AMU

“Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” është një organizatë jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare e themeluar në vitin 2016, nga anëtarët e saj themelues. Shoqata ka për qëllim të përfaqësojë, të mbrojë dhe të përmirësojë interesin e përbashkët të prodhuesve shqiptarë që operojnë në Republikën e Shqipërisë.
Misioni dhe Objekti i shoqatës është t'i shërbejë jo vetëm anëtarëve të saj, por gjithë fushës së prodhimit vendas, me qëllim nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri.

Veprimtaria e shoqatës fokusohet në:
1.Ndërgjegjësimin e prodhuesve mbi rëndësinë dhe dobinë që sjell kjo organizatë.
2. Informimin e vazhdueshëm mbi problematikat në fushën e prodhimit.
3. Ofrimin e analizave dhe kërkimeve mbi çështje të rëndësishme të fushës së prodhimit.
4. Ofrimin e këshillave mbi politikat publike dhe nismat ligjore që prekin fushën e prodhimit.
5. Ofrimin e ndihmës profesionale dhe edukative për anëtarët e saj.
6. Ndërgjegjësimin e gjerë në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit, përgjegjesinë sociale dhe konkurrencën e ndershme.
7. Promovimin e vazhdueshëm të produktit vendor.
8. Cdo veprimatri tjeter të lejuar nga ligji në funksion të zhvillimit të shoqatës në interes të anëtarëve.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” përfshin makrosektorët si më poshtë:
•Industrinë e prodhimit dhe perpunimit te Ushqimeve dhe Pijeve
•Industrinë e prodhimit dhe perpunimit te Materialeve të Ndërtimit.
•Industrinë e Riciklimit dhe përpunimit të metaleve, plastikes, letres, kartonit dhe drurit
•Industrinë e prodhimit dhe perpunimit te Tekstileve dhe Lekures.

Statuti i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë mund të gjendet këtu.

Profili zyrtar i organizatës gjendet këtu.

SOKOL KRAJA | KRYETAR I BORDIT DREJTUES

Z. Sokol Kraja është zgjedhur si kryetar i Bordit Drejtues në vitin 2019, me një mandat 1-vjecar. Z. Kraja është themeluesi dhe CEO i kompanisë "Capital Resources" sh.p.k , e cila i bashkohet shoqatës si anëtare në vitin 2018. Kompania “Capital Resources” shpk, me markën e saj të njohur tregtare “KRACO”, renditet ndër industrite prodhuese më në zë të vendit tonë dhe që mbart një histori suksesi në fushën e industrisë së prodhimit që prej vitit 1997. Produktet “KRACO” janë të njohura për përgatitjen e pijeve të ngrohta, të ftohta si dhe ëmbëlsirave. Tashmë kjo kompani ka shtrirë aktivitetin e saj eksportues si në tregun europian dhe ashtu dhe atë boteror, duke ofruar produkte ushqimore të një standarti dhe cilesie sipas rregullave ndërkombëtare.



ARBEN SHKODRA | SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

Z. Shkodra është zgjedhur nga anëtarët themelues të Bashkimi të Prodhuesve Shqiptar, si Sekretar i Përgjithshëm prej vitit 2016 dhe qysh prej asaj kohe, ai mbulon edhe rolin e Drejtorit Ekzekutiv të shoqatës. I diplomuar në ekonomi/financë në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës, ai vijoi karrierën profesionale në sistemin bankar dhe më pas në zyrën e tregtisë së jashtme pranë Ambasadës italiane në Tiranë. Më pas vijoi nje karriere të gjatë administratën e lartë shtetërore duke mbajtur pozicionin e drejtorit të departamentit në Kryeministri dhe pozicione të tjera paralele për më shumë se 11 vite. Ai ka qenë i zgjedhur si anëtar i Bordit Drejtues dhe nënkryetar i Bashkimit të Dhomave së Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë për disa vite. Në pozicionin aktual ai përfaqeson shoqatën si anëtar ne Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, Këshillin Ekonomik Kombëtar, Komitetin Kombëtar të Lehtësimit të Politikave Tregtare, si dhe në disa tryeza të tjera pune.