Projektligji “Për turizmin” synon krijimin e një kuadri ligjor të konsoliduar, të qartë dhe bashkëkohor për zhvillimin dhe administrimin e sektorit të turizmit, duke zëvendësuar ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar.
Rishikimi i kuadrit ligjor vjen si rezultat i zhvillimeve të sektorit ndër vite dhe nevojës për të garantuar koherencë ligjore, siguri juridike dhe zbatim më efektiv të legjislacionit.
Objektivat kryesore të projektligjit janë:
- Promovimi i Shqipërisë si destinacion turistik tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj;
- Mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të turizmit;
- Garantimi i ofrimit të shërbimeve turistike në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt;
- Respektimi i nevojave të komuniteteve pritëse dhe të brezave të ardhshëm.
Dokumentacioni i konsultimit publik:
- Projektligji “Për turizmin”
- Relacioni shpjegues i projektligjit
Data e mbylljes së konsultimit publik: 25 nëntor 2026.



