info@prodhuesit.org

Uncategorized

Informacion mbi Komitetin e Integrimit Rajonal dhe BE-së

Komiteti i Integrimit Rajonal dhe BE-së merret me:

– Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), zbatimi i axhendës nga qeveria për të kontribuar më tej në rritjen ekonomike, zbatimin e politikave në fushat kyçe që lidhen me tregtinë dhe investimet.

– MAP REA WB6 (Zona ekonomike rajonale e ballkanit perendimore);

– Marrëveshje bilaterale të tregtisë së lirë me vendet e Evropës dhe Turqinë si dhe vendet e tjera që shihen me  interes për prodhuesit vendas për shkëmbime tregtare.

– Përfshirja e prodhuesve vendas në procesin e negociatave me BE, përfshirja e komunitetit të biznesit në dialogun e negociatave, si dhe krijimin e tryezave permanente me biznesin.

Ky komitet është i përbërë nga:

Kryetar:            Z. Arben Shkodra

Anëtar:             Z. Zef Shtjefni

Anëtar:             Znj. Mimoza Emanuels

Anëtar:             Z. Nesti Tarusha

Anëtar:             Z. Dionis Teqja

 

Read more

Informacion mbi Komitetin e Konkurrueshmërisë, Tregtisë, Promovimit

Komiteti i Konkurrueshmërisë, Tregtisë, Promovimit merret me politikat lehtësuese që ndërmerr qeveria ndaj konkurrueshmërisë, tregtisë brenda dhe jashtë vendit si dhe promovimi i produkteve “Made in Albania”.

Ky komitet është i përbërë nga:

Kryetar:         Z. Vullnet Haka

Anëtar:          Z. Reshat Mansaku

Anëtar:         Z. Bardhyl Balteza

Anëtar:         Z. Bardhyl Balteza

Anëtar:         Z. Gëzim Çekrezi

Anëtar:         Z. Charles Bouri

Anëtar:         Z. Thanas Siveri

Anëtar:         Z. Zef Shtjefni

Read more

Informacion mbi Komitetin e Legjislacionit, Taksave dhe Procedurave

Komiteti i Legjislacionit, Taksave dhe Procedurave merret me shqyrtimin e legjislacionit shqiptar dhe përputhueshmërinë me direktivat dhe legjislacionin e BE-së. Me taksat, akcizat dhe tarifat vendore si dhe procedurat që autoritet publike ndërmarrin ndaj prodhuesve.

Ky komitet është i përbërë nga:

Kryetar:           Z. Sokol Kraja

Anëtar :           Z. Luan Leka

Anëtar :           Z. Vullnet Haka

Anëtar :           Z. Tom Beruka

Anëtar :           Z. Mario Bracci

Anëtar :           Z. Thanas Siveri

Read more

Informacion mbi Komitetin e Përputhshmërisë Statutore dhe Etikës

Komiteti i Përputhshmërisë Statutore dhe Etikës merret me verifikimin e veprimtarisë organizative të shoqatës në përputhje me statutin, mbi zbatueshmërinë me rigorozitet të vendimeve të marra nga anëtarët e bordit dhe asamblesë. Mbi kontributin dhe angazhimin e çdo personi që përfshihet në strukturën organizative të shoqatës dhe të çdo anëtari, si dhe plotësimin e etikës profesionale, komunikative, etj.

Ky komitet është i përbërë nga:

Kryetar:           Z. Bardhyl Balteza

Anëtar:            Z. Iljaz Mehmeti

Anëtar:            Znj. Mimoza Emanuels

Read more

Mblidhet Komiteti i Politikave të Bashkimit të Prodhuesve, diskutime mbi energjinë për prodhimin

Ditën e enjte, datë 2 nëntor 2017, është zhvilluar mbledhja e rradhës e Komitetit të Politikave të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Kjo mbledhje u mbajt për të diskutuar për çështjet e energjisë për prodhimin. U zhvilluan diskutime mbi draftin e metodologjisë së llogaritjes së tarifave të operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

[slider style=”flat” category=”Komiteti per energjine” orderby=”date” order=”DESC”]

Read more

Indeksi i çmimeve te konsumit, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Veshje dhe këpucë”

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Shtator 2017, arriti 103,1 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Në muajin Shtator 2017 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,6 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,34 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,22 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,02 dhe çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,05 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shtator 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,5 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1 %, “Shërbimi arsimor” me 1,0 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,8 %,“Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rriten me 10,8 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 10,3 %, “peshk” me 5,0 %, “qumësht, djath e vezë” me 2,0 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,7 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 2,7 %.

