info@prodhuesit.org

Si të eksportojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Eksportet drejt SHBA përfaqësojnë 0.65% eksporteve të vendit. Produktet më të eksportuara në SHBA janë Bimët Aromatike e Mjekësore përfshirë erëzat e vajrat esenciale, të cilat përfaqësojnë  67.5%  të eksportit, mineralet dhe produkte te tjera me peshë më të vogël, përfshirë veshjet, dhe produktet ushqimore.

Eksportuesit e interesuar, mund të përfitojnë nga Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave (General System of Preferences: GSP) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri të madh produktesh shqiptare në tregun Amerikan pa tarifat doganore (referoju ‘Marrëveshje të Tregtisë).

Për të mësuar nëse një produkt shqiptar eksporti përfiton nga sistemi GSP, mund të ndiqni këta hapa

  1. Shkoni tek këtu.
  2. Aty kërkoni produktin tuaj të interesit.

Kërkesat e eksportit në SHBA

Shumë artikuj shqiptarë kanë të drejtë për trajtim preferencial në përputhje me skemën e Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave (GSP) pa tarifë doganore. Kjo skemë përfshin një listë mallrash të përpunuara, produkte të freskta, bizhuteri, shumicën e llojeve të qilimave, disa produkte bujqësore dhe produkte të tjera të peshkut, si dhe në shumë lloje të kimikateve, mermerit, dhe mineraleve. Më shumë informacion rreth produkteve që përfitojnë trajtim GSP mund të gjeni në linkun këtu:

Read more

Raporti i Konkurrueshmërisë Globale 2017-2018, Shqipëria renditet në vendin e 75-të

Sipas raportit të konkurrueshmërisë globale 2017-2018, të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria është renditur në vendin e 75 nga 137 shtet. Krahasuar me vitin e kaluar vërehet një përmirësim prej 5 vendesh dhe një pozicionim më të mirë në rajon.

Në raport vihet re se faktorët më problematik për të bërë biznes, i cilësuar si i tillë nga drejtuesit e sipërmarrjeve shqiptare, janë:

  • taksat, me 21.7 pikë;
  • korrupsioni me 16.4 pikë;
  • aksesi në finance 10.3 pikë;
  • rregullimi i taksave 9.3 pikë;
  • qeverisje ineficiente dhe burokratike 7.2 pikë;

vijon me:

  • forca e papërshtatshme e punës;
  • inflacioni;
  • etika e ulët e forcës së punës;

deri te shqetësimet më të vogla si:

  • regjimi i monedhave të huaja;
  • dhe rregullat kufizuese të tregut të punës.

Një vit më parë, në renditjen e vitit 2016 kishte qenë korrupsioni shqetësimi kryesor, me 23.6 pikë, i ndjekur nga taksat me 21.3 pikë.

Raporti i konkurrueshmërisë globale merr në konsideratë 12 shtylla kryesore : institucionet; infrastruktura; mjedisi makroekonomik, shëndeti dhe edukimi parësor; edukimi i lartë dhe trajnimi; eficienca e tregjeve; eficienca e tregjeve të punës; zhvillimet e tregut financiar; teknologjia; madhësia e tregjeve; sofistikimi i bizneseve; novacioni.

Shqipëria ka renditjen më të mirë në treguesin e shëndetit dhe edukimit primar, ku renditet në vendin e 36. Edhe edukimi i lartë dhe trajnimi kanë renditje pozitive, në vendin e 49.

Më keq Shqipëria paraqitet në treguesin e risive dhe sofistikimit, ku sidomos për novacionin është e 87-a.

Shteti më konkurrues në botë mbetet Zvicra, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Singapori, Holanda, Gjermania, Hong Kongu, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Japonia.

[slider style=”flat” category=”wef” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more

Prezantim: ” Aksesi në Financa: Instrumentet financiare në mbështetje të Industrisë Prodhuese”

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Institucionin Financiar jo bankar “Albanian Financial Institution” AFI shpk, me qëllimin e rritjes së aksesit në kredidhënie, do të organizojnë një takim me përfaqësues të sipërmarrjes prodhuese shqiptare, ku do të prezantojnë “BURIMET EFEKTIVE TË FINANCIMIT (FAKTORING & LEASING)”në mbështetje të Industrisë Prodhuese.

