Blog

Takimi i mbledhjes së Bordit Drejtues

📎Në 4 korrik 2024, u zhvillua mbledhja e Bordit Drejtues të shoqatës Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në ambientet e “Shtëpisë së Biznesit”. Takimi u mbajt për diskutimin dhe trajtimin e një sërë çështjesh të rëndësishme për veprimtarinë e shoqatës.

📌Rendi i ditës përfshinte:

1. Analiza e veprimtarisë së shoqatës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 dhe përcaktimi i objektivave për pjesën e mbetur të vitit.

2. Diskutime mbi mbledhjen e Asamblesë për vitin 2023.

3. Çështje të ndryshme.

✅Gjatë takimit, u zhvilluan diskutime të thelluara dhe konstruktive, duke u ndarë mendime dhe sugjerime të vlefshme për prioritetet dhe objektivat e ardhshme të shoqatës. Si përfundim, u arrit në vendime konkrete dhe u përcaktuan detyrat dhe afatet për realizimin e tyre.

Falënderojmë të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues për angazhimin dhe kontributin e tyre të vlefshëm.

#bordidrejtues#bashkimiiprodhesveshqiptare