Festivali i Ushqimit dhe Pijeve, 10 -12 Maj 2019, Tiranë

Do të mbahet në datat 10-12 Maj 2019 Edicioni i 4rt, i Festivalit të Ushqimit dhe Pijeve i organizuar nga Expocity Albania. Ky aktivitet fton në një platformë të përbashket aktorët më të rëndësishëm të vendit, rajonit dhe më gjerë.

Festivali i Ushqimit dhe Pijeve 2019 vjen në këtë edicion të 4rt, me fokus për të vendosur në qëndër të vëmendjes, zhvillimet më të fundit në industrinë ushqimore dhe të pijeve duke ju ofruar të gjitha shoqërive që operojnë në treg, mundësinë e promovimit të produkteve dhe shërbimeve të tyre. Risitë në industrinë ushqimore dhe atë të pijeve, siguria ushqimore, promovimi i vlerave të kulinarise etj, do të jenë kryefjala e këtij organizimi. Ky event do të zhvillohet nën moton “Provo, Shijo, Gëzo”, duke u shndërruar në eventin më të rëndësishëm të promovimit të industrisë ushqimore dhe të pijeve.

Festivali i Ushqimit dhe Pijeve 2019 do të ofrojë jo vetëm një platformë ekspozimi, por gjithashtu edhe mundësinë e organizimit të live show me degustime nga shefa të njohur të kuzhinës, si ndjekja nga afër e kuzhinierëve dhe bartenderave më në zë, të cilët performojnë live, konkursin e përvitshem të verës, degustime pijesh të tjera si: konjak, verë, kokteile, madje edhe degustim të kafes. Nuk do të mungojnë edhe seminaret informuese për sigurinë ushqimore dhe workshops e panele me aktorët kryesorë mbi të rejat dhe trendet e sektorit.

Për më tepër informacion dhe regjistrimin lidhur me eventin vizitoni linkun: Food-drink-festival-2019