Blog

Tregtia e Jashtme, Dhjetor 2017

Gjatë vitit 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 273 mld lekë, duke u rritur me 12,1 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 626 mld lekë, duke u rritur me 8,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 353 mld lekë, duke u rritur me 5,2 %, krahasuar me 2016.

Eksportet, gjatë këtij viti janë rritur me 12,1 %, krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë:

  • “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,9 pikë përqindje;
  • “Tekstile dhe këpucë” me +4,4 pikë përqindje;
  • “Ushqim, pije, duhan” me +1,9 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi:

  • “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,4 pikë përqindje.

Shkëmbimet tregtare, për vitin 2017, me vendet e BE zënë 66,3 % të gjithë tregtisë. Gjatë këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61,6 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (36,2 %), Greqia (6,8 %), Gjermania (6,8 %) dhe Kina (6,4 %).

Në Dhjetor 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u rritur me 0,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 13,5 %, në krahasim me Nëntor 2017.