Mbledhja e parë e Asamblesë për vitin 2019

Zhvillohet mbledhja e parë e Asamblesë së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë për vitin 2019, drejtuar nga Kryetari z. Sokol Kraja. Në mbledhje u diskutua mbi aktivitetin e shoqatës për vitin 2019, çështjet dhe problematikat të trajtuara nga anëtarët e shoqatës, ndryshime statutore, miratimi i bilancit për vitin 2018, etj.

Një vëmendje e veçantë ju kushtua dhe anëtarëve të rinj që iu bashkuan këtij grupimi dhe që përfaqësojnë fusha të ndryshme të veprimtarisë prodhuese.

[slider style=”flat” category=”Mbledhja 1 e Asamblesë 2019″ orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Produkti i Brendshëm Bruto, T4 – 2018

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2018 vlerësohet me rritje prej 3,10 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2017.

Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët:

  • Industria, Energjia dhe Uji me + 1,11 pikë përqindje,
  • Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,58 pikë përqindje,
  • Ndërtimi me + 0,29 pikë përqindje,
  • Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,21 pikë përqindje,
  • Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,18 pikë përqindje,
  • Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me + 0,16 pikë përqindje,
  • Informacioni dhe Komunikacioni me +0,15 pikë përqindje,
  • Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me + 0,09 pikë përqindje,
  • Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,01 pikë përqindje.

Negativisht kontribuoi aktiviteti:

  • Art, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi me -0,27 pikë përqindje.
  • Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,58 pikë përqindje.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,57%.

Për më shumë klikoni raportin e plotë.

Read more

Informacion mbi Komitetin e Integrimit Rajonal dhe BE-së

Komiteti i Integrimit Rajonal dhe BE-së merret me:

– Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), zbatimi i axhendës nga qeveria për të kontribuar më tej në rritjen ekonomike, zbatimin e politikave në fushat kyçe që lidhen me tregtinë dhe investimet.

– MAP REA WB6 (Zona ekonomike rajonale e ballkanit perendimore);

– Marrëveshje bilaterale të tregtisë së lirë me vendet e Evropës dhe Turqinë si dhe vendet e tjera që shihen me  interes për prodhuesit vendas për shkëmbime tregtare.

– Përfshirja e prodhuesve vendas në procesin e negociatave me BE, përfshirja e komunitetit të biznesit në dialogun e negociatave, si dhe krijimin e tryezave permanente me biznesin.

Ky komitet është i përbërë nga:

Kryetar:            Z. Arben Shkodra

Anëtar:             Z. Zef Shtjefni

Anëtar:             Znj. Mimoza Emanuels

Anëtar:             Z. Nesti Tarusha

Anëtar:             Z. Dionis Teqja

 

Read more

Informacion mbi Komitetin e Konkurrueshmërisë, Tregtisë, Promovimit

Komiteti i Konkurrueshmërisë, Tregtisë, Promovimit merret me politikat lehtësuese që ndërmerr qeveria ndaj konkurrueshmërisë, tregtisë brenda dhe jashtë vendit si dhe promovimi i produkteve “Made in Albania”.

Ky komitet është i përbërë nga:

Kryetar:         Z. Vullnet Haka

Anëtar:          Z. Reshat Mansaku

Anëtar:         Z. Bardhyl Balteza

Anëtar:         Z. Bardhyl Balteza

Anëtar:         Z. Gëzim Çekrezi

Anëtar:         Z. Charles Bouri

Anëtar:         Z. Thanas Siveri

Anëtar:         Z. Zef Shtjefni

Read more

Informacion mbi Komitetin e Legjislacionit, Taksave dhe Procedurave

Komiteti i Legjislacionit, Taksave dhe Procedurave merret me shqyrtimin e legjislacionit shqiptar dhe përputhueshmërinë me direktivat dhe legjislacionin e BE-së. Me taksat, akcizat dhe tarifat vendore si dhe procedurat që autoritet publike ndërmarrin ndaj prodhuesve.

Ky komitet është i përbërë nga:

Kryetar:           Z. Sokol Kraja

Anëtar :           Z. Luan Leka

Anëtar :           Z. Vullnet Haka

Anëtar :           Z. Tom Beruka

Anëtar :           Z. Mario Bracci

Anëtar :           Z. Thanas Siveri

Read more

Informacion mbi Komitetin e Përputhshmërisë Statutore dhe Etikës

Komiteti i Përputhshmërisë Statutore dhe Etikës merret me verifikimin e veprimtarisë organizative të shoqatës në përputhje me statutin, mbi zbatueshmërinë me rigorozitet të vendimeve të marra nga anëtarët e bordit dhe asamblesë. Mbi kontributin dhe angazhimin e çdo personi që përfshihet në strukturën organizative të shoqatës dhe të çdo anëtari, si dhe plotësimin e etikës profesionale, komunikative, etj.

Ky komitet është i përbërë nga:

Kryetar:           Z. Bardhyl Balteza

Anëtar:            Z. Iljaz Mehmeti

Anëtar:            Znj. Mimoza Emanuels

Read more

Festivali i Ushqimit dhe Pijeve, 10 -12 Maj 2019, Tiranë

Do të mbahet në datat 10-12 Maj 2019 Edicioni i 4rt, i Festivalit të Ushqimit dhe Pijeve i organizuar nga Expocity Albania. Ky aktivitet fton në një platformë të përbashket aktorët më të rëndësishëm të vendit, rajonit dhe më gjerë.

