Z. Arben Shkodra është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Për më shumë se 11 vite ka mbajtur pozicionin e drejtuesit të një departamenti pranë Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij profesionale, ai ka ushtruar gjithashtu disa funksione të tjera publike, ndër të cilat: Drejtor i Përgjithshëm i Përkohshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, si dhe Drejtues i Autoritetit Përgjegjës për Parandalimin e Konfliktit të Interesit pranë Këshillit të Ministrave.

Z. Shkodra është zgjedhur anëtar i Bordit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë për një mandat të dytë katërvjeçar. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe Komitetit Kombëtar për Lehtësimin e Tregtisë.

Në vitin 2016, z. Shkodra u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, një prej organizatave të rëndësishme të biznesit në vend, e cila synon të mbështesë industrinë shqiptare dhe zhvillimin e sektorit prodhues.