Ndryshimi mujor i indeksit është +0,4 %. Krahasuar me muajin Gusht 2017 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Veshje dhe këpucë” me 2,4 %, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 2,2 %, “Ushqime dhe pije jo alkoolike” me 0,5 %, etj. Ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Shëndeti” dhe “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me nga 0,1 % secili.

[slider style=”flat” category=”ICK shtator 2017″ orderby=”date” order=”DESC”]

 

Read more

Zhvillohet prezantimi mbi Faktoring dhe Leasing për industrinë prodhuese, shërbime ofruar nga Albanian Financial Institution

U zhvillua sot më 5 tetor 2017, në ambjentet e Hotel Tirana International, prezantimi me temë “Aksesi në financa- Instrumentet financiare në mbështetje të industrisë prodhuese”. Albanian Financial Institution (AFI), institucioni financiar jo bankar, prezantoi para subjekteve prodhuese shërbimet e saj lidhur me Faktoring dhe Leasing.

Faktoring: është një risi për tregun shqiptar, prezantuar për herë të parë në Shqipëri nga AFI, si një instrument në ndihmë të sipërmarrjeve prodhuese. Faktoringu është një burim financimi  afatshkurtër që i ofrohet një kompanie (furnitorit të produktit apo shërbimit) bazuar mbi shitjen e llogarive të arkëtueshme të saj me një çmim të reduktuar tek një kompani e cila quhet Faktor. Faktoringu është një paketë unike shërbimesh e krijuar për të lehtësuar problemet tradicionale të shitjes me arkëtim të mëvonshëm.

Leasing (Qira Financiare): Qiraja financiare është një burim financimi afatmesëm dhe afatgjatë i mjeteve apo paisjeve të prekshme.

Subjektet prodhuese të interesuara që nuk mundën të ishin të pranishëm në këtë prezantim, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Albanian Financial Institution si më poshtë:

Rr. Themistokli Germenji ( ish zyrat e digitalb ) Prane RTVSH-se Tirana, Albania
Tel/Fax ++355 4 22 58 326
Web Page: www.afinstitution.com 

 

[slider style=”flat” category=”Prezantim: Burimet e financimit për industrinë prodhuese – Faktoring & Leasing” orderby=”date” order=”ASC”]

 

 

Read more

Si të eksportojmë në vendet e Bashkimit Europian?

Për sa më poshtë do të gjeni informacion mbi vendin e tregtisë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe kërkesat që duhet të plotësojnë produktet Shqiptare për t’u eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian.  

Rregjimi tregtar midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë rregullohet nëpërmjet Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) nënshkuar në vitin 2006. MSA përbën dokumentin kryesor mbi të cilin bazohen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe instrumentin kryesor për çuarjen përpara të procesit të integrimit. Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka dhënë efektet e tij në ndryshime të dukshme në regjimin doganor dhe atë tregtar të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian.

Regjimi tregtar i Shqipërisë ka tiparet kryesore të mëposhtme:

– Tarifat doganore të zbatuara në Shqipëri janë vetëm “ad valorem”, në dallim nga Bashkimi Evropian, ku tarifat doganore aplikohen në disa forma, ku përfshihen tarifa “ad valorem”, tarifa fikse ose tarifa të kombinuara.

– Shqipëria nuk zbaton asnjë kuotë të kombit më të favorizuar, ndërsa BE-ja përdor kuota në regjimin e saj të kombit më të favorizuar.

– Shqipëria nuk ofron sistem të përgjithshëm të preferencave (SPP), ndërsa Bashkimi Evropian ofron SPP për shumë vende në zhvillim.

– Shqipëria nuk bën pjesë në asnjë bashkim doganor, ndërsa Bashkimi Evropian është një bashkim doganor, në të cilin përfshihet edhe Turqia për produktet industriale, si dhe është pjesë e zonës ekonomike evropiane (EEA) ku përveç anëtarëve të saj përfshin edhe vendet e EFTA-s.

