Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka zhvilluar mbledhjen e parë të Bordit Drejtues për këtë vit, në të cilën u diskutua mbi raportin e aktivitetit për vitin 2018, aktivitetet e parashikuara për 2019, propozime për ndryshime statutore, diskutime mbi matricën e problematikave për vitin 2019, etj.
Në takim ishte i ftuar të merrte pjesë dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi. Z. Shalsi u njoh më nga afër me disa nga prodhuesit më në zë vendas pjesë të bordit të kësaj organizate, si dhe me problematikat e shumta që hasin këta prodhues, si mos zbatimi i vazhdueshëm i ligjit të konsultimit publik paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhë nënligjore, kostot e energjisë elektrike, problemet me procedurat e rimbursimit të TVSH-së, mbi taksat doganore të lëndëve të para, etj