Blog

Raporti i Konkurrueshmërisë Globale 2017-2018, Shqipëria renditet në vendin e 75-të

Sipas raportit të konkurrueshmërisë globale 2017-2018, të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria është renditur në vendin e 75 nga 137 shtet. Krahasuar me vitin e kaluar vërehet një përmirësim prej 5 vendesh dhe një pozicionim më të mirë në rajon.

Në raport vihet re se faktorët më problematik për të bërë biznes, i cilësuar si i tillë nga drejtuesit e sipërmarrjeve shqiptare, janë:

  • taksat, me 21.7 pikë;
  • korrupsioni me 16.4 pikë;
  • aksesi në finance 10.3 pikë;
  • rregullimi i taksave 9.3 pikë;
  • qeverisje ineficiente dhe burokratike 7.2 pikë;

vijon me:

  • forca e papërshtatshme e punës;
  • inflacioni;
  • etika e ulët e forcës së punës;

deri te shqetësimet më të vogla si:

  • regjimi i monedhave të huaja;
  • dhe rregullat kufizuese të tregut të punës.

Një vit më parë, në renditjen e vitit 2016 kishte qenë korrupsioni shqetësimi kryesor, me 23.6 pikë, i ndjekur nga taksat me 21.3 pikë.

Raporti i konkurrueshmërisë globale merr në konsideratë 12 shtylla kryesore : institucionet; infrastruktura; mjedisi makroekonomik, shëndeti dhe edukimi parësor; edukimi i lartë dhe trajnimi; eficienca e tregjeve; eficienca e tregjeve të punës; zhvillimet e tregut financiar; teknologjia; madhësia e tregjeve; sofistikimi i bizneseve; novacioni.

Shqipëria ka renditjen më të mirë në treguesin e shëndetit dhe edukimit primar, ku renditet në vendin e 36. Edhe edukimi i lartë dhe trajnimi kanë renditje pozitive, në vendin e 49.

Më keq Shqipëria paraqitet në treguesin e risive dhe sofistikimit, ku sidomos për novacionin është e 87-a.

Shteti më konkurrues në botë mbetet Zvicra, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Singapori, Holanda, Gjermania, Hong Kongu, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Japonia.

[slider style=”flat” category=”wef” orderby=”date” order=”ASC”]