Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural paraqet për konsultim publik projektligjin “Për ushqimin”, i cili synon përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e sigurisë ushqimore dhe përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit kombëtar me acquis të Bashkimit Evropian.
Projektligji synon garantimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njeriut dhe të interesave të konsumatorëve, nëpërmjet përcaktimit të parimeve, përgjegjësive dhe kërkesave të përgjithshme për sigurinë e ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes.
Njihuni me projektligjin, detyrimet dhe afatet: https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/1100



