FILIPI CO Herbs & Spices



FILIPI CO Laç është një kompani e lokalizuar në Shqipëri, themeluar ne 25 korrik 1991 dhe e specializuar në mbledhjen, përpunimin e bimëve medicinale dhe aromatike , pergatitjen e tyre për eksport në tregun Europian dhe atë Amerikan. Në vitin 1993 kompania nënshkroi kontratën e parë me firmën Amerikane AA Sayia por sot ka arritur të vendosë marrëdhënie me më shume se 57 kompani në Europë dhe Amerikë. Në po të njëjtin vit kompania do të vlerësohej për shkak të kontributit të dhënë në rivendosjen e marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filipi company ka struktura të qarta organizative brenda kompanisë dhe në të njejtën kohë është kontribues në uljen a papunësisë përmes angazhimit të vendbanorëve në zonat rurale, zona të cilat janë burimi kryesor i bimëve që eksportojmë. Kompania ka punëtorë te kualifikuar, staf të pergatitur për organizimin e të gjitha hallkave proceduriale duke formësuar kështu një performancë pozitive në tregun ndërkombëtar.

Filipi company ka investuar në makineri, linja prodhimi, pajisje, duke reflektuar në këtë mënyrë seriozitetin, objektivat dhe vizionin zhvillues. Kompania ka objektiv rritjen e eksporteve, avancimin e teknologjisë prodhuese dhe përpunuese, zgjerimin e kapitalit financiar dhe njerëzor. Sot, konsiderohet kompania lider në eksportimin e ALBANIAN SAGE duke realizuar në këtë mënyrë njohjen e këtij produkti Shqiptar në të gjithë botën nga operatorët që përpunojnë dhe merren me prodhimin e produkteve me bazë Sherebelën.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË