info@prodhuesit.org

Blog

Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes – Takimi mbi “Instrumentet e BE-së për Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale, sipas Kapitullit 20 të Negociatave të Anëtarësimit”

📌Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Sipërmarrjes, Zv/Kryeministrja znj. Balluku, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit znj. Ibrahimaj, Ministrja e Shtetit për Integrimin Europian znj. Dhuka, zv/Ministri i Financave dhe Ekonomisë z. Yzeiraj, në partneritet me projektin Saneca II (mbështetur nga GIZ) dhe në bashkëpunim me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptare, zhvilluan një panel diskutimi publik-privat me tematikë: “Instrumentet e BE-së për Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale, sipas Kapitullit 20 të Negociatave të Anëtarësimit”

✅Objektivat e këtij takimi ishin:

• Përshpejtimi i integrimit për rritje të qëndrueshme dhe tranzicion të gjelbër dhe digjital.

• Informimi i palëve të interesuara të sektorit privat për instrumentat e politikave, sipas Kapitullit 20.

• Lehtesimi i diskutimeve publike-private për maksimizimin e përfitimeve të këtyre instrumentave.

• Inkurajimi i përfshirjes së sektorit privat në procesin e anëtarësimit, veçanërisht në formësimin e politikave që plotësojnë nevojat e tyre.

• Promovimi i idesë së një qasjeje bashkë-krijuese për politikëbërjen.

• Përshpejtimi i integrimit në tregun e vetëm të BE-së dhe përshpejtimi i procesit të anëtarësimit

#bashkimiiprodhuesveshqiptare#JavaeSipërmarrjes#GEW2023