Produktet industriale më të eksportuara janë produktet fason, veshjet dhe këpucët, mineralet dhe artikujt metalikë, ndërsa produktet më të eksportuara bujqësore janë peshku e produktet e përpunuara të peshkut (acuget), bimët aromatike e mjekësore e perimet e frutat e freskëta e të përpunuara.

Eksportet shqiptare përfitojnë nga Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit tarifa doganore preferenciale. Sipas parashikimeve të MSA për produktet industriale janë shfuqizuar të gjitha detyrimet doganore dhe kufizimet sasiore për eksport. Për produktet bujqësore dhe ato të peshkimit, me përjashtim të krerësë 0102; 0201; 0202; 1701; 1702; 2204 të Nomenklaturës së Kombinuar, disa llojeve të produkteve të peshkut të listuara nën shtojcën III të MSA si dhe verërat dhe pijet alkolike, janë shfuqizuar të gjitha detyrimet doganore dhe kufizimet sasiore dhe masat me efekt të njëjtë me to.

PËR TË NJOHUR KËRKESAT RREGULLATORE TË EKSPORTIT TË PRODUKTEVE NË BASHKIMIN EVROPIAN, NDIQNI HAPAT E MËPOSHTËM:

  1. Klikoni linkun e mëposhtëm: (lexoni me kujdes hapat 2-4 para se të klikonihttp://www.exporthelp.europa.eu/thdapp/display.htmpage=form%2fform_MyExport.html&docType=main&languageId=en.
  2. Vendosni kodin e produktit që doni të eksportoni. Nëse nuk e dini kodin, klikoni tek “Gjej Kodin e Produktit tim” (“Find my product Code”).
  3. Tek “Vendi i Origjinës”(“Country of Origin”), zgjidhni Albania dhe tek Vendi i Destinacionit (“Destination Country”), vendosni një nga vendet e BE-së.

Tani ju jeni në hapësirën e interesit tuaj!

  1. Klikoni tek “Kërkesat” (“Requirements”) për të mësuar kërkesat rregullatore të eksportit të produktit në Bashkimin Evropian.
  2. Klikoni tek “Tarifat” (“Tariffs”) për të mësuar për të mësuar tarifat dhe pagesat e tjera të eksportit të produktit në Bashkimin Evropian.

Manuali: Si të eksportohet në Bashkimin Evropian? Sporteli i eksporteve në Bashkimin Evropian udhezon në mënyrë të thjeshtë, hap pas hapi, mënyrën se si mund të konsultohen kërkesat rregullatore dhe tarifat e pagesat e tjera.

Perimet e frutat janë produkte të rëndësishme eksporti në Bashkimin Evropian. Informacion të detajuar mbi kërkesat rregullatore të eksportit të frutave e perimeve, mund të konsultoni në “Kërkesat ligjore të Bashkimit Evropian për Importin e Frutave dhe Perime”, dhe “Guidë e Kërkesave të Tregut për Siguri e Cilësi ndaj Eksportuesve të Frutave dhe Perimeve fë Freskëta nga Vendet e Treta“.

[slider style=”flat” category=”Si te eksportojme ne BE” orderby=”date” order=”DESC”]

 

 

Read more

DPT: Pagesa me këste ndaj borxhit tatimor

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton tatimpaguesit për kushtet dhe detyrimet për të cilat lidhet marrëveshja me këste dhe afati i zgjatjes së kësaj marrëveshje. Tatimpaguesi duke justifikuar paaftësinë likujduese të përkohshme financiare, mund të paguajë me këste një detyrim tatimor të papaguar.

Marrëveshja me këste nuk mund të zgjatet përtej fundit të vitit që pason vitin në të cilin është lidhur ajo. Në rastet e marrëveshjeve për pagesë me këste, tatimpaguesi paguan kamatëvonesat, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar. Marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Tatime të një natyre të tillë, por pa u kufizuar vetëm në to, përmenden:

  • tatimi mbi vlerën e shtuar
  • tatimi i mbajtur në burim
  • kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore
  • ndonjë lloj takse e cila llogaritet, mblidhet e mbahet nga tatimpaguesi

Hapat që duhen ndjekur për të nënshkruar një marrëveshje me këste janë:

Hapi I-rë: Kërkesë me shkrim drejtuar drejtorisë rajonale tatimore nën juridiksionin e të cilës është regjistruar. (Shpjego rrethanat dhe arsyet pse kërkohet të lidhet një marrëveshje për të paguar me këste detyrimet tatimore.)

