Jo vetëm Italia, edhe Shqipëria prodhon dhe eksporton makarona deri në SHBA
Mendon se makaronat vijnë vetëm nga Italia? Gabohesh! Shqipëria gjithashtu prodhon dhe eksporton makarona.
Vetëm në vitin 2024, eksportet shqiptare të makaronave të thata arritën në rreth 1.37 milionë kilogramë, me një vlerë prej mbi 1.36 milionë dollarësh.
Tregu kryesor ishte Serbia, me rreth 746 mijë kilogramë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me mbi 617 mijë kilogramë.
Makaronat e prodhuara në Shqipëri kanë mbërritur edhe në tregje jashtë rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por historia nuk nis te pjata. Ajo nis në fabrikat e përpunimit të miellit, ku investimet në teknologji dhe linjat moderne të prodhimit e kthejnë një lëndë të parë të zakonshme në një produkt që eksportohet përtej kufijve.
“Made in Albania”-Nga fabrikat tona, në tryezat anemban botës.
.https://www.instagram.com/reel/DZfVu9spNxf/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, skema e re e financimit nis në korrik
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është skema e re e financimit që synon të lehtësojë aksesin në kredi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri.
Programi parashikon një linjë likuiditeti prej 25 miliardë lekësh nga Banka e Shqipërisë, të mbështetur edhe nga një fond garancie sovrane prej rreth 3 miliardë lekësh nga qeveria.
Bizneset përfituese mund të kenë akses në kredi me interes deri në 3% dhe garanci sovrane deri në 70%, për investime në teknologji, digjitalizim, standarde dhe rritjen e konkurrueshmërisë drejt tregut europian.
Çfarë ndryshon për prodhuesit shqiptarë me integrimin në Bashkimin Europian?
Nga standardet e produktit dhe siguria ushqimore, te energjia, mjedisi, konkurrenca, doganat dhe mbrojtja e konsumatorit, procesi i integrimit prek drejtpërdrejt mënyrën se si prodhohet, certifikohet dhe tregtohet në Shqipëri.
Në këtë video shpjegojmë kapitujt kryesorë të negociatave që prekin industrinë shqiptare, sfidat që sjell përafrimi me standardet europiane dhe mundësitë që hap tregu i BE-së me rreth 450 milionë konsumatorë.
Na ndiqni në rubrikat e ardhshme, ku do të trajtojmë veçmas kapitujt më të rëndësishëm për prodhuesit shqiptarë dhe detyrimet që burojnë prej tyre në procesin e integrimit europian.
https://www.instagram.com/reel/DZU5tLoAZ5E/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Livandoja shqiptare përdoret për prodhimin e produkteve që shiten nga kompani të njohura amerikane.
Për breza me radhë, sherebela, trumza, rigoni, livanda dhe dhjetëra bimë të tjera kanë qenë pjesë e traditës shqiptare. Sot, ato përdoren në industrinë farmaceutike, kozmetike, ushqimore dhe në produktet e kujdesit natyral, duke u kthyer në lëndë të parë për një gamë të gjerë produktesh.
Shqipëria renditet mes 25 eksportuesve kryesorë në botë në këtë sektor.
Të rritura kryesisht në Shkodër, Malësi të Madhe, Kukës, Korçë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, këto bimë përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për komunitetet lokale. Mbi 90 mijë persona janë të angazhuar në këtë aktivitet, ndërsa më shumë se 6.000 hektarë kultivohen në mbarë vendin.
Vetëm në vitin 2022, prodhimi arriti në 16.430 tonë, ndërsa eksportet u vlerësuan në 63 milionë euro, me një rritje prej 6.7% krahasuar me një vit më parë. Rreth 70% e eksporteve shkojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa pjesa tjetër kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë dekadës së fundit, grumbulluesit shqiptarë kanë investuar në standarde, certifikime dhe procese që kanë rritur cilësinë dhe besueshmërinë e produkteve vendase.
Dikur njiheshin vetëm në fshatrat dhe malet e Shqipërisë, sot kërkohen shumë përtej kufijve.
https://www.instagram.com/reel/DZNYneHuwlv/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Ndryshon ligji i inspektimeve!
Ndryshon ligji i inspektimeve! Me miratimin e ndryshimeve në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, synohet më shumë transparencë, më pak burokraci dhe shërbime më efikase për biznesin.
Ndryshimet parashikojnë rritjen e digjitalizimit, uljen e komunikimit fizik mes administratës dhe biznesit, si edhe përzgjedhjen e subjekteve për inspektim në bazë risku nga sistemi dhe jo nga inspektori.
Ligji lidhet ngushtësisht me procesin e integrimit europian dhe prek drejtpërdrejt klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

