Blog

Tryeza e industrisë së prodhimit të cimentos dhe industrisë së riciklimit me Zv.Kryeministren znj.Balluku, Ministren e Turizmit dhe Mjedisit znj.Kumbaro dhe përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë organizoi një tryeze pune me temë “Sfidat e Konkurrueshmërisë” me zv/Kryeministren, zj. Belinda Balluku, Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, Kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në kuvend, z. Eduard Shalsi, Kryetarin e Komisionit për Veprimtarine Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin në kuvend, z. Arben Pellumbi. Në këtë takim morën pjesë si të ftuar edhe Drejtori i Përgjithshëm të Doganave, z. Gent Gazheli dhe Drejtori i Politikave të Energjisë në MIE, z. Besjan Kadiu.

📎Ky ishte takimi i pestë i shoqatës me zv/Kryeministren, në frymën e një bashkëpunimi konstruktiv, ku në qendër eshte nxitja e konkurrueshmërise së prodhuesve vendas. Duhet theksuar se në sajë të vemendjes së vecantë të Zv/Kryeministres Balluku, takimet kanë qenë mjaft rezultative duke krijuar herë pas here lehtësi dhe mjedis të favorshem për prodhimin vendas.

Takimi i radhes pati si fokus tre çeshtje të rëndeëishme për anëtarët e shoqatës:

📌Heqjen e akcizës së gazit te lëngshëm, për industrinë prodhuese.

📌Mundesimi i importimit të lëndëve djegëse alternative (RDF/SRF), pjesë e listës gjelber, për industrine e prodhimit të çimentos.

📌Mundesimi i importimit te lëndëve të para dytësore, pjesë e listës së gjelbër, për industritë prodhuese dhe ricikluese.

🖋️Nga ana e palës qeveritare pati një mirëkuptim të plotë dhe angazhim për zgjidhjen e problematikave të ngrituara. Në takim u përcaktuan detyra të cilat do të trajtohen në vazhdim nëpërmjet dialogut publik-privat dhe afate konkrete për zgjidhjen e kërkesave të BPSH.