Blog

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme dhe Pritja

✔ Në datën 11 korrik 2023, në ambjentet e hotel Rogner në Tiranë, u mblodh Asamblea e Përgjithshme e Bashkimit Prodhuesve Shqiptare. Takimi u fokusua në veprimtarinë e shoqatës kryesisht gjatë vitit të kaluar, por edhe atë aktuale. Nga anëtarët pati shumë diskutime, debate, propozime jo vetëm për problemet që i shqetësojnë dhe alternativat e zgjidhjeve të tyre, por edhe për mënyrat se si të ndërtohet infrastruktura e duhur dhe të krijohen politika që nxisin më shumë investimet në sektorin prodhues. Shumë diskutime u zhvilluan rreth disa objektivave kryesore ku është përqëndruar veprimtaria e BPSH sic janë nxitja e dialogut publik-privat, vendosja e drejtësisë fiskale, punësimi dhe aftësimi profesional, nxitja e prodhimit dhe eksporteve, integrimi rajonal dhe europian etj. Pasi u përcaktuan detyrat për të ardhmen dhe menyra e propozuara për realizimin e tyre, nga ana e asamblesë u kryen zgjedhjet për disa vende vakante në organet drejtuese si edhe emërimi i drejtorit të ri të bordit.

✔ Më tej aktiviteti vazhdoi me një pritje, ku të ftuar ishin shumë biznesmene të fushave të ndryshme, kolegë, bashkëpunëtore, partnerë, anëtarë të qeverisë dhe të kuvendit. Gjatë pritjes, në fjalën e tyre të ftuarit vlerësuan me nota shumë pozitive veprimtarinë e BPSH dhe ndihmën që kjo shoqatë ka dhenë në aktivitetin e sipërmarrjeve prodhuese. Atmosfera e ngrohtë që u krijua midis të ftuarve, duke ju krijuar atyre mundësinë për të diskutuar me njëri-tjetrin dhe me grupe, për të ndarë idetë dhe shprehur mendimet, për të komunikuar drëjtpërdrejt dhe hapur me anëtarët e qeverisë në gjetjen e pikave të përbashkëta dhe në krijimin e politikave dhe masave që përmbushin interesat e biznesit, e bëri akoma më të bukur dhe të pëlqyeshëm këtë takim.

#AsamblejaePergjitshme#Pritje#reception

#bashkimiiprodhuesveshqiptare