info@prodhuesit.org

Evente

Mblidhet Asambleja e Përgjithshme, prezantohet vizioni për dekadën e re

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë shënoi një etapë të rëndësishme për të ardhmen e Shoqatës dhe të industrisë prodhuese në vend.

Në fokus të diskutimeve ishin ristrukturimi i Shoqatës, vizioni për 10-vjetorin dhe një qasje e re në përfaqësimin, komunikimin dhe mbështetjen e anëtarëve të saj.

Gjatë Asamblesë, prodhuesit ngritën problematikat kryesore që ndikojnë në zhvillimin e industrisë, duke theksuar nevojën për më shumë konsultim publik, drejtësi fiskale, lehtësim të barrës administrative, ulje të kostove të prodhimit, zhvillim të kapitalit njerëzor, përmbushje të standardeve të Bashkimit Europian, si dhe adresim të çështjeve mjedisore.

Asambleja konfirmoi një drejtim të qartë: një Shoqatë më pranë anëtarëve dhe më e angazhuar në ndërtimin e një dialogu të qëndrueshëm me institucionet për çështjet që prekin industrinë prodhuese.

Read more

“Kapitali njerëzor të jetë prioritet kombëtar në procesin e integrimit të biznesit në tregun e BE-së!”

Këtë mesazh përcolli Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, Arben Shkodra, gjatë aktivitetit “Integrimi i Biznesit në Tregun Europian”, organizuar nga Swisscontact Albania në bashkëpunim me SWISSA Albania.

Sipas tij, përgatitja e biznesit për standardet europiane nuk lidhet vetëm me investimet në teknologji apo financim, por edhe me zhvillimin e aftësive dhe kualifikimin e forcës së punës që do t’u nevojiten kompanive për të konkurruar në tregun e përbashkët europian.

Gjatë aktivitetit, Z. Shkodra u shpreh në lidhje me shtyllat kryesore të Programit Kombëtar për Mbështetjen e Biznesit në procesin e integrimit në BE: Ky program po përgatitet nga qeveria, vëmendje do t`i kushtohet transformimit të kompanive me në fokus kapitalin njerëzor.

Programi do të jetë në mbështetje të të gjithë procesit që do të kërkojë përshtatje graduale me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Europian.

Read more

Prodhuesit shqiptarë kanë nevojë për profesionistë të kualifikuar për të përballuar sfidat e integrimit!

Në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, Arben Shkodra, theksoi se mungesa e aftësive profesionale po kthehet në një pengesë për zhvillimin e sipërmarrjes, në një kohë kur bizneset duhet të përgatiten për konkurrencën në tregun europian dhe për ndryshimet që sjell Industria 5.0.

Z. Shkodra nënvizoi se arsimi profesional, përgatitja për integrimin në tregun europian dhe përshtatja me transformimin teknologjik të industrisë janë sfida që kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë mes arsimit dhe sipërmarrjes.

Sipas tij, vetëm përmes investimit te kapitali njerëzor mund të ndërtojmë një ekonomi më produktive, më konkurruese dhe më të përgatitur për të ardhmen.

Read more

“Made in Albania”, artizanët japin mendimet dhe propozimet e tyre për projektligjin

Artizanët, duarartët që ruajnë dhe përcjellin traditat e të parëve tanë, ishin të radhës që dhanë mendimet dhe propozimet e tyre për projektligjin “Made in Albania”, në tryezën e tretë konsultuese të organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”.

Gjatë takimit, ata ndanë sfidat me të cilat përballen në përditshmëri dhe paraqitën kërkesa konkrete për çështjet që, sipas tyre, duhet të adresohen nga projektligji.

Mes problematikave kryesore u renditën vështirësitë për sigurimin e lëndës së parë, mungesa e laboratorëve certifikues, nevoja për etiketim dhe identifikim më të qartë të produkteve shqiptare, mungesa e makinerive dhe fuqisë punëtore, si edhe konkurrenca nga informaliteti.

Artizanët kërkuan më shumë mbështetje për ruajtjen e traditës dhe përcjelljen e zanateve te brezi i ri, duke propozuar ngritjen e grupeve të punës dhe kthimin e ateliereve në hapësira ku mjeshtëria artizanale të transmetohet ndër breza.

Në diskutime u ndal gjithashtu te sfidat me të cilat sektori mund të përballet gjatë procesit të integrimit europian.

Zv.ministri Enkelejd Musabelliu u shpreh se projektligji “Made in Albania” synon të adresojë një pjesë të çështjeve të ngritura dhe të krijojë më shumë mundësi mbështetjeje për artizanët dhe prodhuesit shqiptarë.

Tryezat konsultuese me grupet e interesit do të vijojnë edhe me sektorë të tjerë në ditët në vazhdim.

Read more

Tryeza e dytë “Made in Albania”: Ligji të përcaktojë kriteret dhe masat mbështetëse për bizneset!

Tryeza e dytë me prodhuesit e industrisë ushqimore: Ligji të përcaktojë kriteret dhe masat mbështetëse për bizneset që do të certifikohen. Ky ishte fokusi i tryezës së dytë me prodhuesit e industrisë ushqimore, ku u diskutuan kriteret që duhet të përcaktojnë markën shqiptare dhe mbështetjen që do të shoqërojë bizneset e certifikuara.

Gjatë diskutimit, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, Arben Shkodra, theksoi se “Made in Albania” është një vlerë e shtuar për biznesin shqiptar — jo një mekanizëm detyrues apo përjashtues.

Ai tha gjithashtu se ligji duhet të adresojë dy çështje thelbësore: kriteret që përcaktojnë certifikimin dhe masat monetare e jomonetare që do të shoqërojnë produktet dhe bizneset që plotësojnë standardet.

Përfaqësuesit e industrisë ushqimore kërkuan certifikim më të fortë në funksion të integrimit në BE, më shumë garanci për konkurrencë të ndershme, si edhe politika që forcojnë promovimin e produkteve shqiptare, gjurmueshmërinë, kontrollin e cilësisë, pjesëmarrjen në panaire dhe praninë e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Read more

Panairi i Punës 2023 – Univesiteti Europian i Tiranës (UET)

📌 Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra ishte i ftuar në Panairin e Punës 2023, organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës.

🖇 Në këtë panair morën pjesë një numër i konsiderueshëm kompanish nga sektorë të ndryshme si: real estate, sektori bankar, kompani ndërtimi, media, studio logjore, studio arkitektonike etj, të cilat tashmë përmes një tradite të konsoliduar nga UET, ofrojnë një qasje të mirëorientuar për të vendosur studentin në qendër të tregut të punës.

👉 Në fjalën e tij përshëndetëse z. Shkodra theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së nismave të tilla, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e mungesës aktuale të rreth 60% të forcës punëtore në fushën e prodhimit vendas, përmes një orientimi të duhur të studentëve.

✅ Ky panair shërben si një mundësi mjaft e mirë praktike ku studentët prezantohen me botën e biznesit brenda hapsirës akademike.

Read more

Transformimi digjital i industrisë prodhuese shqiptare drejt tregjeve me vlerë të lartë

Transformimi digjital është kthyer në një nga nxitësit më të fuqishëm të zhvillimit industrial global.
Vendet që kanë investuar në automatizim, inteligjencë artificiale dhe zinxhirë furnizimi të zgjuar,
jo vetëm që kanë rritur produktivitetin dhe cilësinë, por edhe kanë krijuar mundësi të reja për
punësim, eksport dhe inovacion të qëndrueshëm. Për Shqipërinë, ky moment është vendimtar.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, vetëm 20% e ndërmarrjeve prodhuese në Shqipëri përdorin
sisteme digjitale të menaxhimit të proceseve, krahasuar me mbi 70% në vendet e BE-së. Ky hendek
nuk është vetëm çështje teknologjie, por edhe çështje konkurrueshmërie dhe të ardhmeje. Në një
treg gjithnjë e më të digjitalizuar, mungesa e kapaciteteve digjitale përkthehet në rrezik për
mbijetesë.


