info@prodhuesit.org

Blog

Në konsultim publik projektligji “Për Turizmin”

Projektligji “Për turizmin” synon krijimin e një kuadri ligjor të konsoliduar, të qartë dhe bashkëkohor për zhvillimin dhe administrimin e sektorit të turizmit, duke zëvendësuar ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar.

Rishikimi i kuadrit ligjor vjen si rezultat i zhvillimeve të sektorit ndër vite dhe nevojës për të garantuar koherencë ligjore, siguri juridike dhe zbatim më efektiv të legjislacionit.

Objektivat kryesore të projektligjit janë:

  • Promovimi i Shqipërisë si destinacion turistik tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj;
  • Mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të turizmit;
  • Garantimi i ofrimit të shërbimeve turistike në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt;
  • Respektimi i nevojave të komuniteteve pritëse dhe të brezave të ardhshëm.

Dokumentacioni i konsultimit publik:

  • Projektligji “Për turizmin”
  • Relacioni shpjegues i projektligjit

Data e mbylljes së konsultimit publik: 25 nëntor 2026.