AMA Recycling shpk



“Ama Recycling” sh.p.k ka një aktivitet 10 vjeçar në Shqipëri në fushën e grumbullimit të metaleve joferroze (Alumin, Bakër, Plumb, Zink, Bronx etj); rafinimin e Aluminit dhe prodhimin e produkteve gjysmë të gatshëm për industrinë automotive dhe sektorë të tjerë të industrisë.

Vizioni ynë dhe vlerat e kompanisë pasqyrojnë aftësitë dhe aspiratat tona. E ardhmja jonë qëndron në forcimin e vazhdueshëm të vlerave që u ofrojmë klientëve tanë dhe angazhimeve që u kemi bërë kolegëve tanë, mjedisit dhe komuniteteve në të cilat veprojmë duke krijuar produkte me vlerë të lartë nëpërmjet inovacionit.

Vlerat e kompanisë tonë qendrojnë tek: Integriteti, Angazhimi, Pasioni, Shpejtësia. Ama Recycling sh.p.k prodhon rreth 700 ton /vit alumin të destinuara për eksport. Subjekti është i pajisur me leje mjedisore për ushtrimin e veprimtarisë: grumbullim të metaleve jo ferrore, riciklim dhe përpunim alumini, me vendndodhje në Marikaj, Vorë. Kompania ka investuar vazhdimisht në trajnimin e burimeve njerëzore në teknologji, instrumenta bashkëkohorë për zhvillimin e aktivitetit, si dhe është pajisur me certifikatën ISO 9001:2008.



MË TEPËR RRETH KOMPANISË