info@prodhuesit.org

Njoftime

Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha, takim me përfaqësues të Shoqatës

Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha ftoi ditën e djeshme me datë 11/05/2020 në një takim pune përfaqësuesit e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.
Në takim përfaqësuesit e shoqatës shprehën shqetësimet e tyre mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe sidomos mbi problematikat e mprehta me të cilat ajo do të përballet pas pandemisë Covid 19.
Prodhuesit shqiptarë, me përfaqësues nga industria e prodhimit dhe përpunimit ushqimore, materialeve të ndërtimit, tekstile , lëkure, riciklimit dhe platikës shprehën shqetësimin e tyre për mbështetjen e pakët të qeverisë ndaj sektorit prodhues, ndonëse kanë prezantuar që ditët e para të pandemisë kërkesat e tyre për daljen nga kriza.
Ulja e ndjeshme e prodhimit dhe eksporteve, e shoqëruar edhe me humbjen e vendeve të punës, kanë prekur pjesën dërrmuese të bizneseve prodhuese.Shqetësime kryesore të prodhuesve shqiptarë, mbi të cilat u vu theksi gjatë bisedës, ishin:
1. Pamundësia e ruajtjes së vendeve të punës duke theksuar faktin se paketat e qeverisë kanë qënë thjesht me karakter social dhe jo në mbështetje të ekonomisë reale.
2. Mungesa e likuiditetit në zinxhirin prodhues pasi garancia sovrane është jo vetëm e pa aksesueshme por as nuk i përgjigjet nevojave reale që përballet biznesi, ndërsa në të njëjtën kohë qeveria ka ende të parimbursuar TVSH ndaj biznesit për një vlerë të konsiderueshme.

3. Mungesa e dialogut dhe procesit të negocimit real dhe konstruktiv qeveri-biznes, pasi deri më sot qeveria ka
organizuar takime me karakter informues, por nuk ka ndërtuar një platformë dialogu dhe negocimi për tu dakordësuar në lidhje me masat mbështetëse ekonomike.

Read more

Fiskalizimi: Të shtyhet procesi, kërkon më shumë kohë për implementim

Në një intervistë të dhënë për Balkanweb, Sekretari i Përgjitshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra, shprehet se biznesi vlerëson sistemin e ri elektronik përmes të cilit do të regjistrojë dhe raportojë aktivitetin e tij financiar tek tatimet por kërkon më shumë kohë për implementimin e saj.

“Kemi disa shqetësime të cilat lidhen me mënyrën sesi është draftuar ky ligj dhe mendojmë që duhet të rishikohet. Jemi pro një dixhitalizimi të ekonomisë shqiptare por ai është një proces shumë i komplikuar dhe ka nevojë për më shumë hapsirë, dialog dhe verifikime, por ka nevojë dhe për një qasje tjetër midis dy aktorëve qeverisë dhe biznesit.” – shprehet z. Shkodra.

Sistemi i ri eliminon kasat fiskale që ka sot biznesi duke i zëvendësuar me një program inteligjent kompjuterik, i cili mund të instalohet në kompjutera apo dhe telefona smart. Për biznesin këto ndryshime prite të rrisin kostot e tyre.

“Ajo që bie në sy nga të gjithë propozimet është koha shumë e shpejt e implementimit e cila nuk do t’i lejojë të gjithë aktorët, si qeverinë, ndërmjetësit dhe përdoruesit final që janë bizneset të bëjnë investime kaq shpejt dhe cilësore. Do të ketë kosto të drejtëpërdrejta që lidhen me implementimin e ligjit, do të ketë dhe kosto indirekte me qëllim qasjen e të gjithë biznesit dhe natyrës të bërit biznes me këtë ligj dhe këtë reform”, tha Arben Shkodra.

Shumë shpejt “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” do t’i paraqesë Ministrisë së Financave propozimet për fiskalizimin.

Ndiqni intervistën këtu.

Read more

Shpallet për konsultim publik projektligji për Fiskalizimin

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për konsultim publik projektligjin mbi “Faturën dhe Monitorimin e Transaksioneve”, apo thënë ndryshe projektligjin për Fiskalizimin.

Projektligji synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend, bazuar në një sistem të ri të pajisjeve fiskale.

