Inflacioni arrin në 2.1% në muajin maj, ndërsa një vit më parë kjo shifër ishte 2.0%. Ky muaj shënon dhe shifrën më të lartë të arritur që nga muaji qershor në vitin 2013, duke iu afruar objektivit të Bankës së Shqipërisë 3%.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,10 pikë përqindje .
Më pas vijojnë grupet:
- Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,55 pikë përqindje.
- Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,13 pikë përqindje.
- Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje.
- Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje
- Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje
- Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje.
- Çmimet e grupeve “Komunikimi”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.
- Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje.
Për më shumë informacion klik këtu