Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Këshillin e Investimeve, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave do të organizojnë një tryezë konsultimi me biznesin me temë “Mbi Risitë e Kodit të Ri Doganor dhe Dispozitat Zbatuese”.
Në këtë aktivitet do të prezantohen risitë e Kodit të ri Doganor mbi ndryshimet në Kodin Doganor, deklarimi në doganë sipas dispozitave të reja, procedurat e thjeshtuara dhe ndryshimet në regjimet doganore, informacioni i detyrueshem tarifor, informacioni i detyrueshëm origjinës, dispozitat për shkeljet, etj.
Duke e vlerësuar këtë aktivitet si të rëndësishëm për sipërmarrjen, ju ftojmë të bëheni pjesë e diskutimit, ditën e mërkurë, datë 31 maj 2017, ora 9:30 – 12:30, Hotel Tirana International.
Për më shumë informacion rreth aktivitetit dhe konfirmimit të pjesëmarrjes tuaj, lutemi të na shkruani në adresën e e-mailit: info@prodhuesit.org