Projekti parashikon që, duke nisur që nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen te Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri- tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike.

Për detaje të p.ligjit klikoni këtu

Read more

Edicioni i dytë i panairit “Textile & Leather Expo 2019”, 1-2 Nëntor 2019

Më datat 1-2 nëntor 2019, do të zhvillohet edicioni i dytë i panairit “Textile & Leather Expo 2019”, i cili organizohet në Expocity Albania.

Panairi i Tekstileve dhe Lëkurës përfaqëson një pikë-takimi për prodhuesit më të mëdhenj e të rëndësishëm vendas e të huaj dhe fokusohet në një nga sfidat më të mëdha për të ardhmen e sektorit, stimulimin dhe zhvillimin e dialogut mes kompanive. Qëllimi kryesor i këtij organizimi është fokusimi në potencialin e lartë të sektorit të tekstileve dhe lëkurës në tregun shqiptar por dhe më tej, si dhe inkurajimi i bashkëpunimit në tregun ndërkombëtar. Inkurajimi i partneriteteve të reja hap rrugën për zhvillimin e metejshëm të industrisë duke marrë parasysh që sektori i tekstileve dhe lekurës, janë sektorë shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe mirëqënien e vendit dhe ekonomisë.

Ftohen të gjithë kompanitë e interesuar, të marrin pjesë në këtë panair për të krijuar një mundësi për partneritete dhe bashkëpunime të reja me kompanitë dhe aktorët më të rëndësishëm në fushën e tekstileve dhe lekurës.

Read more

Micam-Panairi ndërkombëtar i këpucëve, 15-18 shtator 2019, Itali

Në datat 15-18 shtator 2019, në Fiera Milano(Rho) do të mbahet panairi MICAM.

MICAM është një nga panairet më të rëndësishëm ndërkombëtar të këpucëve në botë, që paraqet një fokus të veçantë në tendencat më të reja të modës. Ngjarja mbahet dy herë në vit në Milano, kryeqytetin e modës, në ambjentet moderne dhe funksionale te Qendrës së Panaireve Rho Fiera.

Kompanitë do të kenë mundësi takimi me blerës nga e gjithë bota, të lançojnë produktet e reja, të krijojnë ose konsolidojnë marrëdhëniet e biznesit. Në këtë event pjesëmarrësit do të gjejnë cilësinë, kreativitetin, aftësinë dhe shpirtin inovativ të kompanive më të mira.

Datat e ardhshme për vitin 2020 do të jenë 16-19 shkurt dhe 20-23 shtator.

Për më tepër informacion rreth panairit vizitoni linkun: MICAM

Read more

“Free from Food Expo”, 28 dhe 29 Maj në Barcelonë

Në datat 28 dhe 29 maj në Barcelonë do të organizohet eventi i  Ndërmjetësimit “Free from Food Expo”,  i cili vjen si pjesë e panairit “Free from Functional Food Expo”, Rrjeti i Ndërmarrjeve Evropiane. Përveç të gjitha  formave  të paketimit të produkteve ushqimore, ky panair do të fokusohet edhe në “Paketimin e Lirë nga Plastikat”.

Gjatë eventin pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takojnë partnerë të mundshëm të biznesit nga e gjithë bota. Pjesëmarrja është pa pagesë.

Regjistrohuni sot dhe gjeni partnerin tuaj potencial të biznesit!

Për më shumë informacion rreth eventit dhe kompanitë pjesëmarrëse do ti gjeni duke klikuar këtu.

Read more

Shtesat dhe ndryshimet në udhëzimin “Për Procedurat Tatimore”

Ka hyrë në fuqi udhëzimi nr. 10, datë 15.03.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 24, datë 02.09.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Disa prej ndryshimeve kryesore në udhëzim, janë si më poshtë vijojnë:

– Tatimpaguesit, të cilët do të aplikojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit për të kaluar në status pasiv do të duhet që më parë të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore;

– Një person fizik me të njëjtin numër të identifikimit personal regjistrohet vetëm një herë nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Atij i lind e drejta të regjistrohet dhe të pajiset me një NIPT/NUIS të ri nga QKB vetëm pas çregjistrimit të NIPT-it/NUIS-it ekzistues.

