Panaire

“Textile, Leather & Fashion Expo 2018”, 19-20 Tetor

Në datat 19-20 Tetor 2018,  do të zhvillohet panairi i parë dedikuar industrise tekstile, kepuceve dhe asaj te modes “Textile, Leather & Fashion Expo 2018”, organizuar nga Expocity Albania.

Synimi i këtij organizimi është të fokusohet në potencialin e industrisë tekstile, të këpucëve dhe asaj të modës në tregun shqiptar, rajonal e më gjerë dhe në rritjen e bashkëpunimit në tregun rajonal. Stimulimi i bashkëpunimeve dhe partneriteteve të reja i hap rrugë zhvillimit të mëtejshëm të industrisë duke sjellë gjithashtu vëmendjen tek përmirësimi i kushteve të punës, bazuar në standartet ndërkombëtare. Tendenca e tregut evropian është rritja e kërkesës për bashkëpunim me vendet me origjine evropiane specifikisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Sektori i tekstileve dhe këpucëve është një sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe luan një rol vendimtar në mirëqënien sociale dhe ekonomike në disa rajone të vendit.

Ftohen kompani shqiptare të marrin pjesë në këtë panair i cili paraqet një mundësi të shkëlqyer për krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteve me kompanitë më prestigjioze në fushën e tekstileve, këpuceve  dhe modës. Gjithashtu, kjo platforme ofron kushtet optimale për prezantimin dhe promovimin e mëtejshëm të kompanive në tregun shqiptar dhe atë rajonal, prezantimin e shërbimit, produkteve dhe gjithashtu edhe teknologjive me inovative të sektorit.

Vendi: Expocity, Shqipëri

Read more

Bëhuni pjesë e Panairit të Ndërtimit, 26 – 28 tetor 2018

Në datat 26 – 28 tetor 2018, në Expocity Albania do të organizohet Panairi i Ndërtimit- Ndërtim, Arkitekturë dhe Planifikim.
Ky panair është konceptuar që të dimensionohet në një hap më tej në rrugën e suksesit dhe për tu bërë pjesë e zhvillimeve të industrisë së ndërtimit, botës së arkitekturës dhe planifikimit urban në nivel kombëtar edhe rajonal.
Duke qenë se kjo industri përfaqëson një nga motorët dhe promotorët kryesorë të zhvillimit ekonomik në Shqipëri, në këtë panair do të marrin pjesë markat më të mira të industrisë së ndërtimit, së bashku me një numër të madh të subjekte dhe profesionistë të arkitekturës, planifikimit urban dhe real.
Ekspozuesit do të prezantojnë produktet dhe teknologjitë më të reja në çdo sektor të kësaj industrie të renditura si më poshtë:
1. Materiale Ndërtimi
2. Materiale për infrastukturë
3. Struktura dhe profile metalike
4. Finture
5. Mobileri dhe aksesorë të ndërtimit
6. Pllaka dhe parkete
Për më shumë informacion vizitoni linkun: Pananiri i Ndertimit Arkitektures dhe Planifikimit Urban 2018

Read more

Mundësi bashkëpunimi në forumin e rradhës “ Marketplace Austria Food 2018”

Dhoma Ekonomike Federale Austriake në bashkëpunim me AiDA-n, si partnere e Enterprise Europe Network, organizon më datë 17 tetor në Vjenë formunin e bashkëpunimit ndërkombëtar për prodhuesit e ushqimit austriak.

I cilësuar si një ndër eventet më të rëndësishme të ushqimit, mundëson takime të vlefshme B2B për sektorin e ushqimit dhe të pijeve.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takojnë nga afër prodhuesit më të mëdhenj austriak, të shohin nga afër proceset dhe paisjet më të fundit inovative dhe shkëmbimin e eksperiencave me prodhuesit më të mirë në botë.

“ Marketplace Austria Food 2018” është rasti perfekt për ato kompani që duan të prodhojnë produkte te reja dhe të plotësojnë nevojat e tregut me cilësin më të lartë.

Ftojmë të gjitha kompanitë shqiptare, që operojnë në këtë sektor, të bëhen pjesë e këtij forumi. Për më tepër klikoni linkun: https://food2018.b2match.io/

Read more

Mundësi bashkëpunimi, bëhu pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Drurit në Austri

Më datë 30 gusht 2018, në Klagenfurt, Austri, do të organizohet Panairi Ndërkombëtar i Drurit.  Ky panair organizohet nga Dhoma e Ekonomisë në Carinthia, Austri, në bashkëpunim me Rrjetin e Dhomave të reja Alpe Drita si dhe me rrejtin Europian të Ndërrmarjeve.

Kompanitë pjesëmarrëse janë prej rajonit të Evropës Qëndrore, rajoni Alpe-Adria dhe përfaqësues nga autoritet publike në sektorin e ndërtimit të drurit dhe pylltarisë.

Panairi  është i një rëndësie të veçantë, pasi jepen mundësi që kompanitë pjesëmarrëse të krijojnë njohje dhe kontakte bashkëpunimi mes tyre. Kompanitë që do të marrin pjesë do të kenë përfitime të shumta në njohurinë e fushave të drurit dhe mjeteve të pylltarisë, në teknikat e prerjes së drurit, teknikat e përdorimit të sharrave, matja e drurit dhe IT, shëndeti në punë, siguria dhe parandalimi i aksidenteve. Gjithashtu edhe bioenergjia, transporti dhe logjistika.

Pjesëmarrja në këtë event është falas dhe e hapur për të gjithë, me një fokus të vecantë për SME-të.

Për kompanitë që janë të interesuara të marrin pjesë, lutemi klikoni në linkun https://woodfair2018.b2match.io/

Read more

Ekspozita ndërkombëtare “Modexpo 2018”, 15-18 nëntor 2018

Më datat 15-18 nëntor 2018, në Bukuresht, Rumani, do të mbahet edicioni i 26-të i Modexpo.

Modexpo 2018 është ekspozita ndërkombëtare e tekstileve, e rrobave të gatshme, artikujve prej lëkure, gëzofi, këpucëve dhe pajisjeve të industrisë së lehtë. Kjo eshtë një ekspozitë B2B dhe B2C e dedikuar për specialistë dhe audiencë të madhe profesionistësh. Modexpo synon të bëhet një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë tekstile të Rumanisë, që përfaqëson platformën ideale për të nisur dhe shitur prodhime të reja, për të zhvilluar marrëdhënie të reja biznesi dhe për të nënshkruar kontrata. Ky event ka si qëllim të mbështesë kompanitë që aktivizohen në industrinë e lehtë, duke lehtësuar qasjen në tregjet e reja.

Pjesëmarrësit në Modexpo do të jenë: prodhues të industrisë së lehtë, importues, eksportues, projektues, shpërndarës, tregtarë, specialistë, si dhe audienca e përgjithshme.

Për më shumë mbi sektorët e ekspozitës dhe për të qënë pjesë e eventit vizitoni linkun: http://www.modexpo.ro/en/

Read more

“Një ditë shqiptare në Tokio”, 4 qershor 2018

Më datë 4 Qershor 2018, në Tokio, Japoni, do të zhvillohet aktiviteti “Një ditë shqiptare në Tokio”. Në këte aktivtete do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashmte të shoqëruar nga një delegacion biznesi.

Nëpërmjet këtij aktiviteti synohet të prezantohen fushat e veprimtarisë së bizneseve shqiptare në tregun Japonez. Rajoni i Evropës Juglindore është një hap i rëndësishëm në ambiciet e Japonisë për të arritur një pozitë udhëheqëse në Azi dhe ky aktivitet është një mundësi shumë e mirë për të shfaqur potencialet e vendit tonë duke promovuar sipërmarrjet shqiptare dhe produktet “Made in Albania”.

Anëtarë të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, do të jenë të pranishëm me stendat e tyrë me produkte shqiptarë.

 

Read more

“INTERPOMA 2018”, 15-17 Nëntor 2018, Bolzano, Itali

Më datat 15-17 nëntor 2018, në Bolzano Itali, do të zhvillohet aktiviteti “INTERPOMA 2018”. Ky aktivitet është një event tregtar për kultivimin, ruajtjen dhe marketingun e mollës. Kjo është ngjarja e vetme që synon të paraqesë gjithë zinxhirin e procesit të mollës nga kultivimi, magazinimi dhe deri te marketingu për një audiencë ndërkombëtare. Interpoma do të shfaqë gjithë varietetet e mollës, cilësitë e reja, makineritë dhe pajisjet e prodhimit.