Faktoring:

Faktoringu është një burim financimi  afatshkurtër që i ofrohet një kompanie (furnitorit të produktit apo shërbimit) bazuar mbi shitjen e llogarive të arkëtueshme të saj me një çmim të reduktuar tek një kompani e cila quhet Faktor. Faktoringu është një paketë unike shërbimesh e krijuar për të lehtësuar problemet tradicionale të shitjes me arkëtim të mëvonshëm.

Leasing (Qira Financiare):

Qiraja financiare është një burim financimi afatmesem dhe afatgjate i mjeteve apo paisjeve të prekshme.

Duke e vlerësuar këtë aktivitet si të rëndësishëm për sipërmarrjen prodhuese, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij aktiviteti, ditën e enjte, datë 5 Tetor 2017, ora 9:00 – 12:15, pranë Tirana Hotel International, salla Abret.
Subjektet e interesuara për të marrë pjesë duhet të konfirmojnë patjetër pjesëmarrjen në adresën e emailit info@prodhuesit.org

Read more

Si të eksportojmë në vendet e CEFTA-s?

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë së Evropës Qendrore (CEFTA 2006), është një marrëveshje rajonale moderne dhe gjithëpërfshirëse e tregtisë së lirë, e hartuar si një pjesë integrale e axhendës së para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje i mundësoi Shqipërisë një zonë plotësisht të lirë tregtie brenda vendeve të CEFTA-s ku të gjithë mallrat tregtohen pa detyrime doganore.

Vendet e CEFTA-s përfaqësojnë partnerë të rëndësishëm të Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare. Për vitin 2016, shkëmbimet tregtare me vendet e CEFTA-s përfaqësojnë 8.6% të volumit të tregtisë ndërkombëtare. Eksportet drejt vendeve të CEFTA-s përfaqësojnë 13.6 % të eksporteve gjithsej dhe importet përfaqësojnë 6.6% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Kosova, Serbia e Maqedonia.

Produktet me te eksportuara janë: materialet e ndërtimit, perimet e frutat, produktet fason dhe mineralet.

Eksportuesit e interesuar, mund të përfitojnë nga Marrëveshja CEFTA mes Shqipërisë dhe 6 vendeve të rajonit (Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Moldavia).

Kërkesat e eksportit në CEFTA

Eksporti drejt vendeve CEFTA është i lirë dhe pa barriera tarifore. Çdo produkt i eksportuar duhet të respektojë kërkesat bazë të sigurisë së produktit që rrjedhin nga kërkesat e rregullave teknike, masat sanitare dhe ato fitosanitare, si dhe kërkesa të tjera që lidhen me sigurinë e produkteve. Produkti i eksporteve arrin të përfitojnë tarifë preferenciale në secilin vënd të CEFTA me kusht plotësimin e rregullave të origjinës dhe pajisjes me çertifikatë EUR1, lëshuar nga autoritetet doganore shqiptare.

Informacion të përgjithshëm tregtar mund të aksesoni në linkun http://transparency.cefta.int/trade-portal/border/

Ndërkohë, informacion të hollësishëm mbi rregullat teknike në tregti dhe masat sanitare dhe atë fitosanitare në vendet CEFTA mund ti aksesoni në databazën e rregullave teknike dhe atë të masave sanitare dhe atë fitosanitare në linkun: http://transparency.cefta.int/tbt/home/

Read more

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Gusht 2017

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Gusht 2017 është 2,5 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 6,1 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,9 %, etj.

Në muajin Gusht 2017, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,6 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike”.

Mbi ngjashmëritë dhe dallimet midis Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK) dhe Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsmunit (IHÇK) lutemi klikonin këtu.

Read more

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në takim me Ministren për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë morën pjesë sot në takimin me ministren e re të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj.Sonila Qato, ku morën pjesë 24 shoqata biznesi të Shqipërisë. Ky takim çeli një proces të gjatë diskutimesh e dëgjesash ku u parashtruan një sërë ankesash që përfaqësues të sipërmarrjes kanë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Nisur edhe nga aksioni i fundit që do të nisë qeveria kundër informalitetit, sipërmarrësit kërkuan që kontrollet të jenë të kujdesshme dhe jo subjektive. Ndër propozimet e shtruara, ishte dhe krijimi i mekanizmave të konsultimit të përhershëm e periodik dhe nevoja e krijimit të një ligji të ri të Këshillit Kombëtar të Ekonomisë.

