Blog

Tryeza e Industrisë Ushqimore me Zv. Kryeministren dhe Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

✅Një takim mjaft konkret dhe dinamik nën kujdesin e vecantë të zv/Kryeministres znj. Belinda Balluku, me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Anila Denaj.

Takimi u përqendrua kryesisht në tema të tilla si zhvillimi në fushën e bujqësisë dhe atë rural, zhvillimi në fushën e sigurisë ushqimore, agropërpunimi, përpunimi ushqimor, financimet nga qeveria shqiptare dhe IPARD 3, problemet me Autoritetin e Kontrollit Ushqimor.

📎Përfaqësuesit e Bashkimit Prodhuesve Shqiptare paraqiten për diskutim çështje që kanë të bëjnë me:

 Propozime për lehtësimin e proçedurave (derregullimi),

 legjislacionin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural,

 procedurat e AKU-së,

 financimin dhe aksesin në financë,

 promovimin e produkteve “Made in Albania”

 politikën fiskale me qëllim aplikimin e një taksimi të drejtë,

 problematikat me inputet bujqësore, vecanërisht me produktet kimike dhe përdorimi i tyre pa kriter duke sjellë problematika në agropërpunim.

📌 Nga ana e palës qeveritare pati një mirëkuptim të plotë dhe një angazhim maksimal duke ofruar sugjerime per zgjidhjen e disa prej problemeve të paraqitura gjatë takimit me të cilat sektori agroushqimor po përballet.

#bashkimiprodhuesveshqiptare