– Për çdo vend tjetër të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga vendi kryesor i ushtrimit të aktivitetit, personi fizik, pajiset me një certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm me qëllim identifikimin vendndodhjes të veprimtarisë së re;

– Njoftimi nga ana e administratës tatimore, kur arrin në përfundimin se një detyrim tatimor nuk është paguar plotësisht, mund të bëhet edhe me forma të tjera të dërgimit të njoftimit, përveç postës dhe rrugës elektronike, duke përfshirë edhe dorëzimin dorazi të njoftimit kundrejt konfirmimit të marrjes së tij prej tatimpaguesit.

– Parashikohen penalitete si për shitësin ashtu edhe për blerësin nëse kryejnë transaksione me subjekte në statusin “Pasiv”;

– Thjeshtëzimi i procedurës së çregjistrimit të tatimpaguesve/subjekteve të regjistruar në QKB dhe pranë Administratës Tatimore;

– Nuk është më detyrim pagesa e kamatëvonesës, në rastet e apelimit/ankimimit;

– Në rastet e kundërvajtjeve në lëshimin e faturave tatimore, dëftesave tatimore dhe dokumentimin e transaksioneve, nëse tatimpaguesi pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin, gjoba zbritet me 30 (tridhjetë) për qind.

Lexoni të plotë udhëzimin në fletoren zyrtare nr 35.

Read more

Panairi i Dytë Ushqimor – Bursa, Turqi, 2-4 maj 2019

Në datat 2-4 maj 2019, do të organizohet Panairi i Dytë Ushqimor në Qendrën e Kulturës së Kongresit Merinos Atatürk, në Bursa të Turqisë.

Ekspozuesit pjesëmarrës që do të marrin pjesë do të jenë të fushave:

  • prodhuesit e ushqimit;
  • kompanitë e konsumit jo-shtëpiak;
  • kompanitë e pijeve;
  • prodhuesit e produkteve të qumështit;
  • kompanitë e ujit dhe lëngjeve;
  • restoranti dhe pajisjet e hoteleve.

Panairi është vetëm për profesionistët e fushës dhe do të zgjasë për tre ditë (e enjte, e premte dhe e shtunë). Gjatë ekspozitës, synohet që prodhuesit dhe shitësit e ushqimit të takohen me blerësit dhe të bëjnë takime bilaterale të biznesit dhe të shkëmbejnë informacione.

Në të njëjtën kohë, gjatë ekspozitës do të organizohen panele, seminare, konferenca, shfaqje në skenë dhe kuzhinë, ku do të marrin pjesë emrat kryesorë të fushës.

Klikoni mbi këtë link për  informacion më të detajuar rreth panairit në fjalë.

Të interesuarit mund të kontaktojnë:

Dila GÜLEÇ

Tel : 444 9 443

Fax : +90 224 233 80 00

GSM: +90552 850 16 16

satis2@networkfuar.com

www.networkfuar.com

Read more

Panairi Ndërkombëtar AGROTECH i teknikave bujqësore, 15-19 mars 2019

Në datat 15-19 mars 2019 do të zhvillohet panairi ndërkombëtar AGROTECH i teknikave bujqësore. Panair ky më i madhi tregtar i makinave moderne në Kielce, Poloni dhe në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Traktorë modernë, makineri, vegla dhe pajisje për prodhimin e bimëve, si dhe farat, agjentët e mbrojtjes së bimëve, plehrat, foragjere dhe aditivët e ushqimit. 

AGROTECH krenohet me pothuajse një çerek shekulli përvojë në ekspozitën bujqësore organizuese. AGROTECH është një markë e fortë në sektorin e biznesit bujqësor. Ekspozita e vitit të kaluar mblodhi së bashku 750 ekspozues nga 20 vende të ndryshme. Pranvera bujqësore e Targi Kielce është fillimi i sezonit të ri. Një ekspozitë gjithëpërfshirëse e produkteve dhe shërbimeve të organizuara në Panairin Ndërkombëtar të Teknikave Bujqësore në Kielce jo vetëm tërheq prodhuesit bujqësorë nga e gjithë Polonia, por edhe formojnë një numër vendesh të huaja.