Pjesë e diskutimeve u bë nevoja për implementimin e një komunikimi të ndërsjelltë, të mirë strukturuar dhe protokollar për përvetësimin e problematikave të sipërmarrjes.

 

Read more

Tatimet: Dorëzim inventari do të bëjnë vetëm subjektet që iu është çuar njoftimi elektronikisht

Drejtoria e përgjithshme e tatimeve u është drejtuar me e-mail subjekteve për dorëzim dhe kontroll të inventarëve brenda datës 25 shtator. Tatimet janë përgjigjur se dorëzimin e inventarëve do t’u duhet që ta bëjnë vetëm bizneset, të cilëve njoftimi u ka shkuar në mënyrë elektronike. Megjithatë, objekt kontrolli do të jenë të gjitha subjektet që administrata tatimore i shikon të arsyeshme.

Letra e njoftimit per kontrollin derguar me e-mail:

Në mbështetje të Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesit për të dhënë informacion administratës tatimore…”, kërkojmë nga ana juaj depozitimin në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë të Inventarit material analitik të datës 31.08.2017 (lëndë e parë, produkt i gatshëm, mallra për rishitje, prodhim në proces).

Ky informacion duhet të depozitohet pranë Drejtorisë sonë brenda datës 25.09.2017 duke u ngarkuar elektronikisht në sistemin e tatimeve e – filling në rubrikën e Dokumentat e mia, ose në formë shkresore (i firmosur dhe i vulosur nga përfaqësuesi i shoqërisë).

Mosdhënia e informacionit të kërkuar nga administrata tatimore brenda afatit dënohet me gjobë, Neni 126 i Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Inventarët duhet të jenë të detajuar në artikuj, njësi, sasi, çmim, vlerë si dhe të ndarë sipas çdo adrese të ushtrimit të aktivitetet, qoftë kjo magazinë, pikë shitje me shumicë, apo pakicë. Fletët e inventarëve duhet të jenë të nënshkruar në çdo faqe nga administratori i tatimpaguesit dhe të vulosura.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se nga analizat që do të kryhen nga Drejtoria e Kontrollit pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë, ju mund të jeni objekt i kontrollit në vend për saktësinë e këtij inventari.  Mosparaqitja e dokumentacionit të kërkuar pranë grupit të kontrollit do të konsiderohet pengimi i kontrollit i cili dënohet me gjobë sipas Nenit 127 i Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Proceduarat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar”.

Read more

Prodhuesit pjesëmarrës në workshopin lidhur me sistemin për manaxhimin e proceseve të prodhimit

U zhvillua sot në ambjentet e Hotel Monarc workshopi me temë “Përfitimet e biznesit në sajë të implementimit të një sistemi për menaxhimin e proceseve të prodhimit”, organizuar nga Infosoft Business Solutions në bashkëpunim me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë.  Në workshop morën pjesë përfaqësues të sipërmarrjeve prodhuese në vend nga sektorë të ndryshëm si prodhuesit e ambalazheve plastike e të kartonit, industria e përpunimit të mishit, përpunuesit e produkteve blegtorale, sektori i akuakulturës, materialeve të ndërtimit, prodhimit të ujit të ambalazhuar si dhe prodhuesit e produkteve ushqimore.

Gjatë këtij Workshop-i pjesëmarrësit u njohën me mënyrën e trajtimit në një sistem të informatizuar të të gjithë hapave të prodhimit duke filluar nga:

– Planifikimi;
– Lëndët e para dhe produktet e ndërmjetme;
– Makineritë dhe burimet njerëzore të përfshira;
– Koha dhe kostot e prodhimit;
– Produkti përfundimtar;
– Raportimi

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë do të vijojë me organizimin e aktiviteteve të tilla me qëllim informimin e vazhdueshëm të sipërmarrjes prodhuese në vend dhe nxitjen e komunikimit e bashkëpunimit mes tyre.

Read more