info@prodhuesit.org

Blog

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë vizitë studimore në Slloveni

Siguria ushqimore dhe zbatimi në praktikë i standardeve të Bashkimit Europian ishin në qendër të një vizite studimore që Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë zhvilloi në Slloveni.

Delegacioni i sipërmarrësve shqiptarë iu bashkua vizitës institucionale të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Në takime me përfaqësues të “Spirit Slovenia” dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë sllovene u diskutua për shkëmbimin e përvojës në fushën e sigurisë ushqimore dhe bashkëpunimin mes prodhuesve të të dyja vendeve.

Në fabrikat e përpunimit të mishit dhe të qumështit, sipërmarrësit shqiptarë ndoqën nga afër proceset e prodhimit dhe mënyrën se si standardet e sigurisë ushqimore zbatohen në këto procese.

Gjatë takimeve, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës, Arben Shkodra prezantoi punën 10-vjeçare të shoqatës në përfaqësimin dhe mbështetjen e sipërmarrjeve prodhuese shqiptare.

Vizita treditore u zhvillua në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe përafrimit të standardeve shqiptare të sigurisë ushqimore më ato të BE-së.