A e dini se Shqipëria furnizon ushtrinë franceze me… çokollatë?
Po, pikërisht kështu.
Në Shqipëri prodhohen prej vitesh çokollatë, kakao dhe produkte të tjera që eksportohen në tregjet e huaja.
Një prej rasteve më interesante është ai i Kraco-s. Kompania prodhon për Francën mbi pesë lloje të këtyre produkteve, të destinuara për ushtrinë, aeroportet dhe spitalet franceze.
Por Franca nuk është i vetmi destinacion.
Vetëm gjatë vitit 2024, vendet e Bashkimit Europian importuan nga Shqipëria rreth 296 tonë çokollatë dhe përgatitje ushqimore me kakao, nga të cilat rreth 253 tonë vetëm Franca.
Produkte të së njëjtës kategori kanë mbërritur edhe në Shtetet e Bashkuara, Singapor, Bahrein, Ganë dhe Afrikën e Jugut.
“Made in Albania”, përtej kufijve me ëmbëlsi!