Read more

Sesion informues online në fushën e Sigurisë Kibernetike

🖇Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Enpact & Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), në kuadër të projektit “Ndërtuesit e Ekosistemeve, Rritja e Mbështetjes për Ndermarrjet e Vogla dhe të Mesme në Shqipëri”, do të organizojë një sesion informues online në fushën e Sigurisë Kibernetike.

👩🏻‍🏫Trajnues: Helga MUSTAFARAJ
🗓Data: 20 Shkurt 2025
🕰 Orari: 15:00-16:00
📍 Online

📜Përshkrimi i trajnimit:
Në epoken e transformimit digjital, bizneset dhe organizatat po perballen me një numer në rritje të kërcënimeve kibernetike, të cilat mund të kene pasoja të rënda financiare dhe reputacionale. Industria ku ne operojmë në rang global është e dyta më e prekura nga sulmet kibernetike, prandaj ky sesion i dedikuar synon të ofroje njohuri praktike dhe keshilla të vlefshme për të forcuar parandalimin dhe mbrotjen ndaj sulmeve kibernetike si dhe për të ndihmuar bizneset të zbatojne strategji efektive sigurie.

📑Gjatë takimit do të diskutohet mbi:

  • Risqet kryesore kibernetike për bizneset
  • Praktikat më të mira për mbrojtjen e të dhënave
  • Strategjitë për minimizimin e kërcënimeve kibernetike

📝Kush mund te perfitoje:

  • Punonjësit e financës
  • Punonjësit e sistemeve të sigurisë
  • Menaxherët e projektit
  • Menaxherët e burimeve njerëzore
  • Menaxherët e prodhimit

📧Per më shume informacion, kontaktoni në adresen e e-mailit: info@prodhuesit.org

Ju mirëpresim!

Read more

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme

📌Në datën 7 nëntor 2024 u zhvillua mbledhja vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Në këtë takim u trajtuan shumë çështje si prezantimi i aktivitetit të shoqatës për vitin 2023, miratimi i listës së anëtarëve të shoqatës, miratimi i anëtarëve të komiteteve të politikave, miratimi i prioriteteve afatmesme, etj.

📍Një vëmendje e veçantë iu kushtua diskutimeve dhe analizave për çështjet aktuale që shqetësojnë sipërmarrjen shqiptare sot, si dialogu publik-privat, drejtësia fiskale, punësimi dhe aftësimi profesional, integrimi evropian, etj.

✅Në fund, asambleja doli me propozime konkrete për një ecuri sa më të mirë të kompanive që përfshihen në industrinë prodhuese, veçanërisht të atyre që janë anëtare të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

#bashkimiprodhuesveshqiptare#asambleepergjithshme

Read more

Takim i Rëndësishëm për Konsultimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024- 2027

📌 Në datën 4 Tetor, Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në një takim të rëndësishëm me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj. Ku u diskutua në vijim të procesit të konsultimit të draft – Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave për vitin 2024-2027.

Ky dialog është i rëndësishëm për Ministrinë e Financave dhe për ne, pasi ka si qëllim kryesor forcimin e politikave për miradministrimin tatimor dhe doganor, si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj biznesit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe pozicionimin tonë në tregjet ndërkombëtare.

📕 Drafti i Strategjisë është një dokument i rëndësishëm, i konsultuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian, dhe një parakusht për zhvillimin e Shqipërisë në kuadër të instrumentit të zhvillimit të Ballkanit Perëndimor (Growth Plan).

📎 Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë angazhohet të kontribuojë në zhvillimin e politikave që do të ndihmojnë rritjen e ekonomisë sonë dhe do të sigurojnë një ambient të favorshëm për bizneset shqiptare.

Read more