Anëtarësimi në shoqatë do të jetë vullnetar duke paguar një kuotizacion vjetor. Çdo anëtar i shoqatës do të pajiset me një kartë anëtarësimi, si dhe do të përfitojë nga shërbimet dhe lehtësirat që ofron shoqata lidhur me mbështetjen dhe fuqizimin e prodhimit vendas dhe si dhe promovimin e markës “Made in Albania”.

 Për t’u anëtarësuar në Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, subjektet e interesuara duhet të ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të operojnë në sektorin e prodhimit dhe të jenë biznese apo shoqëri tregtare aktive, të regjistruara në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për t’u bërë pjesë e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, ndiqni këta hapa të thjeshtë:

  1. Shkarkoni formularin e aplikimit për anëtarësim.

  2. Plotësoni formularin me të dhënat e kërkuara dhe dërgojeni pranë Shoqatës.

  3. Pajisuni me Certifikatën e Anëtarësimit, e cila lëshohet pas shqyrtimit dhe miratimit të aplikimit tuaj.

     

Formulari duhet të dërgohet i skanuar në adresën e e-mailit info@prodhuesit.org 


Formularin e aplikimit për anëtarësim

Shkarkoni Këtu