Eksportet drejt SHBA përfaqësojnë 0.65% eksporteve të vendit. Produktet më të eksportuara në SHBA janë Bimët Aromatike e Mjekësore përfshirë erëzat e vajrat esenciale, të cilat përfaqësojnë 67.5% të eksportit, mineralet dhe produkte te tjera me peshë më të vogël, përfshirë veshjet, dhe produktet ushqimore.
Eksportuesit e interesuar, mund të përfitojnë nga Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave (General System of Preferences: GSP) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri të madh produktesh shqiptare në tregun Amerikan pa tarifat doganore (referoju ‘Marrëveshje të Tregtisë).
Për të mësuar nëse një produkt shqiptar eksporti përfiton nga sistemi GSP, mund të ndiqni këta hapa
Kërkesat e eksportit në SHBA
Shumë artikuj shqiptarë kanë të drejtë për trajtim preferencial në përputhje me skemën e Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave (GSP) pa tarifë doganore. Kjo skemë përfshin një listë mallrash të përpunuara, produkte të freskta, bizhuteri, shumicën e llojeve të qilimave, disa produkte bujqësore dhe produkte të tjera të peshkut, si dhe në shumë lloje të kimikateve, mermerit, dhe mineraleve. Më shumë informacion rreth produkteve që përfitojnë trajtim GSP mund të gjeni në linkun këtu: