuesit, sfidat për vitin 2019 nuk janë të pakta

Flet Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë

Në vitin 2019, industria përpunuese dhe prodhuese në vend do të ndikohet nga disa faktorë. Së pari, për shkak se do të jetë vit elektoral, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë nuk e pret me rritje, sipas Arben Shkodrës, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Paketa Fiskale 2019 ka sjellë disa lehtësi te prodhuesit shqiptarë. Në tregun e Kosovës është krijuar një hapësirë e re për eksportuesit, për shkak të taksës mbi prodhimet serbe dhe boshnjake.

Si e parashikoni vitin 2019 për industrinë përpunuese dhe prodhuese në vend?

Për vitin 2019, ecuria e industrisë përpunuese dhe prodhuese në vend do të ndikohet nga disa faktorë. Së pari, dua të përmend ndryshimet në Paketën Fiskale për vitin 2019 që do të lehtësojnë industrinë prodhuese, si ligji për TVSH-në dhe rregullimi i industrisë së plastikës në vend.
Në Paketën Fiskale 2019, furnizimi i shërbimit të përpunimit të mallrave joshqiptare të destinuara për t’u rieksportuar, të kryera nga nënkontraktorët për llogari të shoqërisë së përpunimit aktiv që e ka kontraktuar, është propozuar që të përjashtohet nga TVSH-ja.

Aktualisht, ky furnizim është i tatueshëm me shkallën standarde 20%, ndërsa më herët ka qenë i përjashtuar nga TVSH-ja. Kjo do të ndihmojë kompanitë që operojnë në sektorin fason në vend, të cilat kanë pasur një problematikë të vazhdueshme për shkak të TVSH, edhe për pagesat që ndikonin drejtpërdrejt në likuiditetet e kompanive, por edhe te vonesat në rimbursimin e saj.

Së dyti, do të përmendja si ndryshim pozitiv rregullimin me ligj të industrisë së plastikës. Në Paketën Fiskale 2019 është propozuar një nivel i ri për taksën që aplikohet mbi produktet e plastikës. Niveli i ri i taksës që do të aplikohet mbi produktet e plastikës do të jetë 35 lekë/kg, pra sa 1/3 e nivelit ekzistues (prej 100 lekë/kg).

Cilat do të jenë sfidat për vitin e ardhshëm për prodhuesit shqiptarë?

Për vitin 2019, sfidat për industrinë prodhuese nuk janë të pakta. Mendoj se duhet të lehtësohet barra fiskale për prodhuesit, me argumentin se prodhuesit nuk mund të ketë të njëjtën faturë, sikurse bizneset importuese apo ato që operojnë në sektorin e ndërtimit. Në Serbi dhe në Kosovë aplikohen për prodhuesit të njëjtat çmime energjie si për konsumatorët familjarë.

Një ndër objektivat që ka për vitin e ardhshëm Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë është ndryshimi i Kodit Doganor dhe ndryshimi i Kodit të Punës. Presim që të përmirësohet mjedisi i biznesit për startup-et dhe bizneset në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Bashkimi i Prodhueseve nuk e parashikon me rritje vitin 2019. Ne gjykojnë se, duke qenë një vit elektoral, klima politike do të krijojë një lloj stanjacioni në ekonomi. Së fundmi, shifrat e konsumit nuk kanë qenë edhe aq optimiste dhe është reflektuar rënia e tij.

Për sa u përket eksporteve, prodhuesit janë në pritje se si do të vijojnë bisedimet me Serbinë dhe nëse do të arrihet një marrëveshje. Varet se si do të qasen bizneset eksportuese shqiptare ndaj kësaj hapësire që do të krijohet në tregun e Kosovës. Një tjetër sfidë për bizneset eksportuese në vend është nënçmimi i monedhës euro. Zhvlerësimi i euros i ka bërë prodhuesit shqiptarë më pak konkurrues në rajon, duke qenë se prodhimet shqiptare bëhen më të shtrenjta për tregun jashtë.

 

Intervistë e marrë nga Monitor.

Read more

Zgjidhet Kryetari i ri i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë

Pas zgjedhjeve të fundit të kryesisë së Bordit Drejtues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, në krye u zgjodh z. Sokol Kraja.

Sokol Kraja është themeluesi dhe CEO i kompanisë “CAPITAL RESOURCES” sh.p.k (KRACO). Z. Kraja është spikatur si një nga prodhuesit më në zë të vendit tonë që mbart një histori suksesi në fushën e industrisë së prodhimit që prej vitin 1997, në tregun vendas por dhe atë rajonal. KRACO është kompani prodhuese, lider në Shqipëri në prodhimin e përgatitjeve për pije të ngrohta, përgatitjeve për pije të ftohta si edhe përgatitjeve për ëmbëlsira. Kompania Kraco prodhon 77 artikuj të ndryshëm ushqimorë të cilat përdoren gjerësisht në të gjitha kanalet e shitjes: Horeca, Retail, B2B dhe është prodhuesi i vetëm në tregun shqiptar dhe rajon i një portofoli të tillë produktesh.

Read more

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Dhjetor 2018

Sipas të dhënave zyrtrare të INSTAT, në muajin Dhjetor 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,4 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,9 %;
  • “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 %;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5 %, etj.

Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” shënuan ulje respektivisht me 0,7 % dhe 0,1 %.

Rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2018 është 1,8 %.

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2018 është 1,8 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,1 %, vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Hotele, kafene dhe restorante”, pasuar nga grupet:

  • “Argëtim dhe kulturë”, me 2,4 %;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6 %;
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %, “Transporti” me 0,9 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 1,1 %, pasuar nga “Shëndeti” me 0,4 % dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,3 %.

