Më datat 20-22 shtator 2018, në Torino, Itali, Dhoma e Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Agrikulturës e Torinos do të organizojnë aktivitetin “Food for Change B2B, Salone del Gusto 2018”. Në këtë aktivitet synohet të sillen kompani nga vende të ndryshme të botës, për të gjetur partnerë të rinj ndërkombëtar.
Sektorët në fokus të këtij aktiviteti janë:
Në datën 20 shtator do të zhvillohet eventi “Technological Brokerage” i cili është i hapur për kompanitë, universitetet, institutet R&D që kërkojnë/ofrojnë teknologji të reja në sektorin agroushqimor dhe/ose partnerët për projektet e BE.
Në datat 21 shtator (ditë e plotë) dhe 22 shtator (në mëngjes) do të zhvillohen takime B2B ndërmjet të gjitha kompanive pjesëmarrëse operuese në këtë sektor.
Kompanitë shqiptare të interesuara për të qënë pjesë e eventit mund të regjistrohen në linkun https://gusto2018.b2match.io/