Nga Europa, në Kinë e SHBA materialet e ndërtimit “Made in Albania” gjenden kudo në botë
Një pallat në Itali.
Një resort në SHBA.
Një kantier në Kinë.
Në secilin prej tyre mund të ketë një pjesë Shqipërie.
Materialet e ndërtimit të prodhuara në vendin tonë gjenden sot në shumë ndërtesa në rajon, në vendet e Bashkimit Europian, por edhe më larg, deri në SHBA e Kinë.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2025 eksportet e grupit “materiale ndërtimi dhe metale” arritën në afro 460 milionë euro. Brenda këtij grupi, materialet e ndërtimit zënë një pjesë të rëndësishme: rreth 70 milionë euro çimento, deri në 30 milionë euro gurë ndërtimi, mermer dhe granit, si dhe rreth 10 milionë euro gëlqere, gips dhe materiale të tjera.
Në vend operojnë dhjetëra kompani që merren me prodhimin dhe përpunimin e materialeve të ndërtimit, të cilat furnizojnë edhe tregjet ndërkombëtare.
Ajo që ndërtohet jashtë, shpesh nis nga këtu — në Shqipëri.
Vera shqiptare ka shkuar shumë më larg se Europa. Sot gjendet edhe në Japoni
Një japonez që pi verë shqiptare?
Dikur do dukej çudi… sot është krejt normale.
Vera shqiptare ka shkuar shumë më larg se Europa. Sot gjendet edhe në Japoni — një nga vendet më kërkuese për cilësinë në botë.
Në 6-mujorin e parë 2025, Shqipëria eksportoi anekënd botës rreth 17,785 ton verë, me rritje +82% krahasuar me një vit më parë.
“Made in Albania” — nga duart tona, në tregjet ndërkombëtare.
“Kapitali njerëzor të jetë prioritet kombëtar në procesin e integrimit të biznesit në tregun e BE-së!”
Këtë mesazh përcolli Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, Arben Shkodra, gjatë aktivitetit “Integrimi i Biznesit në Tregun Europian”, organizuar nga Swisscontact Albania në bashkëpunim me SWISSA Albania.
Sipas tij, përgatitja e biznesit për standardet europiane nuk lidhet vetëm me investimet në teknologji apo financim, por edhe me zhvillimin e aftësive dhe kualifikimin e forcës së punës që do t’u nevojiten kompanive për të konkurruar në tregun e përbashkët europian.
Gjatë aktivitetit, Z. Shkodra u shpreh në lidhje me shtyllat kryesore të Programit Kombëtar për Mbështetjen e Biznesit në procesin e integrimit në BE: Ky program po përgatitet nga qeveria, vëmendje do t`i kushtohet transformimit të kompanive me në fokus kapitalin njerëzor.
Programi do të jetë në mbështetje të të gjithë procesit që do të kërkojë përshtatje graduale me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Europian.

Prodhuesit shqiptarë kanë nevojë për profesionistë të kualifikuar për të përballuar sfidat e integrimit!
Në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, Arben Shkodra, theksoi se mungesa e aftësive profesionale po kthehet në një pengesë për zhvillimin e sipërmarrjes, në një kohë kur bizneset duhet të përgatiten për konkurrencën në tregun europian dhe për ndryshimet që sjell Industria 5.0.
Z. Shkodra nënvizoi se arsimi profesional, përgatitja për integrimin në tregun europian dhe përshtatja me transformimin teknologjik të industrisë janë sfida që kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë mes arsimit dhe sipërmarrjes.
Sipas tij, vetëm përmes investimit te kapitali njerëzor mund të ndërtojmë një ekonomi më produktive, më konkurruese dhe më të përgatitur për të ardhmen.

- 1
- 2