Për më shumë klikoni materialin

Read more

Tregtia e Jashtme, Dhjetor 2018

Në muajin Dhjetor 2018 eksportet e mallrave ulen me 20,5 %, në krahasim me një muaj më parë dhe një ulje prej 1.7 % me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë.

Importet e mallrave u rritën me 6,9 %, në krahasim me një muaj më parë dhe u ulën me 1,3 % në krahasim me një vit më pare. Importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 38 mld lekë, duke u ulur me 1,0 %, krahasuar me Dhjetor 2017 dhe rritur me 32,6 %, në krahasim me Nëntor 2018.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve

Ulja vjetore e eksporteve prej 1,7 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Tekstile dhe këpucë” me -2,1 pikë përqindje;
  • “Prodhime druri dhe letre” me -0,5 pikë përqindje;
  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,4 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi:

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +0,9 pikë përqindje.

Për më shumë klikoni raportin e plotë.

 

Read more

“Agro-Tech Expo & Forum 2019″, Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Agroteknikës

Në datat 15-16 Mars 2019, do të organizohet Edicioni i II-të, “Agro-Tech Expo & Forum 2019″- Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Agroteknikës.

Ky organizim fton në një platformë komunikimi biznesi aktorët më të rëndësishëm kombëtare dhe ndërkombëtarë në fushat e bujqësisë, agropërpunimit dhe agroteknikës. Në vijim të eksperiencës së edicionit të parë, Agro-Tech Expo & Forum 2019, do të krijojë të gjitha kushtet optimale për realizimin me sukses të komunikimit si nëpërmjet ekspozimeve ashtu edhe të takimeve të biznesit me qëllim prezantimin e kompanisë, produkteve edhe shërbimeve, krijimin e partneriteteve, si dhe të marrjes së informacionit të përditësuar me të rejat më të fundit nga teknologjia dhe zhvillimet e politikave. Në edicionin e parë Agro-Tech bëri pjesë të platformës rreth 60 biznese shqiptare dhe të huaja dhe rezultoi një edicion i suksesshëm dhe i pranuar gjerësisht nga sektori. Në edicionin e dytë pritet të dyfishohet interesi në drejtim të pjesëmarrjes dhe vizitorëve jo vetëm nga Shqipëria, por rajoni e më gjërë.

Agro-Tech Expo & Forum 2019, falë vëmendjes ndërkombëtare, nëpërmjet aktiviteteve të organizuara, forumit dhe workshopeve do t’u ofrojë sipërmarrësve shqiptarë dhe të rajonit të Ballkanit mundësi njohjeje dhe penetrimi drejt tregjeve të reja, shkëmbime dhe ndarje të eksperiencave, kontakte të vlefshme, informacione  dhe pse jo edhe mundësi reale për ridimensionimin e biznesit në nivele më të larta.

Bujqësia është dhe do të mbetet një nga sektorët me potencial të lartë zhvillimi në vendin tonë duke qënë burimi kryesor i të ardhurave dhe punësimit veçanërisht në zonat rurale të vendit. Ky sektor siguron rreth 20% të PBB-së dhe 38,2% të punësimit total. Pra, objektivi i këtij panairi është krijimi i një mjedisi të përshtatshëm dhe tërheqës për të gjithë ekspozuesit, për të promovuar me sukses produktet dhe kompanitë e tyre, për të krijuar partneritete dhe për të marrë informacion mbi skemat e reja mbështetëse dhe zhvillimet më të fundit në teknologjinë agrare.

Për informacione më të detajuar, lutemi të shihni broshurën.

Read more

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Dhjetor 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2018 është 1,8 %. Edhe një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2018, krahasuar me nëntor 2018, është 1,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,10 pikë përqindje;
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me nga +0,45 pikë përqindje;
  •  “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje;
  •  “Transporti” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje;
  •  “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje;
  •  “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje;
  •  “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje;
  •  “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili;
  • “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,06 pikë përqindje;
  •  “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.

Për më shumë klik linkun këtu

Read more

Sot më datë 10 janar 2019, afati i fundit për deklarimin e librave, për tatimpaguesit e vegjël me TVSH

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve të biznesit të vogël me qarkullim 2-5 milionë lekë, se data 10 janar 2019, është afati i fundit i deklarimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes për periudhat tetor- nëntor- dhjetor 2018.

Ky është një detyrim që nuk mbart asnjë penalitet, por që duhet të përmbushet nga ana e tatimpaguesve sepse këto të dhëna përbëjnë  bazën për plotësimin e mëtjeshëm të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.

Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të Librit të Shitjes dhe Blerjes, mund të klikoni linkun: https://bit.ly/2Kj30HM

Gjithashtu mund të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore (13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve, ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore.

Read more

Produkti i Brendshëm Bruto, T3 – 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2018 në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2017, vlerësohet me rritje prej 4,48 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2017.

Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët:

  • Industria, Energjia dhe Uji me +1,71 pikë përqindje;
  • Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,12  pikë përqindje;
  • Ndërtimi me +0,48 pikë përqindje;
  • Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,35 pikë përqindje;
  • Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,28 pikë përqindje;
  • Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,12 pikë përqindje;
  • Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,09 pikë përqindje;
  • Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,07 pikë përqindje;
  • Arte, argëtim dhe çlodhje dhe Aktivitete të tjera shërbimi me +0,02 pikë përqindje;

Negativisht kontribuoi aktiviteti:

  • Informacionit dhe Komunikacionit me -0,18 pikë përqindje;
  • Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,40 pikë përqindje.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 1,09%.

Për më shumë klikoni këtu.

 

Read more