Festivali i Ushqimit dhe Pijeve 2019 vjen në këtë edicion të 4rt, me fokus për të vendosur në qëndër të vëmendjes, zhvillimet më të fundit në industrinë ushqimore dhe të pijeve duke ju ofruar të gjitha shoqërive që operojnë në treg, mundësinë e promovimit të produkteve dhe shërbimeve të tyre. Risitë në industrinë ushqimore dhe atë të pijeve, siguria ushqimore, promovimi i vlerave të kulinarise etj, do të jenë kryefjala e këtij organizimi. Ky event do të zhvillohet nën moton “Provo, Shijo, Gëzo”, duke u shndërruar në eventin më të rëndësishëm të promovimit të industrisë ushqimore dhe të pijeve.

Festivali i Ushqimit dhe Pijeve 2019 do të ofrojë jo vetëm një platformë ekspozimi, por gjithashtu edhe mundësinë e organizimit të live show me degustime nga shefa të njohur të kuzhinës, si ndjekja nga afër e kuzhinierëve dhe bartenderave më në zë, të cilët performojnë live, konkursin e përvitshem të verës, degustime pijesh të tjera si: konjak, verë, kokteile, madje edhe degustim të kafes. Nuk do të mungojnë edhe seminaret informuese për sigurinë ushqimore dhe workshops e panele me aktorët kryesorë mbi të rejat dhe trendet e sektorit.

Për më tepër informacion dhe regjistrimin lidhur me eventin vizitoni linkun: Food-drink-festival-2019

 

Read more

Shtesat dhe ndryshimet në udhëzimin “Për Procedurat Tatimore”

Ka hyrë në fuqi udhëzimi nr. 10, datë 15.03.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Disa prej ndryshimeve kryesore në udhëzim, janë si më poshtë vijojnë:

– Tatimpaguesit, të cilët do të aplikojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit për të kaluar në status pasiv do të duhet që më parë të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore;

– Një person fizik me të njëjtin numër të identifikimit personal regjistrohet vetëm një herë nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Atij i lind e drejta të regjistrohet dhe të pajiset me një NIPT/NUIS të ri nga QKB vetëm pas çregjistrimit të NIPT-it/NUIS-it ekzistues.

– Për çdo vend tjetër të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga vendi kryesor i ushtrimit të aktivitetit, personi fizik, pajiset me një certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm me qëllim identifikimin vendndodhjes të veprimtarisë së re;

– Njoftimi nga ana e administratës tatimore, kur arrin në përfundimin se një detyrim tatimor nuk është paguar plotësisht, mund të bëhet edhe me forma të tjera të dërgimit të njoftimit, përveç postës dhe rrugës elektronike, duke përfshirë edhe dorëzimin dorazi të njoftimit kundrejt konfirmimit të marrjes së tij prej tatimpaguesit.

– Parashikohen penalitete si për shitësin ashtu edhe për blerësin nëse kryejnë transaksione me subjekte në statusin “Pasiv”;

– Thjeshtëzimi i procedurës së çregjistrimit të tatimpaguesve/subjekteve të regjistruar në QKB dhe pranë Administratës Tatimore;

– Nuk është më detyrim pagesa e kamatëvonesës, në rastet e apelimit/ankimimit;

– Në rastet e kundërvajtjeve në lëshimin e faturave tatimore, dëftesave tatimore dhe dokumentimin e transaksioneve, nëse tatimpaguesi pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin, gjoba zbritet me 30 (tridhjetë) për qind.

Lexoni të plotë udhëzimin në fletoren zyrtare nr 35.

Read more

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shkurt 2019

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin shkurt 2019 është 2,1 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,9 %, vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet:

  • “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,8 %,
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %,
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6 %,
  • “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,5 %, pasuar nga grupet:

  • “Shëndeti” me 0,4 %,
  • “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,3 %,
  • “Argëtim dhe kulturë”, me 0,1 %.

Ndryshimi  mujor  i  matur  nga  Indeksi  i  Harmonizuar  i  Çmimeve  të  Konsumit është 0,8%.  Ky  ndryshim  është  ndikuar  kryesisht  nga rritja e  çmimeve  të  grupit “Ushqime  dhe  pije joalkoolike” me 2,0%, pasuar nga grupet:

  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,4 %
  • “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 %
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %, etj.

Ndërsa, grupi “Veshje dhe këpucë” pati një  ulje prej 0,1 %, krahasuar me muajin e mëparshëm.

Për më shumë klikoni raportin e plotë.

 

Read more

Tregtia e Jashtme, Shkurt 2019

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin shkurt 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u ulur me 5,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe rritur me 3,4 %, në krahasim me janar 2019. Importet e mallrave arritën vlerën 50 mld lekë, duke u rritur me 8,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 17,9 %, në krahasim me janar 2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u rritur me 22,6 %, krahasuar me shkurt 2018 dhe me 33,6 %, në krahasim me janar 2019.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Ulja vjetore e eksporteve prej 5,4%, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:

  • “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,1 pikë përqindje,
  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,8 pikë përqindje,
  • “Tekstile dhe këpucë” me -0,3 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteveka ndikuar pozitivisht grupi: “Ushqime, pije, duhan” me+1,9 pikë përqindje.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin shkurt 2019, vendetme të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me shkurt 2018 janë:

  • Kosova (61,2 %),
  • Gjermania(7,2%),
  • Greqia(2,3%).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë:

  • Italia (-4,1%),
  • Spanja (-22,9%), 
  • SHBA (-16,1 %).

Për më shumë klikoni raportin e plotë.

Read more