Blog

Seminar konsultues “Sektori i Prodhuesve – Konsultime”

📌Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare, në bashkëpunim me EU4SI (GOPA Worldwide Consultants), organizoi një seminar konsultues me titullin “Sektori i Prodhuesve – Konsultime”, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga sektori i prodhuesve në Shqipëri. Këtë aktivitet e karakterizoi diskutimi i draftit të Kornizës së Aftësive Thelbësore, duke e vendosur në kontekstin e Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive për periudhën 2023-2030.

✅Ky takim u karakterizua nga shkëmbimi i njohurive dhe eksperiencave nga përfaqësues të ndryshëm të sektorit të prodhuesve, ndërsa synimi më i gjerë ishte rritja e cilësisë dhe konkurrueshmërisë në tregun e punës.

#bashkimiiprodhuesveshqiptare #KornizaeAftesiveThelbesore #EU4SI