Hapi II-të: Drejtoria Rajonale Tatimore brenda 10 ditëve njofton nëse kërkesa pranohet apo refuzohet.

Hapi III-të: Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të detyrimeve tatimore të papaguara. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të, vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste.

Administrata Tatimore ndërpret masat e mbledhjes me forcë, të mbledhjes së detyrimeve tatimore, por ajo nuk tërheq masën e vendosur për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor.
Nënshkrimi i një marrëveshje për pagesën me këste të një detyrimi tatimor, nuk ndërpret llogaritjen e kamatvonesave për mospagim në afat të detyrimit tatimor të mbetur pa paguar.

Tatimpaguesi, ndaj pasurisë së të cilit ka dalë një vendim për vendosjen e masave të sigurisë qoftë në fomën e barrës së sigurisë apo barrës hipotekore, në rastet kur pretendohet se zbatimi i masave të sigurisë nuk është ekzekutuar në mënyrë të rregullt, ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore.

 

 

Read more

Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit – Tremujori i dytë 2017

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi nivelin 111.4 në tremujorin e dytë të vitit 2017, duke rënë me 9.7 pikë krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Niveli më i ulët i TNE-së pasqyroi rënien e treguesve të besimit në shërbime dhe në tregti, ndërkohë që besimi i bizneseve të ndërtimit, të industrisë, si dhe besimi i konsumatorëve rezultoi i përmirësuar. Me gjithë këtë zhvillim, niveli aktual i TNE-së në tremujorin në analizë vazhdon të mbetet mbi mesataren afatgjatë të tij dhe më lart nivelit të shënuar në të njëjtën periudhë një vit më pare

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) vijoi të rritet me 4.5 pikë përqindje për të dytin tremujor radhazi. Rritja e TBI-së pasqyroi kryesisht dinamikën pozitive të balancës së kontratave porositëse (+10.1 pikë përqindje), dhe një masë më të vogël rritjen e dy komponentëve të tjerë formues të treguesit – balanca e prodhimit (+1.2 pikë përqindje) dhe e gjendjes së inventarëve (-2.1 pikë përqindje).

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) vazhdoi tendencën rritëse edhe në tremujorin e dytë (+1.7 pikë përqindje), duke e zhvendosur atë lehtësisht mbi mesataren historike të tij (+1.2 pikë përqindje) (grafik 2). Të dyja balancat përbërëse të TBN-së, kontratat porositëse dhe aktiviteti ndërtues, rezultuan më të larta kundrejt tremujorit të mëparshëm, përkatësisht me 2.6 dhe 0.7 pikë përqindje.

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSh) rezultoi me rënie (- 18.0 pikë përqindje) në tremujorin e dytë të këtij viti. Megjithatë, niveli i TBSh-së qëndron mbi vlerën e shënuar një vit më parë (+17.1 pikë përqindje) dhe mbi mesataren historike (+9.5 pikë përqindje (grafik 4). Dinamika e TBSh-së i atribuohet rënies së balancave të tij formuese, kërkesës (-19.0 pikë përqindje) dhe ecurisë së biznesit (-17.4 pikë përqindje).

Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë (TBT) ra me 3.9 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë Rënia e TBT-së pasqyroi nivelet më të ulëta të balancave që formojnë treguesin, ecuria e biznesit (-5.5 pikë përqindje) dhe pritjeve për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm (-2.3 pikë përqindje). Edhe balanca e gjendjes financiare të bizneseve të sektorit shënoi rënie. Ndërkohë, pritjet për ecurinë e biznesit në tremujorin e ardhshëm rezultuan të rritura. Gjithashtu, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shënoi një rritje të lehtë me 0.4 pikë përqindje krahasuar me vlerën e tremujori më parë. Megjithatë, bizneset në këtë sektor vijojnë të shfrytëzojnë kapacitetet e tyre me një normë nën mesataren historike të saj (-5.7 pikë përqindje).

Treguesi i besimit konsumator (TBK) u rrit me 1.2 pikë përqindje në tremujorin e dytë. TBK-ja qëndron rreth 3.3 pikë përqindje mbi mesataren e tij historike.

Për më shumë informacion klikoni në: Analiza_Vrojtime 2017

[slider style=”flat” category=”Treguesi i ndjesisë ekonomike” orderby=”date” order=”ASC”]

Read more