Në vitin 2016, një grup shoqërish prodhuese më në zë në territorin e Shqipërisë iniciuan themelimin e një entiteti të vetëm për t’i ardhur në ndihmë industrisë prodhuese vendase. Ky grupim përfaqësonte industri që operojnë në fushat e prodhimit të ushqimit dhe pijeve, industrisë përpunuese, industrisë së prodhimit dhe përpunimit të materialeve të ndërtimit, si dhe industrisë së riciklimit dhe përpunimit të metaleve, plastikës, letrës, kartonit dhe drurit.
Në këtë tryezë pune u diskutua mbi problematikat aktuale të prodhimit dhe mënyrat se si mund të gjendej një zgjidhje afatgjatë për zhvillimin e këtij sektori. Në përfundim të takimit, u vendos që ky organizim të quhej “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, pasi do të përfaqësonte interesin e përbashkët të të gjithë prodhuesve vendas.
Shoqata mbetet e angazhuar në nxitjen e konkurrueshmërisë përmes fuqizimit të dialogut publik-privat, promovimit të eksporteve, transformimit digjital dhe inovacionit, rritjes së kapaciteteve dhe bashkëpunimit rajonal, me qëllim kapërcimin e sfidave të vazhdueshme që pengojnë zhvillimin e industrisë në Shqipëri.

Sot ne përfaqësojmë .