Interpoma është shumë më tepër se një vitrinë për të reklamuar mollët, e cila ka të bëjë me ndarjen e mendimeve, shkëmbimeve të botës së industrisë, hulumtimeve, inovacionit dhe në veçanti rrjeteve dhe rrjetëzimit për sektorin e mollës.

Për më shumë informacion vizitoni linkun: http://www.fierabolzano.it/interpoma/en/

Read more

“Të blejmë nga Ballkani”, 19 qershor 2018, Frankfurt, Gjermani

Më datë 19 qershor 2018, në Frankfurt, Gjermani, do të zhvillohet aktiviteti i takimeve B2B “Të blejmë nga Ballkani”, organizuar nga Shoqata për industrinë (BME Bundesverb and Materialëirtschaft Einkauf und Logistik e.V) dhe Dhoma Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK).

Për të bërë të mundur pjesëmarrjen e bizneseve shqiptare në këtë format takimi, kërkohen profile kompanish shqiptare që kanë kapacitet prodhues, eksportues dhe janë të afta tu shesin produktet e tyre 65 kompanive të përzgjedhura gjermane, të cilat operojnë në Gjermani në fushën e ndërtimit të makinerive, industrisë automotive, aeronautike, sistemeve energjetike, valvulave industriale, interior, mobilje, materiale plastike, elektronike etj.

Ky aktivitet do të bëjë të mundur rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve si dhe nxitjen e eksporteve.

Përzgjedhja e firmave „Shitëse“ nga rajoni i Ballkanit do të bëhet nga vetë kompanitë gjermane „Blerëse“ pjesëmarrëse në këtë iniciativë.

Për më shumë informacion, mund të gjeni në linkun këtu

Read more

Panairi “Pack Expo”, 16-19 maj 2018, Bukuresht, Rumani

Më datat 16-19 maj 2018, në Bukuresht, Rumani, do të zhvillohet ekspozita “Pack Expo”, një nga ekspozitat më të mëdha tregtare dedikuar prodhuesve dhe furnizuesve të pajisjeve të paketimeve. Në këtë ekspozitë 31% e kompanive që do të marrin pjesë janë nga 14 shtete të ndryshmë nga e gjithë bota. Shqipëria do të përfaqësohet nga shoqëria LBL Pack Shpk, e cila merret me prodhimin e vasketave të aluminit me dimensione të ndryshme dhe për përdorime të shumëllojshme, si për përdorim ushqimor në sektorë të tillë si: restorante, fast food, catering, furrë buke, pastiçeri, take aëay, etj.

Shoqëria LBL Pack, përdor ekskluzivisht lëndë të para (alumin) me prejardhje nga vendet e Bashkimit Evropian, rregullisht të pajisur me të gjitha çertifikimet e cilësisë dhe parametrat e sigurisë duke garantuar konsumatorin final për cilësinë e lendës së parë. Fabrika ka një kapacitet prodhues në cikël të plote prej mbi 200.000 copë vasketa alumini në ditë, duke plotësuar gjithë nevojat e tregut vendas dhe më gjerë për furnizim me vasketa alumini për përdorim ushqimor.

Nëse jeni të interesuar për pjesëmarrje në këtë panair, vizitoni linkun këtu

Read more

Panairi ndërkombëtar i mallrave të konsumit 9-12 qershor 2018, Ningbo, Kinë

Në datat 9 – 12 Qershor 2018, zhvillohet panairi ndërkombëtar i mallrave të konsumit në Ningbo, Kinë. Ndër të tjera ky panair ka në fokus mallra të konsumit si tekstile dhe veshje, produkte sportive dhe të kohës së lirë.

“China International Consumer Goods Fair” jep mundësi të shumta partneriteti mes bizneseve pjesëmarrëse, duke i ofruar atyre tregje të reja për eksport.

Për më shumë informacion: https://www.tradefairdates.com/China-International-Consumer-Goods-Fair-CICGF-M9408/Ningbo.html

Read more