Në datën 8 korrik Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë zhvilloi një takim të rëndësishëm me Komitetin e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit për të diskutuar mbi projektligjin e Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesve!
Ky projektligj synon të forcojë përgjegjësinë e prodhuesve në menaxhimin e produkteve të tyre, duke përfshirë riciklimin dhe reduktimin e mbetjeve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një ekonomie më të qëndrueshme.
Gjatë takimit, u mbajtën diskutime të gjera dhe konstruktive, ku u shkëmbyen ide dhe sugjerime të rëndësishme. Si rezultat, u morën vendime konkrete dhe u përcaktuan detyrat dhe afatet për zbatimin e tyre.