AGROTECH Kategoritë Gjithëpërfshirës të Produkteve dhe Shërbimeve

Gama e produkteve dhe shërbimeve të eventit përfshin traktorë, makineri bujqësore dhe mjete për prodhimin e bimëve dhe kafshëve, mjetet e prodhimit bujqësor, pajisjet dhe aksesorët, farat, bimët, pesticidet dhe plehrat, ushqimet dhe aditivët e ushqimit. Ekspozita gjithashtu përfshin të gjitha aksesorët që sektori i biznesit të bujqësisë nuk mund të dalë jashtë. Këtu është trajtuar edhe inxhinieri e objektit për fermë-vend. Fermerët dhe pronarët e fermave të mëdha mund të gjejnë pajisje moderne të fermave që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e tyre. Kielce është një vitrinë për makina të fituara me çmime, skenë për prezantime të shumta të premierave.

 

Panairi Ndërkombëtar i Teknikave Bujqësore gjithashtu përfshin konferenca të fokusuara në probleme, konsultime – shërbime këshillimore të ekspertëve, punëtori dhe takime të organizuara nga ekspozuesit në ekspozitat. Veprimtaria bashkon përfaqësuesit e institucioneve udhëheqëse të Polonisë dhe institutet, shoqatat, organizatat.

Lista e ekspozuesve

Marrin pjesë ekspozues nga vënde të ndryshme të Polonisë por edhe të Italisë, Lituanisë, Republikës Çeke, Kroacisë, Ukrainës, Danimarkës, Austrisë, Gjermanisë, Belgjikës, Turqisë, Kanadasë, Kinës, Indisë, etj. Për më tepër klikoni mbi këtë link për listën e plotë:

*Për më tepër informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit duke klikluar mbi këtë link.

Read more

Panairi “WorldFood Poland”, 7 – 9 mars 2019

Në datat 07 – 09 mars 2019 do të zhvillohet panairi “WorldFood Poland” në Varshavë.

WorldFood Poland ofron një platformë për të lidhur dhe për të kryer biznes me mbi 6,000 blerës të industrisë ushqimore dhe pijeve që veprojnë në Evropën Lindore. Panairi bashkon shpërndarësit, shitësit, prodhuesit dhe shoqatat e rajonit. Këta përfaqësues po kërkojnë produktet më të fundit të reja në treg.

Programi i gjerë dhe informativ i panairit “WorldFood Poland” e bën atë një vend për shkëmbimin e njohurive me disa prej ekspertëve më me ndikim të industrisë dhe ushqimit.

Në  ekspozitën e WorldFood , kompanitë ndërkombëtare dhe lokale prezantojnë produktet e mëposhtme në sektorë të specializuar:

  • Ushqime dhe pije– ushqime, fruta dhe perime, mish dhe qumësht, ëmbëlsira dhe ushqime, vajra, pije joalkolike (të nxehta dhe të ftohta) etj.
  • EcoFood– dedikuar produkteve organike, natyrore dhe të shëndetshme
  • NutraFood– dedikuar nutraceuticals / shtojcave dietike
  • Përbërësit– të dedikuara për lëndët e para dhe përbërësit e ushqimit
  • Wine & Spirits– kushtuar të gjitha pijeve alkoolike: verë, pije alkoolike, birrë, musht
  • FoodTech– dedikuar Teknologjisë dhe Shërbimeve të përdorura në Industrinë e Ushqimit

Marrin pjesë ekspozues nga vënde të ndryshme të Polonisë por edhe të Italisë, Greqisë, Turqisë, Anglisë, Spanjës, Gjeorgjisë, Indisë, etj. Për më tepër informacion lidhur me ekspozitorët klikoni mbi këtë link: https://worldfood.lentreg.pl/online-catalogue

 

Vendi:  

EXPO XXI WARSZAWA
Pradzynskiego St. 12/14
01-222 Warsaw
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët nga 7 deri  9 mars 2019 në oraret si më poshtë 
7 mars 2019 (e enjte ) – 10: 00-17: 00
8 mars 2019 (e premte) – 10: 00-17: 00
9 mars 2019 (e shtunë) – 10: 00-15: 00

*Për më tepër informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit:  www.worldfood.pl/en

 

Read more