Anëtarësimi në shoqatë do të jetë vullnetar duke paguar një kuotizacion vjetor. Çdo anëtar i shoqatës do të pajiset me një kartë anëtarësimi, si dhe do të përfitojë nga shërbimet dhe lehtësirat që ofron shoqata lidhur me mbështetjen dhe fuqizimin e prodhimit vendas dhe si dhe promovimin e markës “Made in Albania”.
Për t’u anëtarësuar në Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, subjektet e interesuara duhet të ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të operojnë në sektorin e prodhimit dhe të jenë biznese apo shoqëri tregtare aktive, të regjistruara në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Për t’u bërë pjesë e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, ndiqni këta hapa të thjeshtë:
-
Shkarkoni formularin e aplikimit për anëtarësim.
-
Plotësoni formularin me të dhënat e kërkuara dhe dërgojeni pranë Shoqatës.
-
Pajisuni me Certifikatën e Anëtarësimit, e cila lëshohet pas shqyrtimit dhe miratimit të aplikimit tuaj.

Formularin e aplikimit për anëtarësim

